• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kompania serbe rrezikon t’i konfiskohet një pjesë e përfitimeve të saj në Kosovë

by Java News
01/08/2023 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse vërtetohet se kompania MTS d.o.o. ka blerë ilegalisht së paku katër operatorë kabllorë në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, do të gjobitet deri në dhjetë për qind të fitimit të përgjithshëm të realizuar kudo në botë gjatë vitit të fundit. Kështu kanë thënë për Radion Evropa e Lirë (REL) nga Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës, i cili për punën e tij raporton në Kuvendit.

Në fund të muajit nëntor të vitit 2022, ky autoritet ka nisur hetimet sipas detyrës zyrtare për shkak të dyshimeve se kompania MTS d.o.o. nuk i ka raportuar transaksionet e saj, siç kërkohet me ligj në Kosovë. MTS d.o.o. ka për kompani amë operatorin shtetëror të telekomunikacionit, Telekomi i Serbisë, dhe është themeluar në tetor të vitit 2015 në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Selia e kësaj ndërmarrjeje shoqërore është në Mitrovicën e Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës. Megjithatë, ka degë edhe në komunat tjera të banuara me shumicë serbe në Kosovë: Leposaviq, Zubin Potok, Graçanicë, Shtërpcë dhe Ranillug.

Ndërkohë, emri i kompanisë MTS d.o.o. u gjet në listën e kompanive, të cilave mund t’u ndalohet veprimtaria e të bërit biznes, sepse në formularin e regjistrimit shkruan se ndodhet në territorin e Serbisë, përkatësisht shkruan “Mitrovica e Kosovës (Kosovska Mitrovica), Republika e Serbisë”.

Lista e kompanive me vendndodhje gjeografike të ngjashme të kontestuar është përpiluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, pasi mediumit Klan Kosova iu pezullua certifikata e biznesit për të njëjtën arsye.

A e eliminoi MTS-ja paligjshëm konkurrencën?

Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës ka sqaruar për Radion Evropa e Lirë se ka marrë informacione se MTS d.o.o. bleu aksione të kompanive të tjera që ofrojnë shërbime telekomunikacioni në zonat serbe në Kosovë, pa e raportuar një gjë të tillë. Ajo pretendon se një gjë e tillë nuk është në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës në Kosovë.

“Transaksionet e kryera pa njoftim sipas Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, paraqesin formë të kufizimit apo shtrembërimit të konkurrencës nga kompanitë në territorin e Republikës së Kosovës apo jashtë saj, nëse veprimet e tyre ndikojnë në tregun e Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Siç është specifikuar, MTS-ja në Kosovë ka blerë operatorë kabllorë në veri dhe në jug të lumit Ibër: VGN Net nga Mitrovica e Veriut, Lika nga Zveçani, Ivan Radosavljeviq nga Leposaviqi dhe Herc International në Shtërpca. Në fund të vitit 2021, REL-i shkroi për blerjen e Herc-it, një prej operatorëve më të mëdhenj kabllorë në jug të Ibrit. Në atë kohë ata i hoqën menjëherë kanalet e pavarura nga Serbia – N1 dhe Nova S – të cilat janë në pronësi të The United Group, por ndërkohë u kthyen.

Në anën tjetër, disa banorë të veriut, me të cilët ka folur Radio Evropa e Lirë e të cilët kanë shfrytëzuar shërbimet e kompanisë VGN Net deri në shitjen e aksioneve te kompania MTS, nuk i kanë më këto dy kanale.

N1 dhe Nova S, janë ndër kanalet e pakta me qëndrim kritik ndaj autoriteteve në Serbi.

MTS-ja pa koment, përgjigjet Telekomi i Serbisë

REL-i kontaktoi me drejtorin e kompanisë MTS në Kosovë, Dejan Ognjanoviq, për të marrë një koment për hetimin e udhëhequr nga Autoriteti për Mbrojtjen e Konkurrencës. Megjithatë, Ognjanoviq tha se Telekomi i Serbisë ka bërë një deklaratë lidhur me këtë rast dhe se nuk ka çfarë të shtojë.

Përndryshe, Telekomi i Serbisë deklaroi më 30 korrik se MTS d.o.o. operatorët kabllorë të përmendur i ka blerë në periudhën nga viti 2019 deri në vitin 2021, kur ishte në fuqi ligji i vjetër për mbrojtjen e konkurrencës dhe sipas të cilit ai nuk ishte i detyruar të raportonte “përqendrimet në lidhje me blerjet në fjalë”.

Në njoftim thuhet se MTS d.o.o. ka funksionuar gjithmonë “me ndërgjegje, transparencë dhe në përputhje me rregulloret përkatëse”, dhe shpreson që organet rregullatore në Kosovë të punojnë në mënyrë të paanshme dhe të pavarur.

“MTS d.o.o. ka paraqitur deklaratat e saj me shkrim për këto hetime në dy raste dhe sinqerisht shpreson që Autoriteti (organ për mbrojtjen e konkurrencës) të respektojë argumentet tona dhe të pezullojë hetimin”, shtohet.

Kontestohet edhe adresa e regjistrimit të MTS d.o.o.

Radio Evropa e Lirë konfirmoi se MTS d.o.o. është në mesin e dhjetëra kompanive me adresa të kontestuara. Në një listë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës MTS-ja në Mitrovicën e Veriut është e regjistruar si kompani në “territorin e Serbisë”.

Kjo ministri thekson se të dhëna të tilla nuk mund të tolerohen dhe bëhet e ditur se do t’u hiqet licenca e punës, si në rastin e televizionit Klan Kosova, të cilit në dokumentet e regjistrimit janë shënuar dy qytete në Kosovë – Pejë dhe Gjakovë – por si pjesë të Serbisë. Drejtori aktual i MTS-së në Kosovë, Dejan Ognjanoviq, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka koment për këtë temë.

Ndryshe, Zoran Milojeviq figuron si drejtor i MTS-së në dokumentet e regjistrimit. Ai njihet edhe me pseudonimin “Zelja” dhe deri para dy vjetësh ishte shef i MTS-së në Kosovë. Ai është gjithashtu zyrtar në Partinë Progresive Serbe (SNS) në pushtet dhe më parë ka qenë i punësuar në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë./REL

Next Post
Lëkundje të forta tërmeti në Itali, mbyllen shkollat, pezullohen trenat

Tërmeti ‘shkund’ sërish Turqinë, ja ku ishte epiqendra! Mediat turke: Qytetarët në ankth për situatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
Publikimi i videove intime online, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

Publikimi i videove intime online, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

October 1, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe për Kodin e ri: Avokati merr fuqi hetimore, prokurorit i del “konkurrent” përballë.

October 1, 2026
Vizita e Von der Leyen në Tiranë, ambasadorja e BE: “Qëllimi është afër”, Shqipëria ndër vendet pararendëse të integrimit

Vizita e Von der Leyen në Tiranë, ambasadorja e BE: “Qëllimi është afër”, Shqipëria ndër vendet pararendëse të integrimit

October 1, 2026
“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

October 1, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

Bejko: “Luftë pushtetesh” për Kodin Penal, synohet t’i hiqet SPAK-ut statusi special

October 1, 2026
Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

October 1, 2026
Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

October 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kodi Penal duhet të ndryshojë nenin që ka krijuar Republikën e Prokurorëve

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com