Puna e Komisionit të Posaçëm për Dekriminalizimin është shtyrë për më 31 Dhjetor. Vendimi është marrë ditën e sotme në Konferencën e Kryetarëve me konsensusin e dy partive kryesore Partia Demokratike dhe Partisë Socialiste.
Afati i fundit për ndërhyrjet në ligj për Dekriminalizimin ishte 30 Qershor, por palët nuk arritën në një konkluzion deri në këtë datë. Për këtë arsye palët vendosën shtyrjen e afatit të punës së komisionit parlamentar për dekriminalizimin.