• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kompensimi i pronarëve, ja kush përfiton nga fondi 105 milionë lekë

by A R
01/11/2019 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Trajtimit të Pronave bëri të ditur dje nëpërmjet një njoftimi publik, emrat e pronarëve që kompensohen nga shteti, pasi pronat e tyre janë zaptuar nga ndërtimet informale. Sipas njoftimit, janë miratuar për kompensim 76 kërkesa, për të cilat do të shpenzohet rreth 105 milionë lekë.

“Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton se, më datë 31.10.2019, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 76 kërkesat e paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin/shpërblimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla. Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 76 kërkesa, është në vlerën 105 682 272,21 lekë”, thuhet në njoftim. Më tej në njoftim sqarohet se nga shqyrtimi i bërë për 76 kërkesat e mësipërme, për të cilat ka përfunduar tashmë procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 19.05.2010 “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar.

Gjithashtu ATP tha, se vlera e merituar do t’i kalohet secilit prej fituesve në llogaritë e tyre bankare. “Agjencia e Trajtimit të Pronave njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim”, thuhet ndër të tjera në njoftim. Ndërkohë shpjegohet se vlera e përcaktuar do të ndahet në 5 këste kompensimi deri në shlyerjen e plotë të tij. “ 76 kërkesat e miratuara, përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla në një total prej 70% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse”, njofton ATP.

Çdo qytetar që pretendon të fitojë kompensimin për pronat e prekura nga ndërtimet informale duhet të disponojë këto dokumente: fillimisht duhet të paraqesë një kërkesë për kompensimin në vlerë, që vihet në dispozicion nga AKKP-ja; duhet dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues; certifikatë familjare e personit, për të cilin është lëshuar kjo dëshmi trashëgimie, për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial të sillet certifikatë familjare e personit, për të cilin është lëshuar kjo dëshmi trashëgimie; prokurë e posaçme e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre; një tjetër dokument është vërtetimi i lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferohet vlera financiare; certifikatën familjare të kërkuesit; duhet edhe mandatpagesë që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit.

/a.r

Next Post
Makina përplaset me bordurën, kush është këngëtari që vdiq në Durrës

Makina përplaset me bordurën, kush është këngëtari që vdiq në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 1 tetor 2026: Gaforrja zgjidh një problem të vjetër, Bricjapi hap një fazë të fortë

October 1, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

Hetimet ndaj Vlora Hysenit, reagon PS: Të lihet SPAK të bëjë punën, askush nuk është mbi ligjin

October 1, 2026
Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

Media spanjolle: Udhëtim magjepsës nëpër Shqipëri, nga qytetet historike te brigjet e Jonit

October 1, 2026
Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

Vittorio Sgarbi në terapi intensive, kritiku i njohur italian i artit në gjendje të rëndë

October 1, 2026
WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

October 1, 2026
I theu hundën të dashurës me bishtin e fshesës, arrestohet shqiptari në Itali

Tentoi të vriste të atin, dënohet me 8 vite burg shqiptari në Itali

October 1, 2026
Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

Gjejnë përgjues në qeli, shqiptarët përleshen me policinë italiane, videoja transmetohet LIVE

October 1, 2026
“Jetë luksi” pas hekurave: P Diddy me celular, alkool dhe të burgosur që i shërbejnë

“Jetë luksi” pas hekurave: P Diddy me celular, alkool dhe të burgosur që i shërbejnë

October 1, 2026
VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

VIDEO / Rama ndan pamjet nga vizita e Von der Leyen: Ju uroj një ditë të mbarë me…

October 1, 2026
Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për “Specialen” dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për “Specialen” dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com