• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Reforma zgjedhore të miratohet me dialog, të reformohen partitë

by Java News
12/08/2019 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon nga palët që të nisin dialogun dhe të miratojnë Reformën Zgjedhore me konsensus. KSHH thotë se rishikimi i sistemit zgjedhor kërkon paralelisht një reformë ligjore në mënyrën e organizimit dhe funksionimit të partive politike.

Situata politike në vend vazhdon të jetë e tensionuar, deklaron më tej Komiteti Shqiptar i Helsinkit duke theksuar se qytetarët nuk dëshirojnë një përplasje të tilla të vazhdueshme.

Reagimi i plotë i Komitetit Shqiptar i Helsinkit
Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj”, dhe nenin 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, me Dekretin nr. 10928, datës 05.11.2018 caktoi datën 30 qershor 2019, për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në vendin tonë. Pas caktimit të kësaj date, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) monitori në 9 Bashki të vendit, me anë të 110 vëzhguesve të tij, disa aspekte kryesore të procesit parazgjedhor, të ditës së votimit (30 Qershor 2019) dhe të numërimit. Monitorimi ynë i pjesshëm u shtri në një numër të kufizuar qendrash votimi dhe KZAZ, ndaj gjetjet e pasqyruara në raportin përfundimtar nuk mund të konsiderohen të plota dhe as gjithëpërfshirëse. Mgjth, ato mund të vlejnë në drejtim të identifikimit të disa problematikave që mund të mbahen në konsideratë në kuadër të reformës zgjedhore, reformë kjo e cila ka dështuar me nismat e ndërmarra vitet e fundit nga Kuvendi i RSH.

KShH vlerëson se reforma zgjedhore kërkon konsensus dhe dialog të gjerë politik, transparencë dhe gjithëpërfshirje. Është e nevojshme të merren në shqyrtim rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të pasqyruara në raportet e katër proceseve zgjedhore të fundit, përfshi edhe të dt.30 Qershor 2019. Rekomandim kyç është ai për depolitizimin e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, i cili edhe në këto zgjedhje nuk u përmbush. Lidhur me sistemin zgjedhor, mendojmë se kjo çështje kërkon një analizë të thelluar, objektive dhe të gjithanshme. Rishikimi i sistemit zgjedhor kërkon paralelisht një reformë ligjore në mënyrën e organizimit dhe funksionimit të partive politike, forcimin e demokracisë së tyre të brendshme, ndarjen dhe balancimin e kompetencave të kryetarit të partisë për zgjedhjen e kandidaturave që i propozohen elektoratit. Pavarësisht se çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e tij, në mënyrë të veçantë për këtë çështje duhet të ketë konsultime dhe dëgjesa publike me qytetarët që janë aktiv në jetën publike.

Për ligjshmërinë e zgjedhjeve të dt. 30 qershor 2019 do të vendosin organet kompetente. Gjithashtu, raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it përbën një udhërrëfyes të rëndësishëm që duhet të lexohet nga të gjithë palët me objektivitet dhe paanshmëri. Por pavarësisht nga kjo, KShH shpreh shqetësimin se situata politike në vend vazhdon të jetë e tensionuar. KShH mendon dhe shpreson se mund dhe duhen gjetur rrugët dhe mekanizmat e zgjidhjes së saj. Qytetarët nuk dëshirojnë një përplasje të tilla të vazhdueshme, në një moment kur për ta në rend të ditës duhet të jenë problemet social-ekonomike. Për më shumë informacion, ju ftojmë të njiheni me raportin përfundimtar të monitorimit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit. /l.m

Next Post
Shteti më i izoluar në botë/ Nëse mendoni për Korenë e Veriut gaboni, çfarë dini për Turkmenistanin?

Shteti më i izoluar në botë/ Nëse mendoni për Korenë e Veriut gaboni, çfarë dini për Turkmenistanin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri serb i përgjigjet Ramës: Kosova ndodhet brenda kufijve të Serbisë, të njohura nga OKB-ja

Ministri serb i përgjigjet Ramës: Kosova ndodhet brenda kufijve të Serbisë, të njohura nga OKB-ja

August 11, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Mjekësi për eksport dhe shëndetësi për import

August 11, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Nuancat larushe të “elektoratit gri”

August 11, 2026
VIDEO/ Makthi i zjarreve në Kanada, mbi 20 mijë banorë të tjerë ikin, një i vdekur! Flakët po përhapen me shpejtësi

VIDEO/ Makthi i zjarreve në Kanada, mbi 20 mijë banorë të tjerë ikin, një i vdekur! Flakët po përhapen me shpejtësi

August 11, 2026
E bujshme nga Argjentina, pas vdekjes së babait Lionel Messi merr pushim të pacaktuar në afat! I duhet kohë për të rikuperuar dhimbjen

E bujshme nga Argjentina, pas vdekjes së babait Lionel Messi merr pushim të pacaktuar në afat! I duhet kohë për të rikuperuar dhimbjen

August 11, 2026
Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie, flakë të fuqishme dhe terren i vështirë! 40 efektivë dhe 5 zjarrfikëse në operacion

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Drenie, flakë të fuqishme dhe terren i vështirë! 40 efektivë dhe 5 zjarrfikëse në operacion

August 11, 2026
Zjarret në Evropë / Mijëra të evakuuar nga përhapja e flakëve në Itali, Francë dhe Spanjë

HARTA e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin, 25 vatra në 24 orë: Aksion me 365 forca dhe 4 helikopterë, 5 ende aktive

August 11, 2026
“Sot nis një kapitull i ri”- Gjimshiti bëhet zyrtarisht “sheik”, kalon në Arabinë Saudite! Mesazhi: Atalanta gjithnjë në zemrën time!

“Sot nis një kapitull i ri”- Gjimshiti bëhet zyrtarisht “sheik”, kalon në Arabinë Saudite! Mesazhi: Atalanta gjithnjë në zemrën time!

August 11, 2026
Nigel Farage ‘befason’ përsëri: Të huajt që vrasin ose përdhunojnë në Britani do t’i dërgojmë në burgje në Kosovë!

Nigel Farage ‘befason’ përsëri: Të huajt që vrasin ose përdhunojnë në Britani do t’i dërgojmë në burgje në Kosovë!

August 11, 2026
“Thuaji lamtumirë fëmijëve të tu”- Detaje tronditëse nga krimi në SHBA, nëna 22-vjeçare i çoi video burrit para se të vriste 2 nga të miturit

“Thuaji lamtumirë fëmijëve të tu”- Detaje tronditëse nga krimi në SHBA, nëna 22-vjeçare i çoi video burrit para se të vriste 2 nga të miturit

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com