• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komiteti i Ekspertëve publikon të dhënat: Po shtohen infektimet e moshave 25-34 vjeç

by A R
06/01/2021 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti Teknik i Ekspertëve në një komunikim periodik me mediat në lidhje me situatën epidemiologjike në Shqipëri ka bërë një raportim të situatës javore.

“Situata epidemiologjike në vend është vlerësuar në mënyrë dinamike gjatë gjithë periudhës së pandemisë dhe specifikisht gjatë periudhës së festave të fundvitit duke u mbeshtetur në indikatorët mbi: vlerësimin 14 ditor të situatës lidhur me incidencën 14 ditore e cila paraqitet me një tendencë në ulje, totalin e rasteve të hospitalizuara dhe që kërkojnë trajtim reanimator si dhe totalin e rasteve vdekje.”, tha Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Prof. Albana Fico.

Prof. Fico ka bërë dhe një përmbledhje të situatës epidemiologjike referuar të dhënave javore ndërkohë që ka bërë me dije se është vënë re një rritje e pozitivitet në moshat 25-34 vjeç.

“Vetëm gjatë javës së fundit niveli i incidencës është ulur dhe është në vlerën 110 raste për 100.000 banorë. Incidenca e rasteve me COVID-19 për Shqipërinë është 227 raste për 100,000 banorë krahasuar me dy javët e mëparëshme 9-22 Dhjetor ku incidenca e rasteve me COVID-19 ishte 330 raste për 100,000 banorë. Vendin më të rëndësishëm të rasteve të konfirmuara e zë grupmosha 55-64 vjeç me 20% të rasteve të konfirmuara e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18% të rasteve të konfirmuara dhe grupmosha 45-54 vjeç me 17% të rasteve. Vihet re që ka një rritje në grupmoshen 25-34 ndaj gjejmë rastin të bëjmë një apel tek të rintjë, të zbatrojmë masat, të mos grumbullihen pasi kjo përkthehet në raste infektimi”, tha Fico.

Në fjalën e saj Fico e ka përshrkuar situatën si të qëndrueshme, por dukë bërë thirrje që nuk ka vend për kënaqësi pasi duhet të vazhdojmë me respektimin e masave.

“Situata për këto dy javë mbetet e qëndrueshme me zbritje të lehta të cilat janë për t’u parë në vijimësi. Nuk ka vend për vetëkënaqësi. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që në fund të ditës ne jemi akoma në një situatë ku transmetueshmëria është e lartë, ku pozitiviteti është ai që ne përmendëm ku rastet spitalore vazhdojnë të jenë të rëndësishme si numër dhe mbi të gjitha jemi në pikën ku duhet të jemi tejet të kujdesshëm në zbatimin masave”, bëri thirrje Fico.

/a.r

Next Post
Qëndrojnë në fuqi masat anti-COVID/ Racakolli: Vijon ‘ora policore’, universitetet online dhe pezullimi i fluturimeve me Britaninë

Qëndrojnë në fuqi masat anti-COVID/ Racakolli: Vijon 'ora policore', universitetet online dhe pezullimi i fluturimeve me Britaninë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In