• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni Rregullator/ Përfaqësuesit e PD nuk duan Zegjine Çaushin në Kuvend, Helga Vukaj: Jemi kërcënuar!

by B K
28/08/2025 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Rregullator i mbledhur sot certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke i hapur kështu rrugën Presidentit Bajram Begaj të thërrasë seancën e parë të Kuvendit. Në mbledhje, dy përfaqësuesit e PD-së, Muharrem Ccakaj dhe Helga Vukaj votuan kundër, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si forca që përfaqësojnë që e cilëson procesin një farsë zgjedhore.

Çakaj tha se Komisioneri Shtetëror ka ndjekur dy standarde të ndryshme kur ishte rasti i Zegjine Çaushit që u fut në Kuvend dhe kandidatëve të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet.

Ndërkohë anëtarja tjetër e propozuar nga opozita, Helga Vukaj hodhi akuza të fortë për përfaqësuesit e PS-së, në Komisionin Rregullator, të cilët sipas saj i kanë kërcënuar për të votuar siç ata kanë dashur.

Muharrem Cakaj: Në listën e Fierit, Komisioneri ka miratuar dorëheqjen e kandidates për deputete, Maldrita Bardha dhe ka hyrë kandidatja Zegjine Caushi. Referuar Kodit Zgjedhor, emrat në listën e kandidatëve nuk ndryshohen pas miratimit nga KQZ. Marrëveshjet kolektive apo deklaratat paraprake nuk përbëjnë shkak për ndërprerjen e mandatit. Mandati sipas kushtetutës ndërpritet pasi është fituar. Komisioni i cili i vë vulën rezultatit është Komisioni Rregullator. Si mund të heqësh dorë nga mandati që nuk e ke fituar? Ndërkohë që në rastin e koalicionit Shqipëria Bëhet është mbajtur tjetër standard.

Drejtoresha e KQZ: KQZ ka mbajtur të njëjtin standard për shpërndarjen e mandateve të deputetëve. Mandati fillon ditën kur e shpall komisioni i Zgjedhjeve, pra jemi ne.

Cakaj: Po pra po, atë u lexova dhe unë por komisioni përkatës i zgjedhjeve nuk është Komisioneri Shtetëror, është Komisioni Rregullator. Si mund të japësh dorëheqjen nga një gjë që nuk e ke fituar.

KQZ: Komisioneri ka pranuar dorëheqjen, ku Zegjineja është futur në vend të Maldritës kur do ti kalonte mandati. Është aplikuar neni 71, pika 1 e Kushtetutës.

Helga Vukaj: Paraardhësi juaj (i drejtohet përfaqësueses së PS në Komisionin Rregullator Elena Xhina) solli precedentin më të keq në historinë e KQZ-së, arriti dhe guxoi të na kërcënonte haptas ne dy anëtarëve, në imponim të dëshirës së tij apo vullnetit të tij partiak për të votuar sicc donte ai për zgjedhjet e Himarës. Kjo ishte e rëndë.

Muharrem Cakaj: Mandati i deputetit fillon ditën që rezultati shpallet nga KQZ. A mund të ushtrojë detyrën e deputetit një deputet vetëm me vendimin e Komisionerit pa kaluar nga Komsioni Rregullator? E merr dot Presidenti vendimin për thirrjen e Kuvendit? Jo. Vota ime është kundër këtij propozimi. Do të doja shumë pas 5 vitesh që së paku njëherë KQZ, partitë politike dhe e gjithë politika të kishte plotësuar standardet zgjedhore. KQZ është kthyer në një KQZ tenderash. Përballë potencës së maxhorancës, kemi një KQZ impotente. Por kur vjet puna te tenderat, KQZ bëhet aq potente saqë i bën tenderat edhe me negociim të drejtpërdrejtë.

Helga Vukaj: A janë të vërteta këto shifra? A vijnë ato sipas një procesi real, të një vote të pacenuar, a u kryen të gjitha procedurat ligjore siç parashikon Kodi Zgjedhor? Aspak! Administrata e KQZ është e njëanshme, e partizuar dhe e sugjestionuar nga jashtë për të ndjekur interesat e partisë-shtet. Shikoni mbledhjet tona kur kemi ekspozuar shkelje të natyrave të ndryshme apo kapje të momenteve kur administrata merrte përsipër të dilte mbi komisionin rregullator me qëllim që procesi i votës nga jashtë të ishte ashtu siç donin të ishte.

Next Post
Nikoll Lesi i kthehet Mediut: Pas 4 vjetësh Berisha mbush 85 vjeç, si do fitoni, apo kur ta marrë Zoti?

Nikoll Lesi i kthehet Mediut: Pas 4 vjetësh Berisha mbush 85 vjeç, si do fitoni, apo kur ta marrë Zoti?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In