92 emigrantë të paligjshëm janë shpëtuar mbrëmjen e djeshme në brigjet e lumit Evros, Greqi.
Sipas burimeve nga mediat greke, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se emigrantët ishin braktisur në vendngjarje lakuriq dhe të paushqyer. Në deklaratën e bërë, ministria akuzoi Turqinë për “trajtimin çnjerëzor’ të migrantëve.
Oficerët e policisë greke deklaruan se emigrantët u kanë thënë se janë transportuar në Evros me tre automjete të autoriteteve turke, ndërsa më pas kanë hipur në varka plastike për të kaluar në anën greke.
Emigrantët e zhveshur janë fotografuar nga policia, duke treguar qartë gjendja e tyre pas mbërritjes në Greqi./m.j