• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kompensim i energjisë elektrike, deri në 700 lekë pagesë shtesë për pensionistët

by Java News
04/03/2019 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të moshuarit që iu ka lindur e drejta e marrjes së pensionit, mund të përfitojnë edhe disa kompensime të tjera të dhëna për arsye të paracaktuara në ligjin e sigurimeve shoqërore. Gjithashtu, disa kategori specifike qytetarësh mund të përfitojnë edhe pensionet e veçanta. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot procedurën, kriteret dhe dokumentacionin që duhet të dorëzojnë individët e interesuar për të marrë këtë shumë lekësh. Instituti i Sigurimeve Shoqërore është përgjegjës për procedurën e përllogaritjes së kësaj mase pagese. Respektivisht personat që arrijnë të përmbushin kriteret mund të përfitojnë kompensime të llojeve të ndryshme, si ai i shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike e lëndëve djegëse, kompensimi i përfituar nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit apo gazit të lëngshëm, si dhe kompensim i të ardhurave mujore të pensionistëve. Por, këto kompensime mund të përfitohen edhe në rastet kur individët janë në ngarkim të pensionistëve apo kategorizohen si shtresa në nevojë. Gjithashtu, ata mund të marrin pensionin e posaçëm shtetëror, atë për merita të veçanta, pensionin e dhënë për invalidët e luftës e shpërblimin për veteranët.

Kompensimi për energjinë elektrike

 

ISSH bën me dije se kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse në masën 350 dhe 700 lekë e përfitojnë të gjitha kategoritë e pensioneve të pleqërisë, të invaliditetit dhe ato familjare të qytetit dhe në masën 200 lekë pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, kur përfituesit banojnë në fshat. Pensionistët e fshatit, kur banojnë në qytet përfitojnë 350 lekë. Për të përfituar 350 lekë apo 200 lekë kompensim, kategoritë e sipërpërmendura duhet të dorëzojnë një deklaratë personale dhe një fotokopje të kontratës të energjisë elektrike nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ndërsa, për të përfituar 700 lekë kompensim duhet dorëzuar, gjithashtu, edhe një certifikatë familjare, kur fëmijët në ngarkim janë deri në 18 vjeç e ata që vazhdojnë shkollën deri në 25.

Kompensimi për çmimin e bukës
Në buxhetin e shtetit është përllogaritur edhe një masë kompensuese për të gjithë ata që preken nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm, në masën prej 150 lekësh. Respektivisht kjo masë pagese përfitohet nga pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet familjare të qytetit.

Kompensimi deri në 500 lekë
Në bazë të ligjit “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, këtë lloj kompensimi deri në 500 lekë e përfitojnë të gjitha pensionet e pleqërisë, të plotë, të pjesshëm, të reduktuar dhe pensionet familjare të plota e të pjesshme të qytetit.

Kompensimi deri në 190 lekë

Kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve të qytetit deri në masën prej 190 lekësh e përfitojnë të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit; të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invaliditetit dhe familjare të qytetit si dhe të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t’iu jenë llogaritur të gjitha kompensimet.

Kompensim deri në 200 lekë

Këtë lloj kompensimi mbi të ardhurat mujore të pensioneve të qytetit në masën deri në 200 lekë e përfitojnë të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit. Gjithashtu, këtë përfitim e marrin të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invaliditetit dhe familjare të qytetit si dhe të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t’u jenë llogaritur të gjitha kompensimet. Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e të ardhurave nga pensioni dhe përfitohet së bashku me pensionin.

Kompensimi deri në 760 lekë
ISSH thekson se këtë lloj kompensimi e përfitojnë të gjitha pensionet e pleqërisë, të plota, të pjesshme, të reduktuara, pensionet e invaliditetit të plotë, të reduktuar, të pjesshëm dhe pensionet familjare të plota, të pjesshme të qytetit.

Kush mund të marrë deri në 690 lekë kompensim, llogaritja

Në buxhetin e shtetit parashikohet kompensimi deri në 690 lekë edhe për të ardhurat mujore të pensioneve të fshatit për të gjithë ata që marrin pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar fshati. Përfitues nga ky kompensim mund të jenë të gjithë ata që marrin pensione të pleqërisë të plota dhe të pjesshme, ata që përfitojnë pension invaliditeti të plotë, të reduktuar apo të pjesshëm si dhe ata që marrin pension familjar të plotë ose të pjesshëm. “Përfitohet:

a) Deri në 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 690 lekë dhe prodhimi që del pjesëtohet me pensionin bazë të miratuar.

b) 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare.

c) Deri në 690 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 690 lekë dhe nga kjo shumë zbresim pensionin e caktuar brenda këtij kufiri. d) Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin”, – thekson ISSH. Ndërkohë shpërblimi i luftës apo i njohur si shpërblim veterani është një shtesë që u jepet veteranëve dhe invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar. Këtë lloj shpërblimi kanë të drejtë ta përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj që luftuan kundër pushtuesve nazifashistë nga 7 prilli i vitit 1939 deri në ditën e çlirimit të Shqipërisë; luftëtarët e inkuadruar në ato njësi të ushtrisë, që luftuan jashtë kufijve të atdheut deri më 09.05.1945. Por, këtë pagesë mund ta marrin edhe të gjithë ata persona që kanë zhvilluar veprimtari të organizuar në ilegalitet, në prapavijë të armikut e në zona të çliruara; kryefamiljarët e atëhershëm të shtëpive të njohura si baza të luftës kundër pushtuesve nazifashistë; të burgosurit dhe të internuarit në burgjet dhe kampet nazifashiste, brenda dhe jashtë vendit si dhe shtetasit shqiptarë që kanë marrë pjesë aktive në luftën kundër nazifashistëve në vende të tjera.

Next Post
Super-aksion për arrestimin e mafiozëve në Siçili

Super-aksion për arrestimin e mafiozëve në Siçili

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të heqë mbështetjen për Ukrainën

April 6, 2026
Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

Sot protestë, mijëra studentë shqiptarë në RMV kërkojnë provimet në gjuhën e tyre

April 6, 2026
Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

Media amerikane: SHBA, Irani dhe ndërmjetësit rajonalë diskutojnë për një armëpushim 45-ditor

April 6, 2026
Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

Viktima dhe shkatërrim masiv në jug të Libanit, Izraeli po “fshin” nga harta dy fshatra mijëra vjeçarë

April 6, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mickoski dhe politika e kamufluar në Ballkan

April 6, 2026
Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

Trump paralajmëron shkatërrim total në Iran: Do u duhen 20 vite për rimëkëmbje!

April 6, 2026
Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

Lëvizte me eksploziv dhe armë, kapet në Paskuqan 37-vjeçari me maskë silikoni

April 6, 2026
Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

Alarm në Liban, OKB thirrje urgjente Izraelit dhe Hezbollahut: Ndalni sulmet mbi paqeruajtësit!

April 6, 2026
Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

Irani në “blackout” total/ Shënohet mbyllja më e gjatë e internetit në historinë botërore

April 6, 2026
Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In