• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Komploti me “regji ruse”, si u bindën gjermanët të protestojnë kundër “Korona-Diktaturës”

by A R
08/07/2020 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgatiti JavaNews.al

“Para së gjithash, lajmi i mirë është se Covid-19 nuk është virus vdekjeprurës”. Kështu shprehej Anselm Lenz, një nga intelektualtët e njohur gjermanë në faqen e tij më 21 mars. Faqja në fjalë njihet si ‘vatër’ e konspiracionit pro-rus ndërsa në rastin konkret Lenz denonconte panikun moral të elitave ndaj koronavirusit.

Dramaturgu dhe shkrimtari i sipërpërmendur njihet për qëndrimet e tij të ashpra anti-kapitaliste si dhe themelimin e grupit “Haus Bartleby”. Por në artikullin e botuar atë ditë në portalin “Rubikon”, Lenz i minimizon efektet e Covid-19 dhe denoncon një sulm të supozuar ndaj Kushtetutës përmes kufizimit të lirisë nga autoritetet. Ai madje shprehet se bëhet fjalë për një komplot për të mbuluar një të vërtetë të madhe. Sipas tij, kapitalizmi po rrëzohej.

Artikulli me gjasë i parapriu një fushatë anti-kufizuese të Lenz. Shtatë ditë më vonë ai u pa në shesh duke protestuar së bashku me disa punëtorë. Kjo shënoi edhe demonstrimin e parë kundër masave anti-Covid, në sheshin “Roza Luksemburg”. Por shënoi edhe fillimin e një prej fenomeneve shqetësuese që do të shoqërohej gjatë pandemisë. Tubimet javore të ekstremistëve nga të gjithë krahët si dhe atyre që u besonin teorive konspirative, u shtrinë kudo.

Në mënyrë dramatike Gjermania u përfshi nga protesta në Berlin, Shtutgart, Hanover, Mynih dhe qytete të tjera. Gjithashtu falë grupeve në aplikacionin Telegram, fjala u përhap.

Gënjeshtra të tilla si shpikja në laborator e virusit, apo legjenda se atë e kishte krijuar Bill Gatës, nisën të qarkullonin shpejt dhe jo vetëm në sheshe.

Sipas hulumtimeve nga analisti Filip Kajsel, ishin plot 19 vide në YouTube që përhapnin lajme false dhe këto material ishin parë nga 12 milionë persona në javët më akute të pandemisë. Po të njëjtat video, ato ishin shpërndarë 300 mijë herë në Facebook.

Prania në të njëjtin shesh të ekstremistëve të majtë dhe të djathtë habiti këdo, ndërsa mediat e cilësuan si një fron anti-demokratik. Pankartat përmbanin slogane në mbështetje të Trump dhe Putin.

Protestat si dhe sjelljet e njerëzve pa maska apo duke mos respektuar distancat u cilësuan shqetësuese nga Angela Merkel në një takim me dyer të mbyllura të partisë CDU. Sipas kancelares, këto tubime fshihnin një “regji ruse”.

Por Anselm Lenz nuk u mjaftua me kaq. Për ta mbajtur turmën të karikuar, ai themeloi një revistë në internet të quajtur “Qendra e Komunikimit dhe e Rezistencës Demokratike”.

Në një intervistë me një protagonist tjetër të atyre shesheve dhe dezinformatave të komplotit, Ken Jebsen, Lenz thotë se shteti do të komplotonte “së bashku me ndërmarrjet farmaceutike dhe dixhitale për të rrëzuar demokracinë”. Pandemia do të lidhej me “fundin e kapitalizmit të tregut financiar, siç e kemi njohur”.

Krahas atyre që nxitën turmën apo pjesëmarrëve në sheshe, aktivistë të tjerë pro-rusë gjallëruan protestat e “Rosa Luksemburgut”. Një bashkëpunëtor i faqes Rubikon, Peter Novak, si dhe blogerit famëkeq pro-Putian Billy Six. Të gjithë u bashkuan në protesta kundër një “Corona-Diktature” të supozuar, “diktaturë koronavirus” dhe në dashuri të pakushtëzuar për Vladimir Putin.

Por, sa kanë ndikuar paranojakët tek gjermanët, të cilët për dy muaj shëtisnin çdo të shtunë në disa nga qytetet kryesore gjermane dhe infektuan në internet me video dhe mesazhe të rreme për virusin?

Vështirë të thuash. Por një sondazh interesant i qershorit nga instituti demoskopik Allensbach tregon se gjermanët mund të jenë më pak të përshkueshëm nga teoricienët e konspiracionit sesa popujt e tjerë.

53% i konsiderojnë ata “të çmendur”, përkundër 18% të francezëve, 32% të amerikanëve dhe 30% të britanikëve. Sidoqoftë, 18% e gjermanëve mendojnë se teoritë klasike të komplotit janë më të vërteta “sesa përfaqësohen zyrtarisht”, domethënë nga media tradicionale.

Përkthyer nga JavaNews, me shkurtime nga “La Repubblica”

Next Post
Dyshohet se ra gabimisht pas hekurave, lirohet nga burgu i akuzuari për vrasjet në Laç

Dyshohet se ra gabimisht pas hekurave, lirohet nga burgu i akuzuari për vrasjet në Laç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrënjët e identitetit

March 26, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Karburant më i lirë? Shpenzimet po “rrëshqasin” jashtë vendit

March 26, 2026
“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

March 26, 2026
“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

March 26, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-së përgënjeshtrojnë Gonzaton

March 26, 2026
“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

March 26, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Nisin shirat në vendin tonë, temperaturat ulen lehtë, reshje bore në disa zona

March 26, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

March 26, 2026
“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

March 26, 2026
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në det për të shmangur përplasjet në kalatën e portit

Moti i keq, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindisi. Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In