• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni për investimet strategjike/ Tabaku: Justifikimi i mazhorancës absurd, do ta çojmë në Kushtetuese

by Java News
28/06/2022 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar në “ABC Live” deputetja demokrate Jorida Tabaku ka sjellë edhe një herë në vëmendje çështjen e aeroportit të Vlorës. Tabaku, siç ka denoncuar edhe më herët, u shpreh se me këtë projekt po ndërtohet pa leje në zonë të mbrojtur ndërsa shtoi se e gjitha kontrata koncesionare është në shkelje të parimeve financiare.

“Po ndërtohet pa leje, duke prishur zonën e mbrojtur, dhe duke shkatërruar balancët e ndërtuara atje. Është shkelur konkurrenca, u është dhënë tenderi në rrugë korruptive dy kompanive pranë qeverisë. Nga ana tjetër  e gjithë kontrata koncensionare është në shkelje të parimeve financiare. Që të bëhet ai aeroport duhen siguruar të paktën 1 milionë udhëtues. Kapacitetet e munguara do t’i kompensojë buxheti i shtetit, me 138 milionë euro.”

Tabaku thotë që prej 6 muajsh komunikon me ministritë përkatëse, atë të Mjedisit dhe atë të Infrastrukturës dhe ish-ministri Klosi e garantoi kishte deklaruar aso kohe se zona është e mbrojtur dhe do të mbetet e tillë. Por megjithatë, Tabaku shton se fakt mbetet që do të ndërtohet në mes të një zonë të mbrojtur.

“Infrastruktura duhet të marrë parasysh ndikimin që ka në mjedis. Ndërton në mes të zonës së mbrojtur. Ka një mungesë informacioni të jashtëzakonshëm dhe unë kam kërkuar edhe interpelancë me ministren.”

Ndërsa, duke u ndalur tek Komisioni Hetimor për Investimet Strategjike, deputetja demokrate tha se justifikimi i mazhorancës për ta rrëzuar ishte absurd. Kjo pasi, sipas saj, nuk ka investitorë të huaj, por vetëm kompani të favorizuara nga qeveria.

“Nuk ka investitorë të huaj. Justifikimi i mazhorancës është absurd. Ata e kanë frikë hetimin. I frikësoi standarti që vumë ne në komisionin e Inceneratorëve.”

Tashmë, fjalën e ka SPAK-thotë deputetja demokrate.

“Unë nuk e kritikoj SPAK, kam aq shumë ankesa dhe prapë pres që të veprojë. Duhet ta lëmë të punojë.”

Jordia Tabaku theksoi po ashtu se ajo dhe deputeti Gazmend Bardhi do vijojnë që ta bëjnë transparente vendimmarrjen në lidhje me komisionin në fjalë.

“Do vazhdojmë ta denoncojmë këtë aferë dhe do ta dërgojmë në gjykatën Kushtetuese. Unë dhe Bardhi do të vijojmë të bëjmë transparencë për vendimmarrjen. Në ato 37 leje, 85 për qind janë zbatim i bregdetit të jugut. Janë 10 individë të zakonshëm që marrin tendera.” 

g/kosovari

Next Post
Të pish ujë çdo 15 minuta lufton koronavirusin? Cila është e vërteta

Qytetarët përfunduan në urgjencën e Kukësit/ Dalin rezultatet e analizave të ujit, Gjici: I bëj thirrje qytetarëve ta pijnë ujin

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Coni ne kushtetuese te gjitha vjedhjet qe ka bere e vazhdon te beje edvini,me hajdutat e tije te pa ngopur.ju nuke jeni ne parlament vetem per te pare e degjuar pislliqet e qeverise se edvinit.Justifikoni besimin e popullit,ne voten qe ju ka dhene populli.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In