• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni i Ligjeve rendit shkeljet: Pse kërkohet shkarkimi i Presidentit

by A R
05/05/2021 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ligjeve nuk humbi kohë dhe pasi mori dritën jeshile nga Kuvendi është mbledhur këtë të mërkurë për të shqyrtuar kërkesën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Anëtarja e këtij komisioni dhe njëkohësisht deputetja socialiste Vasilika Hysi renditi para deputetëve se cilat janë arsyet se pse kërkohet të shkarkohet Presidenti. Ajo tha se, Meta nuk ka ushtruar funksionin e përfaqësuesit të unitetit kombëtar dhe në disa raste ka nxitur njerëzit që të përdorin dhunë.

“Aktiviteti politik që ka kryer presidenti nuk ka qenë për të përcjellë deklarata të ekuilibrit, të ftojë palët të votojnë me qetësi, por e ka turbulluar ekuilibrin politik. Në raste ka shkuar më tej dhe ka inkurajuar njerëzit të përdorin dhunë të mbrojnë votën si dhe ka kërcënuar hapur policët, prokurorët dhe gjyqtarët me privim të lirisë”, tha Hysaj.

Prandaj sipas kërkesës së deputetëve Meta ka kryer veprime që kanë shkelur Kushtetutën në mënyrë flagrante. “Ai ka kryer disa akte dhe veprime e sjellje që përmbajnë shkelje të rënda dhe flagrante që përbëjnë shkak për ndasi politike dhe nuk i shërbejnë interesit kombëtar”, tha më tej deputetja tjetër socialiste Klotilda Bushka .

Deputetët që kanë firmosur kërkesën për shkarkimin e Metës thonë se Presidenti me anë të deklaratave që ka bërë ka mbajtur anën e një grupimi politik. “Në daljet politike presidenti ka kryer aktivitet politik duke mbrojtur opozitën”, tha Vasilika Hysi. Ajo tha se Presidenti ka përdorur terminologji që nxit  dhunën që sipas saj, “Nuk zgjidhin konflikte dhe ulin tensione, por i kanë nxitur ato”.

Një tjetër pikë që kanë kapur deputetët e Kuvendit është edhe keqpërdorimi, sipas tyre, i heshtjes zgjedhore më 24 Prill. “Të gjithë atë ditë heshtën, përveç Presidentit që bënte thirrje për goditjen e grupeve mafioze italiane, mbrojtjen e votës dhe një sërë thirrjesh të tjera. Presidenti në vend që të ulte situatën e tensionuar para zgjedhore zhvilloi një aktivitet politik intensiv dhe mbajti anësi me opozitën. Ka shkelur parimin e unitetit kombëtar”, tha Hysi.

Sipas deputetes socialiste Meta ka krijuar një precedent të rrezikshëm për demokracinë me deklaratat e tij. Ndërkohë Ervin Bushati, deputet i mazhaorancës tha se sjellja e Metës është e përsëritur. “Grupi parlamentar i PS-së e shikon jetike këtë vendimmarrje jo vetëm për arsyen e përsëritur, por për shkak të gjuhës dhe kontekstit ku ka ndodhur e gjitha. Në mënyrë të vazhduar dhe në zgjedhjet lokale të 2019-s dhe zgjedhjet e 2021 kemi parë gjuhën ndarëse, që bie ndesh me kushtetutën dhe premisa për të acaruar jo vetëm situatën politike por për të thyer rendin, dhe në rastin e Elbasanit ndoshta edhe viktima”, tha Bushati.

Presidenti Ilir Meta reagoi më herët në lidhje me këtë mbledhje që po zhvillohet ditën e sotme. Në një letër thuhej se kreu i shtetit nuk ishte informuar dhe sqaruar për çfarë duhej në këtë takim. Sipas Metës, Kuvendi nuk ka legjitimetin e duhur për të  kryer veprimtari hetimore pasi nuk ka opozitë. Ai rendit të gjitha shkeljet, sipas tij, gjatë procesit zgjedhor dhe tha se është i gatshëm të përballet me “Ligjet” më 10 Maj.

/a.r

Next Post
Bino: Vaksinimi ka pasur impakt në uljen e numrit të vdekjeve. S’kemi pasur asnjëherë pozitivitet kaq të ulët

Bino: Vaksinimi ka pasur impakt në uljen e numrit të vdekjeve. S’kemi pasur asnjëherë pozitivitet kaq të ulët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In