• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni Qytetar Poliçan – Zëri i banorëve në pushtetin vendor

by Java News
26/11/2018 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ymer Hoxha/

Kur përmend Poliçanin mendja të shkon tek ish kombinati ushtarak dikur krenaria e industrisë ushtarake shqiptare, që sot ka mbetur një territor i madh i rrethuar që fle dhe pret të zgjohet nga gjumi letargjik shumë vjeçar. Pastaj të shkon mendja tek qyteti i vogel i ngritur në rrëzë të malit Tomor. Qyteti i Poliçanit ndodhet rreth 25 km larg Beratit dhe po aq nga qyteti i Çorovodës dhe kanioneve të famshme të Skraparit. Bashkia e Poliçanit është një nga pesë bashkitë e qarkut Berat ndër 61 bashkitë e Shqiperisë. Reforma Administraitovo-Territoriale e vitit 2014 i krijoi mundësinë e zgjerimit edhe me dy ish komuna të rrethit Berat, atë të Vërtopit dhe të Tërpanit duke i dhënë një shtrirje të madhe gjeografike. Me 8 mijë banorët e qytetit dhe rreth 18 mijë banorët e bashkisë është një ndër bashkitë e vogla në vend. Jetesa në qytet përballohet nga puna në industrinë e nxjerjes dhe përpunimit të pllakave të gurit në malin e Tomorit dhe në ato pak njësi ekonomike të mbetura nga ish sistemi komunist. Në zonat rurale fermerët merren me ngastrat e tyre të vogla të copëzuara dhe me blegtori. Godina e bashkisë e vendosur në qendër të qytetit , e cila është rikonstrukuar dhe e rregulluar mbetet ambjenti më i vizitueshëm nga qytetarët pasi aty marrin të gjtha shërbimet publike që ofron pushteti vendor.

