• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kompania e ish-Presidentit Trump nën kërcënimin e akuzave penale/ Dyshime lidhur me përfitime që u ofron drejtuesve të lartë

by Java News
26/06/2021 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurorët në Manhatan po shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së akuzave penale ndaj organizatës së ish-Presidentit Trump, pas një hetimi të gjatë lidhur me transaksionet e tij të biznesit.

Gazeta New York Times, duke cituar burime me njohuri mbi këto zhvillime, shkruan se akuzat mund të ngrihen që në fillim të javës tjetër lidhur me përfitime që kompania u ofron drejtuesve të lartë, si apartamente, makina e pagesa për studimet universitare apo në shkolla private.

Avokati i organizatës Trump, Ron Fischetti tha se kishte zhvilluar një bisedë përmes lidhjes me kompiuter me zyrën e Prokurorit të Manhatanit, Cyrus Roberts Vance të enjten në përpjekje për t’i bindur të mos ngrenë akuza penale ndaj kompanisë, por shtoi se akuzat janë të pritshme.

Nëse ngrihen akuza të tilla, janë tërësisht absurde dhe të pashembullta. E gjithë kjo po bëhet vetëm për t’u hakmarrë ndaj Donald Trumpit,” tha ai të premten në komente për agjencinë e lajmeve Associated Press.

“Ne do të deklarojmë pafajësinë dhe do të paraqesim kërkesë që akuzat të mos merren parasysh për hapje procesi gjyqësor”.

Zyra e Prokurorit të Distriktit në Manhatan nuk pranoi të bënte komente.

Deri tani procesi i gjatë hetimor nuk ka rezultuar në akuza. Prokurorët kanë kohë që analizojnë dokumentacionin fiskal të ish-presidentit, kanë paraqitur urdhra gjykate për nxjerrjen e dokumenteve dhe kanë intervistuar dëshmitarë që kanë punuar nga afër me ish-presidentin si dhe drejtues të kompanisë.

Zyrtarë të rendit që janë në dieni të procesit thonë se hetimet kanë arritur një pikë kritike. Një juri e madhe u thirr kohët e fundit për të analizuar provat dhe Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James tha se do të emërojë dy juristë të punojnë me zotin Vance në këtë proces hetimor.

Procesi hetimor është përqëndruar pjesërisht tek shefi i financave të organizatës Trump, Allen Weisselberg.

73-vjeçari Weisselberg është në vëmendje pasi janë ngritur pikëpyetje për faktin se i biri ka përdorur një apartament në pronësi të kompanisë Trump me kosto të ulët ose falas, si dhe ka pikëpyetje për pagesat e shkollimit në institucione private për nipat e zotit Weisselberg.

Avokatja e zotit Weisselberg, Mary Mulligan, nuk iu përgjigj kërkesës për komente të premten.

Praktika e shpërblimit të punonjësve më të vlerësuar me dhurata të çmueshme nuk është e paligjshme, por në shumë raste këto dhurata taksohen si pjesë e të ardhurave të individit. Zoti Fischetti tha se do të ishte keqinterpretim i ligjit nga prokurorët nëse ngrenë akuza lidhur me këto shpërblime e dhurata.

“Kemi analizuar raste në një periudhë 100 vjeçare dhe nuk kemi gjetur asnjë shembull kur një punonjës është shpallur nën akuza për marrje dhuratash,” tha ai. Ai shtoi se që një akt i tillë të ishte shkelje ligji, do të duhej të ishte bërë për interes të kompanisë dhe me dijeninë e kompanisë. Prokurorët nuk kanë prova të tilla”. /VOA/

g.kosovari

Next Post
“Si të jesh në shtëpi”/ Foto e parë e vrasësit të Caroline brenda burgut. Piloti merr vizitën e parë në qeli: Humba gjithçka!

“Si të jesh në shtëpi”/ Foto e parë e vrasësit të Caroline brenda burgut. Piloti merr vizitën e parë në qeli: Humba gjithçka!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
Ngjarje e rëndë në Itali. Djali 53-vjeçari dyshohet se mbyti nënën e tij pas konflikteve të vazhdueshme

Ngjarje e rëndë në Itali. Djali 53-vjeçari dyshohet se mbyti nënën e tij pas konflikteve të vazhdueshme

September 28, 2026
Gjashtë vite nga miratimi/ PS-PD, konsensus për korrigjimin e Reformës në Drejtësi

Kryengritja e Pallatit të Drejtësisë konfirmon dëshirën për të drejtuar “Republikën”

September 28, 2026
Tragjedia në Athinë, ku humbën jetën tre shqiptarë, zbardhet pista kryesore e shpërthimit

Tragjedia në Athinë, ku humbën jetën tre shqiptarë, zbardhet pista kryesore e shpërthimit

September 28, 2026
Pendesa e fisme gjermane dhe krenaria e përzishme serbe

“Dështoi sistemi”, Lleshaj: Në SHISH duhen njerëz të provuar dhe me integritet, jo eksperimente

September 28, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Java nis me përplasje! Meri Shehu ngre alarmin për disa shenja

September 28, 2026
Një telefonatë në 999 zbuloi gjithçka, si u kapën 5 britanikët pranë bazës së RAF-it -

Lirohen pesë komplotistët në Angli, u arrestuan se dyshoheshin për sulm ndaj bazës amerikane, dalin në liri me kusht

September 28, 2026
Protesta në ditën e 121-të në Tiranë, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë

Protesta në ditën e 121-të në Tiranë, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com