• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni i Reformës Zgjedhore, sot votohet shtyrja e afatit. Kuvendi rrëzon kërkesën e Bardhit për përbërjen

by A R
21/09/2023 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjatja dhe ndryshimi i përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore ka nxitur mjaft debate në seancën plenare që po zhvillohet ditën e sotme.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkon që të futet në rendin e ditës kërkesa e tyre për ndryshimin e përbërjes së këtij komisioni nga ana e deputetëve të opozitës, teksa shton se arsyeja ka qenë mosfunksionimi i komisionit.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, propozon që kërkesa për ndryshimin e komsionit të diskutohet seancën e radhës pasi shton se edhe grupi që ai drejton mund të ketë nevojë për ndryshime në këtë komision.

Pas diskutimeve, Kuvendi vendosi që të mos ndryshohet rendi i ditës, 43 deputetë votuan pro kërkesës së grupit parlamentar të PD-së, ndërsa 55 të tjerë votuan kundër, duke rrëzuar kështu kërkesën e Gazment Bardhit.

Bledi Çuçi: Ka një nevojë të menjëhershme që të fillojë nga puna Komisioni për Reformën Zgjedhore. Përveç nevojave që dikton, kemi dhe një detyrim kushtetues nga vendimi që vjen nga Gjykata Kushtetuese. Unë besoj se është një komision nga më të rëndësishmit që do të vazhdojë jetën e tij në këtë sesion parlamentar dhe shpresoj që edhe kolegët e opozitës të ulen pa paragjykime që mënyrë që të bëjmë më të mirën për Shqipërinë. Nuk jemi ne ata që zgjedhim përfaqësuesit e opozitës në komision. Larg qoftë! Nuk po ndërhyjmë në këtë çështje. Asnjë veprim, asnjë qëndrim dhe asnjë retorikë nga mazhoranca dhe nga deputetët e PS-së, nuk e ka adresuar këtë gjë.

Gazment Bardhi: Do të jetë më e pastër ta marrim vendim e shtyrjes sot dhe seancën tjetër shkojmë me ndryshimet përkatëse sepse edhe ne mund të kemi nevojë për ndryshim, për ndryshimin e deputetëve që janë anëtarë të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Kërkoj dhe konsensusin tuaj ta lëmë për seancën tjetër dhe të miratojmë sot me konsensus shtyrjen e këtij komisionit.

Gazment Bardhi: Ju mund të ndryshoni çdo emër që dëshironi, kjo është e drejta juaj. Sot miratohet ndryshimi i përbërjes së ekipit të opozitës, kur të doni të gjykoni, mund të bëni ndryshime. Pasi kjo çështje votohet, më pas kur ju të dëshironi, ne jemi dakord që ju të ndryshoni kë të çmoni. Ne e kemi jofunksional komisionin nga anëtarët e opozitës, do të duam që të kemi konsensusin tuaj që kjo që është e drejtë e jona, të vazhdojë të jetë e jona. Kërkoj të votohet sot bashkë me zgjatjen e afatit. Ekipet përkatëse zgjidhen nga grupet përlatëse.

Ermonela Felaj: Ne ende nuk e dimë nëse Kuvendi do të vendosë për ta zgjatur apo për të mos e zgjatur afatin e këtij komisioni. Jeni dakord të votohet në seancë tjetër, apo t’i nënshtrohet votimti sot?

Gazment Bardhi: Nëse kuvendi vendos moszgjatjen e afatit të komisionit, bie dhe kërkesa jonë për ndryshim. Ne duhet të bëjmë dhe ndryshimin e përbërjes së komisionit. Fjalën ma dhatë ju dhe si i përgjigjem unë pyetjes, do të më duhet të ma japësh mua këtë të drejtë. Çështja është se fillimisht do të votohet zgjatja e afatit dhe si pikë ndryshimi i përbërjes së komisionit të reformës zgjedhore. Komisioni të nisë punë që nesër.

Bledi Çuçi: Ne kemi të qartë qëndrimin, sot ecim me shtyrjen e afatit, seancën tjetër ecim me ndryshimin e përbërjes. Le ta hedhim në votë për ndryshimin e rendit të ditës dhe ecim me seancën sepse kemi gjëra më të rëndësishme. Ka nevojë për një impuls tjetër ky komsiion, të punojë me rtime të larta. Nuk ka pse zgjatemi.

