• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni për CEZ, Berisha nuk i përgjigjet asnjë pyetje, Balla: Mos ke ftohtë, se po dridhesh!

by Java News
12/12/2016 15:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni hetimor për CEZ, i drejtuar nga maxhoranca ka nisur, si herën e kaluar, me dëshmitar kryesor ish kryeministrin Sali Berisha, i cili nuk ka pranuar as kësaj here që të bëjë betimin standart përpara dfhënies së dëshmisë së tij. Në të kundërt, Berisha ka nisur të hedhë akuza drejtuar kreut të këtij komisioni, deputetit socialist Taulant Balla, duke e akuzuar se është një shpifës. Madje Berisha ka shtuar se Balla është dënuar me vendim të gjykatës për shpifje dhe nuk ka paguar gjobën, një element për të cilin vetë Balla ka ironizuar me ish kryeministrin, duke iu përgjigjur se nuk beson se ai ka ardhur për të marrë paratë.

Seanca është qetësuar pas disa minutash, teksa kreu i komisionit Taulant Balla i është drejtuar me një sërë pyetjesh konkrete, të cilat kanë marrë të njëjtën përgjigje nga Berisha: Shpifësi është shpifës dhe vetëm me nder shpifës! Në kundërpërgjigje, Balla ka ironizuar duke thënë se mos kërkon diçka për tu mbuluar, sepse po dridhej!

 DEBATI:

Berisha:Të dashur qytetarë…

Balla: Ju lutem, një fjalë, sepse nuk ka vlerë….

Berisha:Nuk mund të përdhoset betimi përpara një shpifësi ordiner, të dënuar nga gjykata në formë të prerë. Nuk ke kredenciale, nuk ke autoritet, të marrësh betimin e asnjë njeriut, derisa je i dënuar me vendim të gjykatës së prerë.

Balla: Mir të lutem mos u nxeh!

Berisha: Në këto kushte, nuk mundet kurrë, që përpara një shpifësi, dhe që u zotua pesë herë këtu, se sështë dënuar këtu… e bëri këtë zotërinj deputetë apo jo..? dhe unë në respekt të parlemrtntit, nërast se nuk është dënuar, deklarova se, pa ardhur një vendim nga sektori ligjor i parlamentit, nuk paraqitem. Ky sektor, nuk dha vendimin, dhe unë përpara dobësisë së këtij sektori dhe parlamentit, zgjodha të respektoj parlamentin….

Berisha:Ti je dënuar dhe nuk ke paguar gjobën për fyerje! Ti je një kryekriminel!

Balla: Sbesoj se ke ardhur të kërkosh lekët këtu!

Berisha: Nuk po flas këtu për akuza të tjera që të janë bërë, i cili është përdhunimi i një të sëmure…

Balla: Zoti dëshmitar… të lutem

Berisha: Ti nuk je i denjë si njeri.

Balla:Mos u mundoni ta prishni dhe këtë seancë. Ju lutem emër mbiemër sa për efekt të procesverbalit.

Berisha:Shkruajeni në proceverbal!

Balla: Gjeneralitet nuk i jepni dot? Interpretimi i dhënë nga kryetari i Kuvendit është shumë mirë hartuar. Duhet t’ju bëj me dije se Kuvendi ka një praktike të konsoliduar për këtë çështje. Një komision tjetër parlamentar i ngritur në 2006, ku hetohej në atë kohë prokurori i përgjithshëm Dhori Sollaku. Në atë kohë kërkoi përjashtimin e zotit Patozi, i cili kishte 4 gjyqe të humbura ndaj Sollaktu për shpifje. Dhe Kuvendi në atë kohë sqaroi se ky konflikt interesi nuk ka të bëjë me çështje të tilla parlamentare. Kur ka vakum të tillë, tejkalohet kjo çështje.

Berisha: Kjo është një shpifje e radhës e juaja. Në çdo fjalë që ti nxjerr, është vetë shpifje. Ti je këtu fytyra e Ramës, flet si ai.

