Paketa e shumëkontestuar e “anti-shpifjes”, ka përfunduar në duart e Komisionit të Venecias.
Në muajin mars do të shqyrtohen të dyja ligjet që përmbajnë këtë paketë dhe ky fakt është publikuar në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias.
Po ashtu në të njëjtin muaj “Venecia” do të shqyrtojë edhe kërkesën e Presidentit Ilir Meta, lidhur me zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Sakaq në mbledhjen e ditës së sotme Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese rrëzoi dekretin e kreut të shtetit, për mediat elektronike, pjesë e paketës “Anti-shpifje”.
Sipas Partisë Socialiste, argumentat e Presidentit nuk janë të qenësishme.
Institucioni i Presidentit përfaqësohej në këtë mbledhje nga këshilltari ligjor, Bledar Dervishi, i cili theksoi se dispozitat e paketës ligjore bien në kundërshtim me kushtetutën për të drejtat e lirisë së medias por përfaqësuesit e mazhorancës janë shprehur të vendosur për këtë paketë dhe kështu dekreti i Metës është rrëzuar.
g.kosovari