• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kompleksi i Dedalit dhe Ikarit përballë “ringjalljes” së Berishës

by Ben Andoni
23/11/2022 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Me këdo që flet nga ana e PD-së dhe ku shqetësimi mbetet i njëjtë dhe i arsyeshëm bashkimi, kur pyetet se pse nuk shmanget Berisha dhe automatikisht palët do e gjejnë gjuhën, merr përgjigjen standarde: Ai e ringjalli PD-në dhe vetëm ai mund t’i mobilizojë njerëzit! Kjo është e vërtetë kur shikon protestuesit që ka mbledhur, por jo mënyrën sesi kanë rrjedhur punët në PD. Për fat të keq, organizimi kryesor politik opozitar nuk ka qenë kurrë më keq në historinë e vet politike, kurse njerëz të ndryshëm po mundohen që t’i japin kurajë duke pritur që gjërat të ndryshojnë me protestat e pretenduara, që ndryshe nga çfarë u tha janë larg realitetit të premtuar. E para sepse ato improvizohen; kurse e dyta plani për protesta të vazhdueshme ka rënë tashmë që mbaroi vjeshta për arsyen e lodhjes së njerëzve por mbi të gjitha e arsyes. Për fatin e tyre, qeveria Rama përballë vështirësive të mëdha të gjithfarëllojshme (të brendshme dhe të jashtme) dhe cinizmit të kryeministrit i ka dhënë karburantin e mjaftueshëm Berishës që tashmë të bëj dhe kryeministrin në hije, anipse pa rregulluar ende punët në oborrin e vet. Bash atë oborr që e kalli në zjarr dhe gaz me Bashën në janarin e këtij viti. E ndjekin një grup i madh njerëzish, kurse po një pjesë bajagi jo e vogël, krahasuar me “paraardhësin” (në fakt, rezultoi se Basha ishte zgjatimi i tij) nxjerrin justifikime për natyrën demokratike të Berishës dhe të gjithë procesin e tij të momentit, sikur flasin me siguri për papën e Romës. Vetë Berisha që ka të hapur çdo medium në vend jep shfaqje të tepërta demokracie dhe ringritje, duke mos e fshehur dëshirën panginjur të rikthehet në një pushtet, të cilin tregoi se e administroj deri në 2013 në një mënyrë që sot duhet të harrohet por edhe duke mos e pranuar precedentin: se pas humbjes duhet të hapësh udhë për ndryshim. Për më keq, e bëri sa për sy e faqe me një shfaqje që tani përbën humor.

Sakaq, ndërsa po “e konfuzon” krejt publikun me arritjet “e tij të demokracisë” por edhe me shfaqjet e vazhdueshme të presionit dhe një retorike shumë agresive, ai duket se është tejet i motivuar për të përcjellë Partinë Demokratike drejt një udhe, e cila duket krejt pa sens, ku energjia më e madhe është për t’u bërë presion kundërshtarëve brenda partisë; dhe e dyta duke e bashkuar problematikën e tij të non-gratës për t’ia ngarkuar në kurriz si barrë shtesë PD-së që shqetësimin e drejtë e ka për t’u rikthyer në pushtet. Po harron veçse, një fakt, se nëse Basha, benjamini i tij, thjesht e shmangu, njerëzit që ka tashmë pranë vetes do ta nxjerrin fare nga partia, pasi cilido që do ketë tagër zyrtar te PD-ja do t’i kërkohet më së pari: sjellja e tij/saj ndaj zotit Berisha.

Ndaj ky fluturim në askund i Berishës, ku duket se e ardhmja është krejt e vendosur për të, i ngjan udhës pa krye të Dedalit dhe Ikarit. Një krahasim mbase i fryrë, por që i shkon orekseve të mëdha dhe nuk i përgjigjen realitetit. E para se ashtu si Dedali nuk i shmangesh dot destinit, kurse, e dyta se si i biri, Ikari, që synoi të bënte më të pamundurën me pendët e shqiponjës dhe krahët që i shkrinë kur tentoi t’i afrohej diellit: Nuk e sfidon dot rrjedhën. Ikari s’mundi të fluturonte sepse ra në det, pré e egos së tij, kurse Dedali nuk mundi më kurrë të ndërtonte, si më parë.

Interpretimi është në duar të atyre që e njohin mirë mitin, por brenda janë të gjitha arsyetimet se nuk i shmangesh dot destinit (Dedali), por edhe po e bëre do përballesh me forcën e fatit; dhe, si Ikari nuk mund të bësh dot gjëra të pamundura, të paktën kur ta bëjnë të qartë (siç ja kanë vënë në dukje Berishës dhe PD) se arsyeja, koha dhe mbi të gjitha pushteti i të papërballurës të vendosen përballë. Dhe, kur nuk “e bashkoj” dot PD-në, historia duket se i ka blatuar Berishës një vend pushimi, ku duhet të presi me durim verdiktin e saj. (Javanews)

 

Next Post
Porti i ri/ Garante e projektit të Durrësit është familja sundimtare e Emirateve

Porti i ri/ Garante e projektit të Durrësit është familja sundimtare e Emirateve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
SHBA-Kanada, lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

SHBA-Kanada, lufta tregtare përshkallëzohet, Carney sfidon Trumpin me kundërtarifa

August 22, 2026
Macron bisedë telefonike me Zelenskyn, premton raketa të reja për Ukrainën: Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore të Kievit

Macron bisedë telefonike me Zelenskyn, premton raketa të reja për Ukrainën: Duhet të forcojmë mbrojtjen ajrore të Kievit

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
Macron i del në krah Zelenskyt, Franca do t’i dërgojë Ukrainës raketa të reja interceptuese pas sulmit rus

Macron i del në krah Zelenskyt, Franca do t’i dërgojë Ukrainës raketa të reja interceptuese pas sulmit rus

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com