• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kompozitori i veprës për Kosovën e quan fanatizëm ndalimin e saj në Zelandë

by
30/09/2015 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompozitori Karl Jenkins e ka cilësuar fanatizëm që ngjall konflikte fetare ndalimin e interpretimit të veprës së tij në katedralen e Nelsonit, në Zelandën e Re, shkruan “Koha Ditore”.

Reagimi i tij vjen dy javë pasi mediat lokale raportuan se vepra “The Armed Man: A Mass for Peace” – që kompozitori ua ka dedikuar viktimave të luftës së fundit në Kosovë – nuk ishte lejuar të interpretohej në Katedralen e Nelsonit, për shkak të përmbajtjes. Vepra përfshin himnin e krishterë të shekullit IV dhe Ezanin. Sipas artikullit të publikuar në “stuff.co.nz”, me titull “Ndalimi i një koncerti për shkak të përmbajtjes islamike është ‘fanatizëm’ religjioz”, kompozitori uellsian, që mban titullin Sir, ka kritikuar vendimin e kreut të Katedrales Kristiane, Nick Kirk, për të mos qenë nikoqir i veprës për shkak se përmban thirrjen e ezanit.

“’The Armed Man’ më herët ishte interpretuar në shumë katedrale në Britani të Madhe e jashtë saj dhe refuzimi për shkak së aty përfshihet ezani është pjesë e fanatizmit që ka çuar në kaq shumë konflikte e luftëra”, citohet të ketë thënë Jenkins për radiostacionin britanik “Classic FM”.

Vepra të cilën Jenkins e kompozoi më 1999 është interpretuar gati 2 mijë herë në vende të ndryshme të botës. Në Kosovë një pjesë e saj u interpretua për nder të 7-vjetorit të Pavarësisë më 17 shkurt. Ndërsa me një formacion prej mbi 120 vetash, kjo vepër u interpretua e plotë për herë të parë në Kosovë në koncertin e Filarmonisë së Kosovës, në Sallën e Kuqe, në mars të këtij viti. Vetë kompozitori Karl Jenkins qe i pranishëm në koncertin 60-minutash. Me këtë rast atij iu nda “Medalja presidenciale e meritës”. Në interpretimin e kësaj vepre në Prishtinë ezani u këndua nga tenori Liridon Sadriu, por në vende të tjera zakonisht është myezini i cili ngjitet në skenë. Rasti i Zelandës së Re nuk është i pari.

Next Post

Akademia e Shkencave përshëndet kthimin në muze të shtëpisë ku lindi Kadare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com