• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komiteti Teknik për situatën e COVID/ Fico: Risku është shtuar, Universitetet do të vazhdojnë online

by Java News
23/11/2020 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Teknik i Ekspertëve për luftën kundër COVID ka dalë në një deklaratë për mediat.

Gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë, Fico u shpreh se raporti i vdekjeve nga COVID të personave të prekur është rritur me 2.1%.

Ajo tha se nga të dhënat e deritanishme rezulton se 48% e vdekjeve janë të gjinisë mashkullore, ndërkohë që 52% janë femra.

Grupmoshat më të prekura nga COVID-19 sipas ISHP janë 65 deri në 74 vjeç, dhe 55 vjeç deri në 64 vjeç!

“Kemi vlerësuar dhe po monitorojmë me vëmendje situatën e COVID 19 dhe ecurinë e epidemisë në vend. Ashtu siç kemi bere me dije çdo dite ne raportimin ditor, situata paraqitet ne një nivel risku te shtuar per arsye te rritjes se rasteve pozitivë ditore shprehur qarte me nje rritje te incidences 14 ditore:

Incidenca dy javore rezulton e rritur me 301 persona për 100 mijë banorë.
Mesatarja ditore e rasteve pozitivë 704 për javën që lamë pas.
Raporti i vdekjeve me raste pozitivë është 2.1% gjatë kësaj jave.
Meshkuj 48%
Femra 52%
Moshat më të prekura 65-74
Ndjekur nga 55-64
Testimet 5.8 në 1000 /javë (rekomandimi obsh 1/1000 javë)”, tha Albana Fico.

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, deklaroi se mësimi online do të vijojë edhe për një periudhë tjetër pa afat.

“Ka në rëndim të lehtë të situatës, por është në kontroll. Mësimi në universitete do të vazhdojë online edhe për një periudhë në varësi të njoftimit që do të bëjmë“, tha zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Ndërkohë Rakacolli i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat kundër përhapjes së Covid.

“Të nderuar qytetarë vetëm nëse do të  zbatoni ato masa që ne me shumë forcë i kemi kërkuar vazhdimisht, vetëm në këtë mënyrë do ta ndalojmë epideminë.

Në vendimet që marrim jemi të orientuar nga numrat konkret dhe nga rekomandimet që bën OBSH dhe që bëjnë kolegët tanë në botë.

Prandaj të vazhdojmë të mbajmë maskat, të mos shkojmë në lokale, të mos grumbullohemi më shumë se 10 veta, të eliminojmë ceremonitë, të kufizojmë pjesëmarrjen tonë në aktivitete dhe të respektojmë protokollet e siguresë”, tha Rakacolli.

g.kosovari

Next Post
Rihapet gara ndërkombëtare për aeroportin e Vlorës/ Balluku: Presim ofertat deri më 23 dhjetor

Rihapet gara ndërkombëtare për aeroportin e Vlorës/ Balluku: Presim ofertat deri më 23 dhjetor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In