• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni Parlamentar nis hetimin për zgjedhjet e 25 prillit, përbërja dhe drejtimi. Pretendimet e opozitës

by Java News
18/10/2021 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është mbledhur sot për herë të parë Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Kryetari i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj teksa u diskutuan disa kërkesa nga maxhoranca dhe opozita, konstituoi komisionin, ndërsa prezantoi anëtarët e tij.

Ndërkohë, i pari që kërkoi fjalën ishte zëvendëskryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, përfaqësues i PS-së. Ky i fundit tha se në rend të ditës duhet të jetë konstituimi, ndërkohë që kërkoi më shumë kohë për të parë dy materiale që i kanë shkuar anëtarëve.

Toni Gogu: Mu duk sikur nuk po ecim sipas rendit të ditës. Në lidhje me rendin e ditës, për orën dhe vendin e mbledhjes së komisionit, meqë se shohim se një nga pikat e rendit të ditës është shqyrtimi i rregullores, do donim që sot të kemi konstituimi, deklarimin e qëllimit dhe përcaktimin e detyrave dhe sekretariatin. Dy materialet e tjera me të cilat jemi vënën në dijeni, t’i shohim dhe të shtyjmë për mbledhjen e ardhshme.

Enkelejd Aliebaj: Në lidhje me konstituimin, është detyrim i imi si kryetar, që për çdo rast të konsultohemi për caktimin e orarit. Lidhur me atë se çfarë ju thatë. Ne ende nuk jemi konstituar, dhe më pas secili prej anëtarëve për procedurë, do të duhet të kërkojë fjalën. Do të duhet që një nga anëtarët e palës tjetër të japë opinionin e vetë.

Gazmend Bardhi: 
Para se të jap opinion për çështjen e procedurës, besoj se ka problem me numrin e anëtarëve. Diku nga maxhoranca nuk duhet të jetë pjesë e komisionit. Janë 16 anëtarë. Komisionet kanë 9 dhe jo më shumë se 15 anëtarë sipas ligjit. Është ligji që e përcakton rendin e ditës së mbledhjes së parë. Më së pari komisioni duhet të ketë miratuar dhe rregulloren, e cila është standarde, e certifikuar disa herë nga çdo komision hetimor i ngritur prej vitesh. S’besoj se do të duhej më shumë orë për konsultim se 24 orë. Besoj se për t’ju përmbajtur dhe detyrimeve që ka ky komision, rendi i ditës do të duhet të qëndrojë asht siç e përcakton. Nuk është çështje e kryetarit, por duhet zbatuar ligji!

Enkelejd Alibeaj: Për ta shpjeguar edhe njëherë, mbledhja e parë konstituive, jo vetëm ka të paracaktuar momentin se kur mblidhet, ditën, por në ligjin përkatës, është caktuar se cili do të jetë rendi i ditës. Sa i takon vënies në dispozicion të materialeve, jemi munduar të krijojmë komiditet për të gjithë anëtarët e komisionit. Çështja e parë është konstituimi i këtij komisioni. Ju thashë edhe më parë, në konsultim dhe me sekretariatin, është bërë verifikimi i anëtarëve, dhe ky komision do të ketë këtë përbërje; Enkelejd Alibeaj, kryetar, Toni Gogu, zv./kryetar, anëtare Klotila Bushka, Blerina Gjylameti, Nasip Naço, Petri Koço, Bardhyl Kollcaku, nga PS.

Gazmend Bardhi nga PD, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferraj, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Petrit Vasili, deputet i pavarur. Secili prej grupeve parlamentare përcakton edhe anëtarët zëvendësues; Xhemal Qefalia, nga PS, Etien Xhafaj nga PS, Arbi Agalli nga PD, Lindita Metaliaj nga PD. Duke marrë edhe qetësimin e zotit Bardhi, marrin pjesë anëtarët me të gjitha të drejtat Anëtarët zëvendësues, thirren kur anëtarët e tjerë nuk marrin pjesë. Kështu që zoti Xhafaj mund të merrni pjesë sot, por nuk keni të drejtë që të jeni herë të tjerë. E konsideroj në mënyrë të konstituar komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Afati i këtij komisioni do të jetë tremujor dhe përfundimi i tij do të jetë deri në datën 4 janar.

