• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kompozitori rrëfen momentet e vështira në “luftë” me sëmundjen: Mjekët ndryshuan trajektoren e jetës time. Adriana ishte ndërgjegja ime

by Java News
25/06/2022 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompozitori Limos Dizdari ka rrëfyer momentet e vështira të betejës së tij me një sëmundje të rëndë.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Dizdari tregoi se bashkëshortja ka qenë ajo që ka marrë çdo vendim shëndetin e tij.

Një falënderim të veçantë, kompozitori i njohur ia dedikon mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi” për të cilët shprehet se i ndryshuan trajektore jetës së tij.

Si ndiheni tani, si jeni me shëndet tani? Keni kaluar një periudhë shumë të vështirë…

Dizdari: Nuk kam të drejtë të ankohem, por nuk kam të drejtë as të mburrem. Me vështirësi shumë, por po rigjenerohem. Ajo që më ka entuziazmuar jashtëzakonisht shumë është tërë kjo forcë e madhe që ka bërë shteti shqiptar për të më rikthyer në jetë. Meriton jo vetëm respekt të veçantë nga unë dhe familja ime, por është një mirënjohje e madhe shoqërore që duhet ta shprehin të gjithë. Futesh në intubim, mjekët dalin në konkluzion se duhen bërë ca stenda në zemër, është një guxim që unë e vlerësoj në mënyrën maksimale. Ky i dha një ndryshim të madh trajektores së jetës sime.

Ju qëndruat mbi një muaj në spital, si u shtruat, me çfarë shqetësimesh?

Dizdari: Nuk flas dot për këtë pjesë. Është Adriana që ishte ndërgjegjja ime, ishte vullneti, ishte miratimi, ishte vendimi absolut i Adrianës. Ajo kishte një besim të veçantë te vullneti dhe karakteri im i fortë, por nuk mjaftonin përpara firmës së saj. Duhej firma.

Ju e keni fjalën për ndërhyrjen e vështirë?

Dizdari: Për ndërhyrjen e vështirë dhe çfarëdo masash që të merrnin mjekët këta të ishin dakord.

Z. Dizdari ju u shtruat në spital nga shqetësimet me zemrën apo nga mushkëria, u prekët nga COVID, apo kishte diçka tjetër? Çfarë thonë mjekët për këtë?

Dizdari: Jeta ime e ndërgjegjshme sa isha në Ksamil vjen gjer te dera kur më hynë banditët me dhunë brenda. Atë kohë kur ata shkelën ligjin, prishën çdo marrëdhënie institucionale, ata kur nuk respektuan asgjë, atë kohë unë u trondita shumë sepse kam qenë dhe mbetem një frikacak i madh ndaj ligjit. E di që ligji është i mirë për të gjithë, por është po i vështirë për të gjithë. Nuk ka seleksion te ligji. Unë deri atë kohë isha në rregull. Kryeja gjithë punët e mia, detyrat e mia, kryeja një aktivitet shumë të dendur artistik. Pas asaj dite vetëm Adriana mund t’ju thotë.

Çfarë kujtoni nga ato momentet e para kur ishit i ndërgjegjshëm, mund të shikonit, të dëgjonit dhe të kuptonit se çfarë ndodhte rreth jush, pasi e kishit kaluar këtë gjendje?

Dizdari: Mund ta kujtoj me shumë respekt mjekët e spitalit Shefqet Ndroqi, që ishin vërtetë një shoqëri brilante mjekësh e infermierësh, sanitarësh, të gjithë. Atë ditë që kam dalë ajo sanitarja e këpuste kokrrën e lotit kaq. Pse duhet të qante ajo për mua?! U krijua një marrëdhënie jashtëzakonisht e komunikuar dhe unë nuk kisha asgjë me asnjë prej tyre. Ama në qendër të vëmendjes kisha një gjë, kisha këtë pamje, i kisha të gjitha në sy. Sepse unë kisha me mendjen time, deri në momentin kur isha rrëzuar dhe në fytyrën time ishte fiksuar qendra me të gjithë këto që po dëftoj./m.j

Next Post
“Shkatërroi çdo gjë në shtëpi”/ Arrestohet prifti për dhunë në familje, la ‘udhën” e Zotit e tmerroi gruan pasi e keqtrajtoi fizikisht

“Shkatërroi çdo gjë në shtëpi”/ Arrestohet prifti për dhunë në familje, la 'udhën" e Zotit e tmerroi gruan pasi e keqtrajtoi fizikisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulme masive me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima dhe dëme

Sulme masive me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima dhe dëme

August 6, 2026
Shtatë vatra zjarri aktive në vend, Mallakastra në betejë më flakët, zjarri vijon të përhapet

Shtatë vatra zjarri aktive në vend, Mallakastra në betejë më flakët, zjarri vijon të përhapet

August 6, 2026
Seanca vendimtare në Kuvendin e Kosovës, pritet sot konstituimi i legjislaturës së re. Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës

Seanca vendimtare në Kuvendin e Kosovës, pritet sot konstituimi i legjislaturës së re. Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës

August 6, 2026
Skandal në Britani, akuza për përdhunime e ngacmime seksuale në kolegjin ushtarak

Skandal në Britani, akuza për përdhunime e ngacmime seksuale në kolegjin ushtarak

August 6, 2026
Flakët ‘përpijnë’ masivin pyjor të Lofkëndit, ndërhyrja nga ajri nis sërish

Flakët ‘përpijnë’ masivin pyjor të Lofkëndit, ndërhyrja nga ajri nis sërish

August 6, 2026
Turistja gjermane humbi jetën në Palasë, Policia e Vlorës jep detaje: Dyshohet nga arresti kardiak

Turistja gjermane humbi jetën në Palasë, Policia e Vlorës jep detaje: Dyshohet nga arresti kardiak

August 6, 2026
Të huajt në Shqipëri arrijnë rekordin e gati 39 mijë shtetasve, 60% e tyre për të punuar

Të huajt në Shqipëri arrijnë rekordin e gati 39 mijë shtetasve, 60% e tyre për të punuar

August 6, 2026
Zjarret përhapen në disa fshatra në Gjirokastër, ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve

Zjarret përhapen në disa fshatra në Gjirokastër, ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve

August 6, 2026
Takimi Kurti-Abdixhiku pa një marrëveshje për institucionet e reja, mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Takimi Kurti-Abdixhiku pa një marrëveshje për institucionet e reja, mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

August 6, 2026
Përplasje Trump-Hegseth për mungesën e raketave? Reagon Shtëpia e Bardhë

Përplasje Trump-Hegseth për mungesën e raketave? Reagon Shtëpia e Bardhë

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com