Balla: Ju falënderoj për këtë që thatë.

Berisha: Rama kërkon të shpëtojë përmes teje nga 35 vite burg që e presin, sipas penalistëve më të shquar për vjedhjen me CEZ.

Balla: Unë kam Fytyrën që më kanë bërë prindërit të mi.

Ristani: Kur meret dëshmia nuk pyetet për opinione, pyetet për fakte… ju lutem mos e pyetni për opinione dëshmitarin.

Balla: Po faleminderit zoti nënkryetar, patjetër.

Balla: Ka filluar procedura e dorëzimit të kompanisë dhe privatizimit të saj pa dalë dhe pa u llogaritur sesa ishte çmimi i saj… a keni qenë në dijeni ju për këtë?

Berisha: Me nder shpifës, je bërë… je iu vetmi me nder shpifës! A mund ti thuash shpifësit zotëri?

Balla: Është një dëm 414 mln euro… nuk keni gjë për të thënë?!

Berisha: Ky është një shpifës, i dënuar nga neni për shpifje të ndyra!

Bode: Ne paranjoftuam që e gjithë kjo që ju bëni me zotin Berisha është një manovër politike, e cila synon që të tërheqë vëmendjen dhe të devijojë hetimin që po bëhet në komisionin tonë hetimor për CEZ. Ju nuk jeni duke bërë pyetje për të marrë sqarime dhe pyetje për të zbuluar çështje. Bëni pyetje të kundërligjshme. Ju e pyesni a keni dijeni për humbje apo shkelje…? Janë p[yetje të paligjshme këto!

Balla: Se cakton ti këtë nëse janë apo jo të paligjshme! Ku është procedura këtu?

Bode: është e jashtëligjshme sepse humbjet për të cilat flet ti, nuk i përcakton ti, por një audit ndërkombëtar! Ok? Jo ju, por institucionet!

Balla: Po shko coje dhe këtë në gjykatë Kushtetuese!

Bode: Citoni ligjet zotëri!

Balla: Unë po hetoj!

Bode: Po heton ligjin ti?

Berisha: Shpifësi po kavardiset në shpifjet e tij. Kërkon të shpëtosh kryehajdutin Edi Rama nga dënimi për vjedhjen e bërë me vlerë 634 mln euro, fatura të certifikuara një mbi një nga kompani ndërkombëtare. Por nuk shpëtoni dot. Aq sa shpëtove ti nga shpifjet, dhe morë atë që meritoje, aq do shpëtojë dhe ai, që do kalbet për 35 vjet sipas penalistëve më të mirë.

Balla:
Nuk e kuptova…

Berisha: Asgjë nuk kupton ti.

Balla: Harroni atë mbledhjen e Qeverisë ku ministri juaj i Financave ju tha po veproni gabim.

Ristani: Në cilën mbledhje është thënë kjo që sapo deklaruat. Ku është në procesverbal ma gjeni.

Balla: Ky ministri i Financave e ka patur gabim këtë që e ka thënë apo e ka të dëgjuar?

Bode: Ju po keqinterpretoni ato që lexoni aty.

Berisha: Në datën 9.6.2015 me vendim 1914, mendershpifësi është dënuar për shpifje. Ti ke fyer gjithë shqiptarët, ke përdorur kamerat për të mashtruar. Nuk mund të gënjejë një njeri kurrë 5 herë rresht para shqiptarëve. Kërkon të barazojë moralin e tij me moralin tuaj.

Balla: Për këtë 21 mld nuk ke gjë për të thënë… Se kjo që po thoni ju nuk ka lidhje me pyetjen.

Ristani: Menderkryetar, se ta gjeti tamam. Ta vuri festen sipas kokës.

Balla: Kur e thua ti Ristan ka edhe më shumë kuptim. Zoti dëshmitar, këshilli i ministrave ka marrë disa kompetenca që nuk ia jepte ligji. A keni dijeni për këtë VKM?

