• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kompromisi për amnistinë: Të enjten opozita bashkon votat, përfitojnë 700 të burgosur dhe 2 mijë në shërbim prove

by Java News
03/04/2024 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompromisi për të miratuar amnistinë penale të enjten  në Parlament është gjetur. Përjashtimi i zyrtarëve të lartë që janë  hetuar nga SPAK dhe  falja e protestuesve opozitarë pa dallim janë dy pika për të cilat është negociuar dhe është arritur  dakordësia.

24 katër orë para seancës planerë grupi më i madh demokrat i kontrolluar nga Sali Berisha bëri publik amendamentin që i hap rrugë bashkimit të votave me socialistët.

Rithemelimi kërkon që të vendoset një klauzolë ligjore që nga Amnistia, qoftë në falje apo ulje dënimi, të mos përfitojë asnjë person që është dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Demokratët janë kujdesur gjithashtu që të ketë falje për të gjithë protestuesit që kanë marrë pjesë në tubime te paligjshme, qofshin ata të Lulzim Bashës apo të Sali Berishës. Për të shpëtuar edhe ata që hodhën molotov në protestën e 20 shkurtit është kërkuar shtrirje në kohë amnistisë, duke vendosur si afat datën  31 marsin 2024.

“Kemi propozuar amendamentin me katër nene për shqyrtim në seance plenare, me miratimin apo aprovimin e të cilave do të votojmë pro amnistisë penale për të burgosurit”, tha Gazi.

Burime nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste i thanë Top Channel se amendamenti Bardhi do të pranohet duke prodhuar në këtë mënyrë edhe numrin e duhur të votave për miratimin e amnistisë nga e cila përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe 2 mbi dy mijë persona në shërbim prove.

Nga pakti polik i socialistëve dhe Rithemelimit u ngritën edhe dy komisione hetimore, por nga ai për shëndetësinë u përjashtuan dy kontrata koncesionare, ai për dializën dhe shërbimin e laboratorëve, të cilët kanë lidhje me spitalin Amerikan dhe biznesmenin Klodjan Allajbeu. Gazmant Bardhi sqaroi se përse nga katër koncesione të kërkuara,  u pranua që të hetoheshin vetëm 2 kontrata.

“Ka qenë një kërkesë e mazhorancës që një komision hetimor do duhet të ketë një kontratë koncesionare. Ka pasur një tërheqje prej tyre dhe është rënë dakord të ketë dy. Grupi jonë ka propozuar shkurtimin e afatit, dhe në katër muajt e parë do hetohen dy koncesione, dhe menjëherë me përfundimin e tyre të këtij komisioni do kërkohet ngritja e një tjetër komisioni hetimor për koncesionin e laboratorëve dhe dializës”, tha Bardhi.

Next Post
Operacioni/ Drogë nga Kolumbia: SKY ECC zbulon grupin e trafikut të kokainës, arrestohen 7 shqiptarë!

Operacioni/ Drogë nga Kolumbia: SKY ECC zbulon grupin e trafikut të kokainës, arrestohen 7 shqiptarë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkohet vazhdimi i seancës në Kuvend, PDK sërish me aksion në Kryeministri: Kurti, uzurpator

Kërkohet vazhdimi i seancës në Kuvend, PDK sërish me aksion në Kryeministri: Kurti, uzurpator

August 17, 2026
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Lamallari thërret drejtuesit vendorë të Policisë në takim urgjent! Çfarë pritet?

August 17, 2026
Tifozi i Berishës shfaqet si avokat i Pëllumb Gjokës dhe sulmon Bardhin: SPAK të hetojë për publikim të sekretit hetimor

Revolucioni shqiptar kërkon pronarin!

August 17, 2026
Sinjal për Kim Jong Un? Trump ‘frenon’ stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

Sinjal për Kim Jong Un? Trump ‘frenon’ stërvitjet ushtarake në Korenë e Jugut

August 17, 2026
Afatet | Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

Afatet | Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

August 17, 2026
Vazhdojnë të jenë aktive 23 vatra zjarri! Nga ‘Syri i Kaltër’ deri në Bulqizë, ja zonat më problematike

Zjarr i përmasave të mëdha në Vlorë, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

August 17, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kur pacienti nuk i pëlqen rezultatet e radiografisë…

August 17, 2026
Qiratë ditore: Vlora dhe Durrësi ‘sfidojnë’ Tiranën për fitimet

Qiratë ditore: Vlora dhe Durrësi ‘sfidojnë’ Tiranën për fitimet

August 17, 2026
E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e serialit “Heroes”, Hayden Panettiere

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e serialit “Heroes”, Hayden Panettiere

August 17, 2026
Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

Moti për sot me kthjellime, reshje të pakta në këto zona

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com