• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kompensimi/ Nuk udhëton dot për në Britani se është “non grata”, Berisha takim “virtual” me shqiptarët e Londrës

by Java News
18/03/2023 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha është shprehur se qeveria shqiptare vjedh rreth 90 % të buxhetit të shtetit.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi virtual me shqiptarët në Londër, ku tha se të mirat publike janë kthyer në mallkim për shqiptarët.

Ai tha se vetëm te inceneratorët janë vjedhur rreth 420 milionë euro, pasi sipas tij asnjë prej tyre nuk punon.

Berisha shtoi se gjatë viteve të fundit janë rritur shumë prokurimet sekrete, me qëllim vjedhjen nga pushtetarët.

“Vendi është i pllakosur në një krizë të thellë të frikshme. Shqiptarët sot braktisin vendin e tyre më shumë se çdo komb tjetër. Kjo sepse regjimi i sotëm ka vendosur dhe ka rikthyer monizmin e 32 viteve më parë. Në rast se 32 vite më parë, pra përqëndimi i të gjitha pushteteve në duart e një partie, monizmi i sotëm bazohet në brutalitetin e krimit, drogën dhe fuqinë negative të saj. Në vjedhjen e papërmbajtur të qytetarëve shqiptarë. Me këto mekanizma Rama ndërtoi në këto vite narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Pra zëvendësimin e ligjeve dhe rregullave të shtetit ligjor me ato të shtetit mafioz. Jeta e përditshme e shqiptarëve është e mbushur plot me raste të tilla. Një javë më parë arrestohej një nënë për një gjobë prej 25 mijë lekësh.

Një javë më herët u ekzekutua një zonjë që punonte në banak. Kjo pasi në përplasjen mes dy bandave, njëri vrasës i kishte shpëtuar drejtësisë dhe endej i lirë. Ligji nuk u jep mbrojtje qytetarëve. Liritë dhe të drejtat e qytetarëve janë më të nëpërkombura se kurrë. Çfarë ndodh me pasuritë e tyre, sot buxheti i shqiptarëve në masën 80-90 % vidhet nga kjo qeveri. Do thoni ju si ndodh? Thjesht çdo punë publike që kryhet në Shqipëri bëhet me një çmim 6-10 herë më të shtrenjtë sesa duhet të ishte në përputhje me manualet e punëve publike.

Në rast se një km rrugë në fushë në Gjermani ndërtoihet me 2-3 milion euro, në Shqipëri ajo ndërtohet me 24 milion euro. I tërë buxheti shpërdorohet, vidhet nga sekti i rilindjes dhe shqiptarët zhyten çdo vit e më shumë në varfëri. Kemi patur dy vite plot lagështi dhe shira. Digat tona kanë qenë plot. Shqipëria prodhon 2 miliard kilovatorë energji më shumë sesa nevojat e saj. Por qeveritarët zbrazin digat, shesin energjinë në verë te sekserët e tyre. Pastaj e rishesin në bursë më çmime 3-6 herë më të larta. Zinxhiri i vjedhjeve të tyre nuk ka të ndalur.

Pasuritë publike janë sot një mallkim për shqiptarët. Ato nuk prodhojnë të mira, gara e hapur që është ligj në çdo vend të lirë është zëvendësuar me prokurimin sekret., prokurimin direkt. Janë rritur me 25 herë, krahasur me vitin 2015 prokurorimet sekrete. Në atë kohë lejoheshin vetëm për shërbimet sekrete apo për prokurorinë, por sot është bërë ligj dhe sa herë duan të vjedhin ndjekin këtë metode. Rama e drejton vetë këtë kupolë hajdutësh. Ai ka vendosur për të votuar me procedurë të mbyllur për 3 djegësat, 420 milion euro. Asnjëri prej tyre nuk funksionon. Të gjitha paratë shkojnë në kontot e Ramës dhe të Veliajt”, është shprehur Berisha, i cili duke qenë se nuk shkon dot në Britani, pasi është shpallur non grata nga ky vend, mban takime virtuale./m.j

Next Post
VIDEO/ “I ke hequr thikat”! Ndizet debati, Luizi-Oltës: I kam ruajtur të t’i ngul pas shpine…!

VIDEO/ “I ke hequr thikat”! Ndizet debati, Luizi-Oltës: I kam ruajtur të t’i ngul pas shpine...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 21 Mars 2026

March 20, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

Përplasi qëllimisht me makinë çiftin në Fier, arrestohet pas 1 muaji 29-vjeçari

March 20, 2026
“Konflikti vdekjeprurës mund të dalë nga kontrolli”, OKB i bën thirrje Iranit për përmbajtje maksimale dhe kthim te diplomacia

OKB: ‘Baza të arsyeshme’ për krime lufte në përplasjen SHBA-Izrael me Iranin

March 20, 2026
Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

Von der Leyen: BE do ta garantojë huanë për Kievin në një mënyrë ose tjetër!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In