Berisha: Shpifësi është i lindur, çfarëdo që t’i bësh. Për të gjtihë këtë problem ka një vendim përfundimtar të Gjykatës së Lartë që ka rrëzuar gjithçka si një shpifje e ulët e kësaj qeverie. Ky mur shpifjesh ngrihet vetëm për të shpëtuar Ramën, i cili bashkë me të tjerët, me paratë që vodhi te CEZ-i, ngriti sarajet e Surrelit. Ti je shpifës, mos fol më.

Bode: Jeni duke shpifur lidhur me vendimin. E bëni nga padija, apo e bëni sepse jeni i interesuar për të shtrembëruar gjithçka s’e di, por po keqinformoni publikun shqiptar. Ai vendim është aneks i ligjit dhe sot ka fuqi ligjore. Auditi ndërkombëtar përcakton borxhin e keq dhe humbjet në rrjet, ju manipuloni dhe gënjeni, dhe kjo nuk është serioze për këtë komision.

Berisha: Ai nuk nxihet me asgjë.

Balla: Zoti Bode a ka mundësi të zbatoni rregulloren. A doni të thirreni ju në seancë dëgjimore, në rregull, por nuk mund të përgjigjeni ju për Berishën.

Bode: Po gënjeni. A është favorizuar përfitimi i padrejtë i ofertuesve.

Berisha: I mori Rama paratë për të ndërtuar sarajet, e tani kërkon t’i mbulojë me shpifës si ti. 35 vite në burg do rrijë për këtë vjedhje.

Balla: A mendoni z.dëshmitar se ka qenë shkelje ligjore që keni emërtuar një këshilltare tuajën të merren me këtë çështje?

Berisha: Je shpifës i dënuar me vendim të formës së prerë.

Balla: Më duket se shpifës jeni ju me çdo gjë që po thoni në këtë seancë. Po mbani përgjegjësi për çdo gjë që thoni.

Berisha: Shpifës i ndyrë.

Balla: A keni folur në telefon me Nuel Kalajn?

Berisha: Shpifje e ndryrë. Ti vetëm shpif!

Balla: A ka lobuar pranë jush në vitin 2006 Nuel Kalaj?

Berisha: Një shpifje si e jotja të bën nder vetëm ty! Shpifësi është shpifës

Balla: A ka ndërhyrë Kalaj në negociatat për privatizimin e CEZ?

Berisha: Shpifës!

Balla: Regjistrojini në procesverbal këto përgjigje!

Berisha: Po patjetër ti regjistroni!

Balla: Mos të duhet ndonjë gjë për tu mbuluar, se po dridhesh, mos ke ftohtë!

Balla: A e njihni Hamza Merxhanin?

Berisha: Shpifësi është shpifës dhe bën vetëm shpifje!

javanews/a.k

Next Post
FOTOT/ Trump në çaste erotike dhe festa të çmendura me femra por…

FOTOT/ Trump në çaste erotike dhe festa të çmendura me femra por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Kavajë / Identifikohet edhe viktima e dytë e aksidentit tragjik në Golem

August 25, 2026
VIDEO/ Protestuesit sulmojnë me vezë urbanin me pasagjerë

Transporti sërish thirrje institucioneve: Të zgjatet paketa antikrizë, ose do të reduktohet flota

August 25, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Rama, ahengje me shelegët e Kuçit”, Berisha: S’ka legjitimitet, të japë dorëheqjen

August 25, 2026
Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

August 25, 2026
Keqkuptimi i mikrofonit

“Dëgjo se unë jam profesionist…”

August 25, 2026
Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

August 25, 2026
FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

August 25, 2026
Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

August 25, 2026
Alimehmeti: Votat e mia janë bio, koha për analizë dhe vendime në PD

Alimehmeti kandidat për bashkinë e Tiranës? Ja përgjigja e Berishës

August 25, 2026
Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Pas arrestimit, Florian Dalladaku mbahet në qeli me skafandër në kokë, nuk reagoi për mbi 4 orë

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com