Por shtrirja e madhe gjeografike, distanca e fshatrave nga qendra e bashkisë, numuri i vogël i këshilltarëve bashkiakë, indiferenca e qytetarëve ndaj punës dhe veprimtarisë të pushtetit vendor e kanë larguar pushtetin nga qytetari. Pikërisht me synimin për të nxitur reagimin qytetar, sidomos të qytetarit të harruar në zonat periferike, dhe për të krijuar kulturën e reagimit komunitar në funksion të standardeve më të larta të demokracisë, të transparencës dhe të llogaridhënies, një numër aktorësh ndërkombëtarë janë investuar vitet e fundit në Shqipëri me donacione e mbështetje për qytetarë, grupe komunitare, media e shoqëri civile Këtë boshllëk po mundohet ta plotësojë LevizAlbania i cili është një projekt që synon të forcojë demokracinë vendore në Shqipëri përmes angazhimit të aktorëve të shoqërisë civile dhe individëve si kampionë të demokracisë për një qeverisje vendore cilësore.
Projekti LevizAlbania financohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga konsorciumi i tre organizatave shqiptare të suksesshme, “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, “Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim” dhe “Co-Plan”. Nëpërmjet organizatës “Misionarë të të Drejtave Sociale” me qendër në Kuçovë, LëvizAlbania ka finacuar projektin “Ngritja dhe funksionimi i Komisionit Qytetar në bashkinë e Poliçanit. Qëllimet kryesore të këtij projekti janë: Rritja e transparencës së pushtetit vendor; Stimulimi i qeverisjes së mirë dhe transparences; Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për rëndësinë e transparencës dhe pjesmarrjes në vendimmarrje. Si i tillë, projekti po sjellë një traditë në monitorimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit të pushtetit vendor në bashkinë e Poliçanit përbri luftës ndaj korrupsionit dhe për një qeverisje më të mirë dhe shërbime publke sa më afër qytetarit, veçanërisht në zonat periferike të qytetit dhe zonat rurale. Organizata Misionarë të të Drejtave Sociale Kuçovë me një eksperiencë të gjatë për çështjet vendore në këtë projekt synoi të shpjegojë një metodologji me vazhdimësi në këtë sferë të luftës ndaj korrupsionit, pasi ka aplikuar projekte të ngjashme edhe në bashki të tjera në vend. Ekspertët për çështjet vendore të kësaj organizate Artur Kurti, Shpëtim Nishani dhe Ymer Hoxha në takimet e shumta që kanë organizuar me të gjitha grupet e interesit kanë bërë të mundur përcjelljen e mesazheve pozitive te qytetarët e Poliçanit. Angazhimi qytetar nënkuptohet si një pjesëmarrje aktive në jetën e qytetarëve dhe në kontributin e tyre. Kryetari i bashkise Adriatik Zotkaj, i cili është në mandatin e katërt që drejton bashkinë Poliçan e ka mirëpritur këtë projekt dhe ka mbështetur zbatimin e tij, pasi siç ka theksuar në takimet e organizuara shkëmbimi i eksperiencës dhe pjesëmarrja qytetare do të shërbejë për përmirësimin e punëve tona në të ardhmen. Nga takimet dhe konsultimet e shumta me qytetarët janë përzgjedhur 25 përfaqësues nga të gjitha grupet e interesit ku 40 përqind e përbëjnë gratë dhe vajzat, të cilët do të përfaqësojnë mendimin qytetar në marrëdhënie me këshillin bashkiak dhe administratën e bashkisë. Komisioni qytetar drejtohet nga Sidorel Çelaj dhe Sofie Kuçi, dy figura qytetare të njohura në Poliçan. Antarët e këtij komisioni qytetar janë trajnuar edhe për njohjen e akteve ligjore që rregullojnë veprimtarinë e pushtetit vendor si dhe kanë shkëmbyer eksperincë me komisionin qytetar të bashkisë Kuçovë, i cili ka 20 vjet që funksionon pranë kësaj bashkie. Për ta institucionalizuar këtë komison u firmos një memorandum bashkëpunimi ndërmjet bashkisë, këshillit bashkiak dhe komisionit qytetar të bashkisë Poliçan. Bashkëpunimi synon të krijojë një infrastrukturë të qëndrueshme informimi për qytetarët. Si i tillë, do të këtë në vëmendje të tij zhvillimin e një tradite vlerësimi dhe stimulimi të kujtdo që kontribuon për transparencën e administratës publike përballë qytetarit dhe qeverisjen e mirë. Memorandumi synon të inkurajojë qytetarët që të jenë më të angazhuar në proçeset vendim marrëse që kanë një ndikim në jetën social-ekonomike të bashkisë Poliçan; të shërbejë për të çuar përpara të kuptuarit nga ana e qytetarëve mënyrën e ushtrimit të funksioneve zyrtare nga qeverisja vendore; ti ofrojë komunitetit mundësi që të ndikojë dhe të marrë pjesë në zhvillimin e programeve dhe projekteve për zonën ku ata banojnë.
Duke patur në fokus qytetarin dhe shërbimet që i ofrohen atij, ky bashkëpunim tenton të arrijë një sjellje më transparente të organeve vendore në ofrimin e shërbimit ndaj publikut, dhe rritjen e ndërgjegjësimit të këtij të fundit për mbrojtjen e të drejtave të tij dhe pjesëmarrjes në vendimmarrje.
Në veçanti në fokus të këtij bashkëpunimi do të përmendim:
Bashkia dhe Këshilli Bashkiak do të pёrfshijё Komisionin Qytetar nё çdo vendimmarrje qё lidhet me interes të madh publik siç janë: programet e zhvillimit të përgjithshëm vendor; miratimi i paketës fiskale, veçanërisht miratimi i tarifave vendore; miratimi projekt-buxhetit dhe buxhetit vjetor; percaktimi i projekteve prioritare te investimeve nga të ardhurat vendore; diskutimi i planeve te veprimit per permiresimin e sherbimeve publike dhe standartizimin e tyre; çështjet social-kulturore dhe sportive, etj. Motoja e punës së përbashkët do të jetë:
“Një qytetar nuk është dikush që na ndërpret punën, por është qëllimi i punës sonë. Qytetarët nuk duhet të mendojnë se çfarë mund të bëjë Qyteti për ta, por të mendojnë se çfarë do të bëjnë ata për qytetin”.
Ymer Hoxha
Ekspert për çështjet vendore

 

Next Post
Presidenti Meta nderon ish-lojtarët e Flamurtarit, merr një dhuratë të veçantë

Presidenti Meta nderon ish-lojtarët e Flamurtarit, merr një dhuratë të veçantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas!

January 27, 2026
Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

Efektivi vrau 20-vjeçarin se mbante pistoletë në dorë, arma e të riut rezulton plastike

January 27, 2026
30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

30 viktima nga stuhia në SHBA, mbi 20 shtete shpallin gjendjen e emergjencës

January 27, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në Durrës, humb jetën i moshuari, prangoset 27-vjeçari

January 27, 2026
“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

“M’u errësuan sytë”, zbardhet dëshmia e babait që plagosi vajzën: Isha nën efektin e alkoolit, ajo më injoronte

January 27, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Madhështore për Berishën, jo për opozitën

January 27, 2026
Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

Kadastra e Vlorës vjen në Tiranë, punonjësit kundër vendimit, shkarkohet nëndrejtori Sokol Shehaj

January 27, 2026
Kuvend, prezantohet pr.buxheti 2026 me vlerë 8.8 mld €/ Malaj: Rrit pensionet e pagat, përgatit vendin drejt BE-së

“508 mln lekë shtesë për Ujësjellësin”, Malaj: Fermerët në 2025 përfituan drejtpërdrejt 6.4 miliardë lekë

January 27, 2026
Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

Trump rrit tarifat ndaj importeve nga Koreja e Jugut në 25%, tensione mes Uashingtonit dhe Seulit

January 27, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Dado meriton vëmendje të madhe publike

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In