• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komiteti i Trashëgimisë, UNESCO miraton raportin për Beratin e Gjirokastrën

by A R
06/07/2017 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare merr pjesë në  sesionin e 41 të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, që zhvillohet në Krakow, Poloni në datat 2-12 korrik 2017. Delegacioni shqiptarë përfaqësohet nga  Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Shqipërisë pranë UNESCO-s, Venera Domi, drejtoresha e Institutit të Monumenteve, Arta Dollani dhe  Kozeta Angjeliu,  Drejtoria e Trashëgimisë Materiale dhe Muzeve në Ministrinë e Kulturës.

Delegacioni shqiptar raportoi për gjendjen aktuale në Qendrat Historike Berat dhe Gjirokastër, në mbrojtje të UNESCO-s dhe  shprehu edhe njëherë vullnetin dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore duke theksuar se në çdo hap respektohen rekomandimet e UNESCO-s, ndërsa raportoi se shteti shqiptar ka ndërhyrë në një numër të konsiderueshëm objektesh në Gjirokastër dhe në Berat,  si dhe ka ngritur disa  operacione financiare me vlerë të lartë siç është projekti i restaurimit të Qafës së Pazarit me Fondacionin Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, marrëveshja me Bankën Botërore për Beratin dhe Gjirokastrën.

Sesioni 41-t i Komitetit të Trashëgimisë Botërore miratoi pa vërejtje progres-raportin e paraqitur nga Qeveria shqiptare për Qendrat Historike Berat e Gjirokastër.

Sesioni 41-t i UNESCO-s vlerësoi bashkëpunimin  shumë efikas që është vendosur me Ministrinë e Kulturës dhe vuri theksin  edhe në një fushë tjetër me rëndësi si mjedisi, ku edhe këtu UNESCO po jep një asistencë të vyer me implementimin e projektit për forcimin e menaxhimit të përbashkët të Liqenit të Ohrit, në përfundim të të cilit pritet që pjesa shqiptare të regjistrohet në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke iu bashkuar pjesës maqedonase.

Komiteti i Trashëgimisë Botërore përbëhet  nga 21 përfaqësues  të Shteteve Pjesëmarrëse  në Konventë, të cilët  po diskutojnë   në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë botërore kulturore dhe natyrore të zgjedhur nga Asambleja e Përgjithshme e Shteteve Pjesëmarrëse  në Konventë.

Next Post
“Në zgjedhje tentuan të ndërhyjnë shumë shtete”, ‘bomba’ e Trump

"Në zgjedhje tentuan të ndërhyjnë shumë shtete", 'bomba' e Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com