Sali Berisha: Në qëndrimet që mbani ka një hipokrizi të pafundme dhe djallëzi primitive. Pse ju doni t’i ndani momentet? Doni t’i ndani momentet sepse, dhe janë momente të pandashme. Po miratojmë shtyrjen, ndryshimin e përbërjes, nesër mblidhet komisioni. Nëse të interesuar për një frymë, por ju hallin e keni tjetërkund, ju doni të merrni peng persona këtu, që duhet të votojnë për rrogën e bashkëshortes. Po, po, se është votimi për rrogat e gjykatës. Dhe në këtë variant, ish-bashkëkryetarin, që opozita e ka shkarkuar, e mbani peng gjersa opozita të votojë. Njëra mundësi, nuk ka rëndësi të hyj në këtë analizë, po hiqni dorë nga këto gjëra. Është e turpshme. Kurrë ndonjëherë në 32 vite, nuk ka ndodhur në këtë parlament që njëra palë t’i caktojë palës tjetër përbërësit. Unë habitem pse anëtarët vijnë në parlament fare? Miratohet përbërja e komisionit, palët dërgojnë, notifikojnë se këta janë përfaqësuesit dhe ky është bashkëkryetari. Këtu të gjithë e keni me sistem pengmarrje. Doni të mbani peng. Të votohet njëherë kjo. Po çfarë është kjo? Çfarë arsyetimi keni? Sot votohet dhe nesër mblidhet komisioni. Apo pasi të keni siguruar njëherë votën për gjykatën, pastaj mund ta mbajmë fjalën … Këtu jeni në pazare. Nëse doni të punohet në një fushë ku duhet konsensus sipas ligjit dhe fryma e bashkëpunimit, kalojini të dyja sot dhe merr fund. Çfarë pune ka opozita me kandidaturat tuaja? Asnjë. Ç’punë keni me kandidaturat tona? Apo përpiqeni në një mënyrë të padenjë, diversioniste, të bëni gjithçka me akte armiqësore ndaj opozitës së vërtetë?

Fatmir Mediu: Duke vazhduar aty ku e la Çuçi, është e nevojshme që ky komsion të bëjë një punë sa më intensive sepse koha është shumë e shkurtër dhe kemi detyrime ligjore. Është mëse e qartë fakti se pse nuk ka funksionuar ky komsion dhe pse nuk është mbledhur, por ka bërë teatër pa prodhuar asgjë. Ne nuk do të kemi reformë zgjedhore, por vetëm gënjejmë veten.

/a.r

Next Post
“Kemi marrë mbështetje nga evropianët”, BE nxjerr blof Gazment Bardhin: S’kemi folur fare për Avokatin e Popullit

"Kemi marrë mbështetje nga evropianët", BE nxjerr blof Gazment Bardhin: S'kemi folur fare për Avokatin e Popullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

Mallra kineze ngado, forcohen masat ndaj kontrabandës dhe falsifikimeve

February 20, 2026
Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

Frikë në Sivas: Rey Manaj përfshihet në aksident, zbulohet ç’ndodh me sulmuesin kuqezi

February 20, 2026
Vrasja në Elbasan, “blindohet” juglindja, policia në kërkim të autorëve

Vrasja në Tiranë, Egli Pashollari u godit sapo doli nga makina, mes autorëve një vajzë

February 20, 2026
“Askush nuk guxon t’i afrohet Amerikës”, Trump dërgon CIA-n në Venezuelë, Maduro mbledh ushtrinë

Gjykata e Lartë e SHBA rrëzon tarifat globale të Donald Trump: Tejkaloi kompetencat ligjore!

February 20, 2026
“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00

“20 shkurti, dita e rrëzimit të diktatorëve” Berisha dhe Noka: Të gjithë në shesh në orën 18:00

February 20, 2026
“PD të radikalizojë veprimet”, Balliu: Duhen ca protesta ndryshe, jo si ato që kemi bërë deri tani

Balliu: Populli vetëmbrohet, nuk ushtron dhunë. Protestat do të përshkallëzohen

February 20, 2026
EMRI / Sherr në Tiranë mes disa personave, vritet me thikë 32-vjeçari tek ’21 Dhjetori’

EMRI / Sherr në Tiranë mes disa personave, vritet me thikë 32-vjeçari tek ’21 Dhjetori’

February 20, 2026
Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

February 20, 2026
Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

Vodafone dhe FSHF, së bashku, për transformimin dixhital të futbollit në Shqipëri

February 20, 2026
“Vajzën nuk vjen ta takojë”, Loredana ‘pa doreza’ për Mozzik: Të më kërkojë falje për atë këngë!

“Vajzën nuk vjen ta takojë”, Loredana ‘pa doreza’ për Mozzik: Të më kërkojë falje për atë këngë!

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In