Përbërja e komisionit:

Enkelejd Alibeaj, PD, kryetar

Toni Gogu, PS, nënktryetar

Anëtarët nga Partia Socialiste:

Klotiloda Bushka

Blerina Gjylameti

Arora Mara

Klevis Xhoxhi

Nasip Naço

Petro Koçi

Bardhyl Kollçaku

Anëtarët nga Partia Demokratike:

 Gazment Bardhi

Oerd Bylykbashi

Ferdinad Xhaferraj

Ervin salianji

Kreshnik Collaku

Anëtari i pavarur:

Petrit Vasili

Zëvendësues nga PS:

 Xhemal Qefalia

Etjen Xhafaj

Zëvendësues nga PD:

Arbi Agalliu

Lindita Metaliaj

Kujtojmë se komisioni u ngrit me kërkesë të Partisë Demokratike, për të hetuar zgjedhjet e 25 prillit, të cilat opozita i cilëson si masakër elektorale. Komisioni ka tre muaj kohë për të bëre hetime./m.j

Next Post
FOTO: Fëmijët e të pasurve nuk kursehen, “pushtojnë” Instagramin

FOTO: Fëmijët e të pasurve nuk kursehen, “pushtojnë” Instagramin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Shijak, nuk ka të lënduar! Dyshimet e para të Policisë

Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë në Shijak, nuk ka të lënduar! Dyshimet e para të Policisë

September 15, 2026
EMRAT/ Bllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë

EMRAT/ Bllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë

September 15, 2026
FOTO/ I vuri zjarrin Himarës, arrestohet në flagrancë piromani 52-vjeçar! Nga flakët u rrezikua edhe banesa, Policia jep detajet

FOTO/ I vuri zjarrin Himarës, arrestohet në flagrancë piromani 52-vjeçar! Nga flakët u rrezikua edhe banesa, Policia jep detajet

September 15, 2026
Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur biblik të mrekullive të Jezu Krishtit!

Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur biblik të mrekullive të Jezu Krishtit!

September 15, 2026
Kriza politike në Kosovë, PDK çon në Kushtetuese edhe formimin e Qeverisë “Kurti 4”!

Kriza politike në Kosovë, PDK çon në Kushtetuese edhe formimin e Qeverisë “Kurti 4”!

September 15, 2026
“Përralla e regjimit nuk bind më as ata që e tregojnë”- Rama: Thirrja për rrjetin MIA u mbyll me sukses absolut, 245 aplikime nga ekselentë të sapodiplomuar

“Përralla e regjimit nuk bind më as ata që e tregojnë”- Rama: Thirrja për rrjetin MIA u mbyll me sukses absolut, 245 aplikime nga ekselentë të sapodiplomuar

September 15, 2026
“Brenda ditës të ndryshon jeta plotësisht”- Moderatori shqiptar tregon betejën e vështirë pas 12 ditësh në spital: E kam jetë të dytë, do filloj…

“Brenda ditës të ndryshon jeta plotësisht”- Moderatori shqiptar tregon betejën e vështirë pas 12 ditësh në spital: E kam jetë të dytë, do filloj…

September 15, 2026
“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

SHKRESA/ Ngërçi me pagat e magjistratëve, PD kërkon seancë dëgjimore me 8 institucione: Analizë e thelluar pasojave dhe qëllimit!

September 15, 2026
Dasma e Trump Jr., oligarku rus i lidhur me Putinin pagoi qindra mijëra dollarë për festimet

Dasma e Trump Jr., oligarku rus i lidhur me Putinin pagoi qindra mijëra dollarë për festimet

September 15, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Me dyer të mbyllura dhe pa përfaqësim palësh! Seanca për Erion Veliajn, trupa e Gjykatës së Lartë futet në Dhomën e Këshillimit, ja procedura

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com