• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kompensimi i pronarëve, ja pesë skemat e reja që do të aplikohen

by Java News
26/01/2018 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përveç kompensimit në pronën e njohur, pronarët mund të zgjedhin pjesëmarrjen në ankand, kompensimin nga fondi i tokës që ATP disponon, kompensim financiar e fizik njëherazi apo pagesën me këste përgjatë 10 viteve.

Këto janë 5 skemat që do të aplikohen nga ATP, për të kompensuar 26 mijë vendime të formës së prerë. Vendimi i fundit i miratuar në qeveri përcakton se, prioritet në çdo rast do të ketë kompensimi në pronën e njohur.

Pra, për çdo familje të shpronësuar do të shikohet fillimisht mundësia që t’i kthehet një pjesë e tokës, që i është konfiskuar. Kjo do të ndodhë pasi të kryhen verifikimet e nevojshme dhe të rezultojë se sipërfaqja e njohur është e lirë. Nëse ky opsion dështon, atëherë, pronarëve iu lind e drejta të kompensohen financiarisht. Por, për kompensimin në të holla është vendosur një prag, çka do të thotë se, ata mund të marrin 20% të vlerës së faturës, por jo më shumë se 10 milionë lekë të reja. Për pjesën e mbetur do të kompensohen nga fondi i tokës.

“Në shpërndarjen e fondit të tokës, Agjencia e Trajtimit të Pronave udhëhiqet nga kriteri i përzgjedhjes së pronës gjeografikisht më pranë pronës së njohur për kompensim”, specifikohet në vendim.

ANKANDI

Një tjetër skemë kompensimi është edhe ankandi. I futur rishtazi si koncept, ankandi u jep të drejtë pronarëve që të konkurrojnë për sipërfaqe të caktuara toke nëse do të kenë interes. Me ndryshimet e bëra së fundmi, pjesëmarrja në garë nuk është vetëm për familjet me vendime para ’96-s, për të cilat ka përfunduar edhe vlerësimi financiar, por është një mundësi e hapur për të gjithë. Pra, çdo pronar që ka në duar një vendim të formës së prerë, mund të marrë pjesë në ankand, pavarësisht se për të nuk ka përfunduar vlerësimi ekonomik, me formulën që parashikon ligji i ri.

“Të gjitha subjektet që kanë një vendim përfundimtar, i cili ka njohur të drejtën për kompensim, pavarësisht rendit kronologjik, kanë të drejtë të marrin pjesë në ankand nëse ata shprehin vullnetin me anë të kërkesës për të përfituar kompensim fizik nga fondi i tokës. Nëse subjekti që aplikon për ankand nuk ka një vendim përfundimtar të vlerësuar financiarisht, ATP procedon me vlerësimin financiar të këtij vendimi mbi bazë ish-pronari, pavarësisht rendit kronologjik të tij”, thuhet në vendim.

skemat

FONDI I TOKËS

ATP disponon 23 mijë ha tokë bujqësore, të cilat do të përdoren kur të jenë ezauruar mundësitë e mësipërme. Edhe në këtë rast, për shpërndarjen e kësaj sipërfaqeje do të aplikohet kriteri i përzgjedhjes së një prone, e cila është gjeografikisht afër pronës së njohur për kompensim. Megjithatë, duke ditur që fondi i tokës që ATP ka, është i përqendruar në katër qarqe, përkatësisht Korçë, Gjirokastër, Elbasan dhe Berat, ky qëllim duket i paarritshëm për t’u konkretizuar.

PAGESA ME KËSTE

E fundit është kompensimi financiar. Ndonëse më i rëndësishëm, kjo skemë do të jetë hallka e fundit, që do të thotë se do të aplikohet kur të jenë ‘djegur’ të gjitha alternativat. “Në rastet kur subjekti trajtohet me kompensim financiar, trajtimi kryhet me këste të barabarta, brenda 10 viteve, në përputhje me procedurat që miratohen me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë”, përcakton vendimi. Aktualisht, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka përfunduar vlerësimin financiar për vendimet e vitit ’96. Janë 4880 pronarë, për të cilët ka përfunduar shqyrtimi me skemën e re dhe është caktuar masa e përfitimit.

 BURIMI: http://www.panorama.com.al/pronaret-5-skemat-e-reja-ne-dispozicion-per-te-perfituar-kompensimin/
a.ç

 

 

Next Post
Dy dosje për Shkëlzenin, Berisha sërish në Komisionin e CEZ

Rihetimi i skandalit CEZ, provat e prokurorisë kundër Shkëlzen Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas paralajmërimit të Veliajt për heqje të licencës, tërhiqet Unioni i Transportit. Të gjithë autobusët në punë

Tjetër kompensim për transportin publik, autobusët rikthehen me kapacitet të plotë

September 8, 2026
Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

Britania akordon 116 milionë euro për mbrojtjen ajrore të Ukrainës gjatë dimrit

September 8, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Vjeshta do vijojë me temperatura të larta, IGJEO: El Nino ndikim edhe në Shqipëri

September 8, 2026
Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

Ndryshon Serie A, më shumë gola dhe asnjë barazim 0-0 në javët e para

September 8, 2026
Një shqiptare në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, Elena Sadiku, e vetmja trajnere femër në pesëshen finaliste

Një shqiptare në ceremoninë e ‘Topit të Artë’, Elena Sadiku, e vetmja trajnere femër në pesëshen finaliste

September 8, 2026
Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

September 8, 2026
“Premierë”, Minxhozi: Rama, i pari politikan i nivelit të lartë që nuk e ka ndërruar fjalimin në Athinë

Pelegrinazhi amerikan i Berishës i duhet vetëm Berishës

September 8, 2026
Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

Kurti e di vendimin e Hagës ndaj Thaçit? Kryeministri në detyrë: Deputetët e VV nesër në sallë

September 8, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Gjaku blu i magjistratëve dhe çirakët e Republikës

September 8, 2026
Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Me kokainë, kanabis dhe municione në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com