Me largimin e nënkryetarit të Komisionit të Posaçëm në Drejtësi, deputetit demokrat Eduard Halimi, vendin e tij e ka zënë demokrati Oerd Bylykbashi.
Vendin e anëtarit tjetër të opozitës do ta zërë deputeti demokrat Keltis Kruja.
Eduard Halimi u largua përpara disa ditësh për arsye ende të paqarta. Zyrtarisht arsyeja e dorëheqjes së tij nga komisioni u bë për arsye shëndetësore. javanews/ a.k