• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komplot kroat në Bosnje? Po armatosin islamistët selafi?

by Java News
27/03/2019 10:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Sigurisë në Bosnjë e Hercegovinë, i ka dorëzuar Presidencës së vendit, informacionet mbi aktivitetin e inteligjencës dhe diplomatëve kroatë, për armatosjen e supozuar të islamistëve selafi në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Duke pasur parasysh se ky është një informacion i lidhur me sigurinë, Ministria e Sigurisë në këtë moment, nuk mund të japë më shumë detaje mbi përmbajtjen e këtij dokumenti”, njoftoi të martën Ministria e Sigurisë.

Drejtori i Agjencisë Kroate të Inteligjencës, Daniel Markic, kohët e fundit ka pranuar se oficerët e inteligjencës kroate kishin folur me qytetarët e Bosnjës, pavarësisht faktit se në fillim autoritetet kroate kishin hedhur posht në tërësi pretendimet e ministrit Mektic.

Bosnjë Hercegovina dhe Kroacia janë përfshirë prej disa ditësh në një aferë lidhur me pretendimet se Kroacia ka rekrutuar shtetas boshnjakë.

Kohë më parë prokuroria e Bosnjës tha se do të hetojë pretendimet e publikuara nga mediat se intelegjenca dhe diplomatët kroatë janë përpjekur të armatosin islamistët Selafi në Bosnjë.

Lidhur me këto pretendime, në prokurorin e Bosnjës, ka dhënë dëshminë e tij edhe ministri i Sigurisë, Dragan Mektic.

Prokuroria do të hetojë pretendimet se Kroacia ka rekrutuar myslimanë selafi në Bosnje

Prokurorët në Bosnje dhe Hercegovinë do të hetojnë pretendimet e publikuara nga mediat se intelegjenca dhe diplomatët kroatë janë përpjekur të armatosin islamistët Selafi, bëri të ditur zyra e kryeprokurorit të Bosnjës, raporton Reuters.

Faqja online e lajmeve “Zhurnal” raportoi të mërkurën se oficerët kroatë të intelegjencës janë përpjekur të rekrutojnë përkrahësit e degës Selafi për të kontrabanduar armë në xhamitë e tyre në Bosnje.

Kroacia ka mohuar këto pretendime.

“Prokurori në departamentin për krim të organizuar, krime ekonomike dhe korrupsion do të ndërmarrë aktivitete urgjente për të përcaktuar të gjitha rrethanat lidhur me pretendimet e mediave për rekrutimin e anëtarëve lëvizjes Selafi për kontrabandë të armëve në Bosnjë” thuhet në komunikatën e zyrës së kryeprokurorit.

Agjencia e Sigurisë dhe e Inteligjencës e Kroacisë i hodhi poshtë akuzat duke i quajtur “gënjeshtra dhe me qëllime të këqia”.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, tha se këto pretendime janë të “pakuptimta”.

“Unë i hedh poshtë plotësisht ato”, tha kryeministri Plenkoviq para gazetarëve në qytetin Neum të Bosnjës.

Faqja online e lajmeve “Zhurnal” raportoi po ashtu se një zyrtar i qeverisë së Bosnjës dhe një gazetar i lidhur me një diplomat kroat që shërben në Bosnje janë të përfshirë gjithashtu në këtë rast.

Ministri i Sigurisë në Bosnje, Dragan Mektiq tha për portalin Factor.ba se agjencitë e sigurimit të Bosnjës kishin parandaluar operacionin, i cili kishte për qëllim të dëshmonte akuzat e presidentës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq për rrezikun nga “mijëra luftëtarë që ktheheshin në Bosnjë nga Siria dhe Iraku”.

Ministri Mektiq ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur akuzat e presidentes kroate, Grabar-Kitaroviq dhe të disa liderëve tjerë evropianë se myslimanët radikalë boshnjakë përbëjnë kërcënim terrorist për Evropën.

Myslimanët boshnjakë në përgjithësi praktikojnë një formë të moderuar të Islamit, por disa prej tyre kanë adoptuar islamin radikal Selafi nga luftëtarët e huaj që erdhën në vend gjatë luftës së viteve 1992-1995 për të luftuar përkrah myslimanëve kundër serbëve ortodoksë dhe kroatëve katolikë.

Prokuroria tha se do të pyes ministrin Mektiq për akuzat që kishte bërë dhe të cilat nuk ishte raportuar.

Ministri Mektiq nuk ka bërë komente.

 

/a.meta

Next Post
Vrasja e Nardit të Bujtinave/Arrestohen tre bashkëpunëtorët, ekzekutori në arrati

VIDEO/ Vrasja e Nardit të “Bujtinave”, Gjykata jep sot masën për 3 të dyshuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër varrezë masive? Gjenden mbetje mortore në Shtërpcë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

Tjetër varrezë masive? Gjenden mbetje mortore në Shtërpcë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë

November 12, 2026
Irani takim për sigurinë rajonale me Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin

Irani kërcënon SHBA-të: Përgjigjja ndaj çdo sulmi amerikan do të jetë 10 herë më e ashpër!

November 12, 2026
Moti i keq “pushton” vendin! Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta, vështirësohet qarkullimi i mjeteve

Moti i keq kërcënon Shqipërinë! Reshje intensive, stuhi dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile apel për kujdes ndaj përmbytjeve

November 12, 2026
Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

November 12, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Liga e Kombeve/ Historiku i përballjeve direkte, statistikat në favor të Finlandës, Shqipëria kërkon 3 pikët dhe vendin e parë!

November 12, 2026
Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

November 12, 2026
“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

November 12, 2026
“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

November 12, 2026
Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

November 12, 2026
Putin refuzon kompromiset territoriale dhe kundërshton trupat paqeruajtëse në Ukrainë: Evropa të vendosë për luftë apo paqe!

Putin refuzon kompromiset territoriale dhe kundërshton trupat paqeruajtëse në Ukrainë: Evropa të vendosë për luftë apo paqe!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In