• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni i Venecias/ Marrëveshje e fshehtë PS- PD për të mos prekur sistemin aktual zgjedhor

by Java News
27/08/2018 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur një pakt të fshehtë mes tyre për të mos e prekur sistemin zgjedhor aktual proporcional kombëtar, edhe pse kërkesat kryesore të aleatëve të tyre kanë qenë që të ndryshohet sistemi zgjedhor. Ky pakt konfirmohet nga eksperti i Komisionit të Venecias, Iurie Ciocan, i cili po asiston Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Në raportin e hartuar nga eksperti zgjedhor konfirmohet fakti se PS-ja dhe PD-ja kanë kërkuar nga ndërkombëtarët asistencë për t’u dhënë të drejtën qytetarëve që janë jashtë vendit të votojnë, por me kushtin taksativ për të mos prekur sistemin aktual zgjedhor.

“Si Partia Socialiste (në qeveri), ashtu dhe Partia Demokratike në (opozitë) e mbështesin nevojën e miratimit të ndryshimeve në ligjin zgjedhor, që do t’u jepte mundësi qytetarëve shqiptarë që janë jashtë shtetit në ditën e zgjedhjeve të marrin pjesë në votim. Vullneti i vendosur politik, i PD dhe PS është, në të njëjtën kohë, që të vazhdojnë ta mbajnë sistemin aktual zgjedhor dhe sistemin e shpërndarjes së mandateve siç është”, thekson raporti i ekspertit të Komisionit të Venecias.

Sistemi aktual proporcional kombëtar u garanton kryetarëve të partive pushtet absolut mbi zgjedhjen e kandidatëve. Sistemi zgjedhor u jep të drejtën krerëve të partive që të hartojnë listën e kandidatëve në çdo zonë zgjedhore dhe renditjen tyre në bazë të preferencave. Po ashtu, ligji elektoral aktual favorizon partitë e mëdha, pasi zgjedhja e deputetëve bëhet në bazë të një formule matematike, e cila diskriminon partitë e vogla dhe ato parti që garojnë jashtë koalicioneve. Po ashtu, ndryshimet në Kodin Elektoral të vitit 2009 penalizojnë dhe kandidatët e pavarur, të cilëve u “nxihet jeta”, duke mbledhur firmat e qytetarëve për të garuar në zgjedhje.

MODELET

Ekspertët e Komisionit të Venecias kanë kryer një studim të rasteve të votimit në distancë të emigrantëve, duke dalë në konkluzionin se janë pesë variante të tilla. Iurie Ciocan, në raportin e tij thekson se: “Mes këtyre procedurave, mund të dallojmë: – votimi personalisht në qendrën e votimit në misionet diplomatike dhe misionet konsullore ose në vendet e tjera jashtë territorit të vendit përkatës me miratimin e shteteve. – Votimi nga jashtë vendit duke përdorur mjetet elektronike, duke përfshirë votimin me faks. -Votim përmes përfaqësuesit ligjor. – Votim me postë.

Në rrafshin ndërkombëtar janë kristalizuar metoda të ndryshme të pjesëmarrjes në votim nga jashtë vendit, të cilat parashikohen në ligjet kombëtare dhe varet shumë nga sistemi zgjedhor në fuqi, niveli i kulturës politike, niveli i besimit në institucionet shtetërore dhe niveli i besimit reciprok mes aktorëve politik të përfshirë”. panorama/ma.me

Next Post
AGJENDA/ Komisioneri Hahn mbledh sot kryeministrat e Ballkanit në Durrës

Takimi në Durrës, ja pse mungojnë kryeministrat e Serbisë e Bosnjës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In