• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kompania shqiptaro-ukrainase dhuron 260 pemë për Tiranën, Veliaj: Hapësirë e re kushtuar Ukrainës në Parkun e Liqenit të Farkës

by Java News
06/03/2023 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si simbol i jetës dhe i së ardhmes, kompania shqiptaro-ukrainase “Ukrartwoods” dhuroi 260 pemë për qytetin e Tiranës. Një kontribut jo vetëm për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet, por edhe si shenjë mirënjohje dhe vlerësim për angazhimin e qytetit të Tiranës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, për ndihmën e ofruar për popullin e Ukrainës në këtë vit të vështirë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se tashmë, në parkun e Liqenit të Farkës, ku u mbollën 260 pemë, do ketë një hapësirë kushtuar vetëm Ukrainës.

“Jam shumë i nderuar që një pjesë e komunitetit ukrainas, që jeton në Tiranë, bashkë me ambasadorin ukrainas, janë këtu te parku i Liqenit të Farkës, ku ne kemi gjetur një hapësirë për një park ose për një xhep të këtij parku të madh të Farkës për t’ia dedikuar Ukrainës. Kemi shumë miqësi dhe shumë binjakëzime të qytetit. I kemi dedikuar pjesë të qytetit tonë. Jam vërtet i nderuar që ky park i Ukrainës me 260 pemë të rritura që mbjellim sot, do të jetë një hapësirë e jashtëzakonshme e parkut të madh të Liqenit të Farkës”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se Tirana nuk harron dhe se do të jetë gjithmonë aty për të ndihmuar këdo që ka nevojë, sidomos në ditë të vështira.

“Ukraina sot është në luftë dhe sigurisht që ka nevojë për municion, ka nevojë për armë, por unë besoj se ka nevojë edhe për ekonomi. Fakti që sot kemi një biznes ekologjik, që merr dru nga Ukraina, bën ndërtime prej druri, ndërtime organike, biologjike, që punësojmë edhe qytetarë të Ukrainës, unë besoj se është një mënyrë për të ndihmuar betejën për liri të Ukrainës, duke marrë dhe duke dhënë, e duke fuqizuar ekonomitë respektive. Kemi bërë në anën tjetër “Parkun Helen” dhe kemi bërë disa dedikime, “Parku i Pulias” që është në cepin tjetër. Ky park i Ukrainës, që do të ketë flamujt, do të ketë edhe aktivitete të ndryshme, duhet të jetë një kujtesë të përditshme e faktit se nuk harrojmë. Ndonjëherë fatkeqësitë janë për t’u lidhur dhe për t’u bashkuar me njëri – tjetrin”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë vuri në dukje faktin se Farka është kthyer në një “mushkëri” të dytë për Tiranën, teksa bëri me dije se shumë shpejt mbaron pista rreth e përqark parkut të liqenit.

“Një “mushkri” është liqeni i Tiranës, që është konsoliduar shumë në 8 vitet e fundit, dhe ndërkohë liqeni i Farkës po mbaron të gjithë pistën. Po të shikoni, shtimi i pemëve do të na gjejë në një pranverë të lulëzuar dhe konturohet e gjithë kodra. Ndihem krenar që Tiranës i japim një park të dytë gjigant. Qyteti do të ketë një “mushkëri” sa të jetë jeta. Më vjen mirë që është kjo shenja që lëmë. Është shumë kollaj të bësh kritikun nga divani dhe kolltuku. Është shumë e vështirë të mbjellësh pemë. Mezi po pres. Besoj se në datën 21 mars do kapim atë targetin tonë të 1 milion pemëve të mbjella në Tiranë dhe pastaj kemi edhe 1 milion pemë të tjera deri në 2030. Të gjitha të numëruara, të gjitha të certifikuara”, tha ai.

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shukrov falenderoi Bashkinë e Tiranës për mbështetjen që po i jep Ukrainës në këto kohë të vështira lufte.

“Është një kënaqësi dhe nder për mua që të jem këtu me ju, me miqtë e Ukrainës, njërin nga miqtë më të mirë të Ukrainës, kryebashkiaku Veliaj, për të qenë pjesë e aktit simbolik të ditës së sotme, që i jep solidaritetin dhe mbështetjen e popullit shqiptar, për Ukrainën. Jam ekstremisht mirënjohës për këtë. Faleminderit zoti kryebashkiak, faleminderit qeverisë shqiptare, popullit shqiptar për asistencën e madhe humanitare dhe mirënjohje speciale. Jam shumë mirënjohës për ditën e sotme, sepse e di që disa ukrainas janë bërë pjesë e këtij manifestimi simbolik për solidaritet dhe mbështetje”, u shpreh Ambasadori i Ukrainës.

/s.f

Next Post
Zbuloi ekzistencën e dy djemve, humb jetën mjekja ruse që solli në jetë fëmijët e të dashurës së Putinit

Zbuloi ekzistencën e dy djemve, humb jetën mjekja ruse që solli në jetë fëmijët e të dashurës së Putinit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com