• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Komisioni i Ligjeve, Bankat kërkojnë përfshirjen e kredive të këqija në projektligjin “Për falimentin”

by Aalison Pearse Stevens
08/09/2016 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqata e Bankave ka kërkuar dje në Komisionin e Ligjeve përfshirjen në projektligjin e ri “Për falimentin” të një neni të dakordësuar më parë qeverinë dhe grupet e interesit, që i shndërron kontratat e kredive të këqija në “titull ekzekutiv”.

Gjatë diskutimit të paketës ligjore që prek disa ligje, atë “Për falimentin”, ndryshimet në Kodin Civil dhe nismës “Për përmbarimin gjyqësor”, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, tha dje se varianti i amendamentit që kjo shoqatë ka rënë dakord me qeverinë është hequr në mënyrë të çuditshme dhe se kjo çështje nuk ndryshon asgjë në uljen e nivelit të kredive të këqija në treg, raporton “Panorama”.

Shoqata e Bankave ka kërkuar që në Kodin Civil të shtohet neni 511, që parashikon se: “Gjykata lëshon urdhrin e ekzekutimit bazuar mbi dokumentet e depozituara në seancën këshillimore, pa praninë e kërkuesit.

Kur titulli ekzekutiv për të cilin lëshohet ekzekutimi është akt për dhënien e kredive bankare, gjykata në vendimin e saj duhet të parashikojë se nga data e lëshimit të urdhrit të ekzekutimit deri në përmbushjen e plotë të detyrimit përfshihen kamatat ligjore, përfshirë në dispozitat e Kodit Civil, si dhe kushtet penale të rëna dakord në momentin e nënshkrimit të titullit ekzekutiv për të cilin lëshohet urdhri i ekzekutimit”.

Por gjatë diskutimit në Kuvend, edhe demokratët, edhe socialistët janë shprehur kundër paketës ligjore të propozuar nga Qeveria dhe të hartuar në bashkëpunim me Shoqatën e Bankave, duke thënë se nuk i jep zgjidhje problemit të kredive të këqija. Fatmir Xhafaj dhe Eduard Halimi kanë qenë në një linjë kur thanë se ky propozim i jep zgjidhje hallit të bankës, duke penalizuar debitorin.

“Kjo zgjidh hallin e bankës, në njëfarë mënyre, mund të procedohet më shpejt, mund të marrë një pjesë të kolateralit, por kreditë e këqija mbeten problem. Unë si ligjvënës dhe shoqëria është e interesuar jo të zgjidhë hallin e një aktori në treg, por të zgjidhë problemin që ka tregu. Ajo që nuk na bind ne me këto masa është: A zgjidhet problemi i tregut? Argumentet që dhatë ju nuk janë bindëse. Ju mund të bëni 1, 2, 3 ankande, mund ta ulni kolateralin në 30 %, mund ta ulni në 20%, por problemi i kredive të këqija nuk zgjidhet”, u shpreh dje Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë që për Eduard Halimin heqja e të drejtës që debitori të ankohet për rivlerësimin e kolateralit dhe ulja e vlerës deri në 30% dëmtojnë njërën palë. Sipas Halimit, projektligjet nuk kanë fuqi prapavepruese, ndaj nuk mund të zgjidhet problemi i kredive të këqija që janë aktualisht.

DISKUTIMET NË KOMISION

Spiro Brumbulli (sekretar i Shoqatës së Bankave): Varianti që është paraqitur te ju dhe që është miratuar në qeveri nuk është varianti i projektligjit që kemi miratuar në grupin e punës, për të cilin Shoqata e Bankave ka punuar dhe ka rënë dakord edhe me palët e tjera. Është një variant që s’e dimë si ka ardhur deri këtu. Ne kundërshtojmë për disa arsye, sepse është variant që nuk është rënë dakord në grupin e punës. Nëse neni 511 kalon kështu, ne nuk kemi asnjë përfitim. Përkundrazi, situata bëhet më keq seç është sot, dhe nuk ia vlen fare ndryshimi..

Eduard Halimi: Kreditë e këqija që keni ju si bankë, ku e keni hallin, tek individët apo te kompanitë? Dhe se këto ligje, nëse do të miratohen, do të trajtojnë çështje në të ardhmen, sepse janë ligje civile dhe nuk kanë fuqi prapavepruese. Sipas jush, në gjithë paketën për zgjidhjen e kredive të këqija, ku keni ngecur?

Spiro Brumbulli: Si zgjidhje ne kërkojmë nga gjykatat që procedura të mos na ngecë dhe të mos na marrë 3-4 vjet një rast. Unë dua që këtë kredi të keqe, të marr kolateralin dhe ta nxjerr në shitje dhe të rikuperohem. Unë s’i bie në qafë debitorit. Debitori ka marrë paratë e mia, të bankës dhe të depozituesve, dhe i ka marrë kundrejt disa kushteve, dhe ti s’paguan dhe ç’ka mbetur tjetër për të bërë?

Eduard Halimi: …Sepse mua nuk më duket paketë ligjore që i jep zgjidhje problemit të kredive të këqija. Është që një debitor ka marrë 100 lekë dhe ka vënë një kolateral për 150 lekë, dhe kur vini ju nuk e gjeni as 150 lekë kolateralin, nuk e gjeni as 100 lekë, por thoni që kolateralin ta vlerësojmë 30 lekë me 30%. Me sa di unë, qeveria u tërhoq për këtë, nuk e di ça qëndrimi do të mbani ju. Ju propozoni që kolaterali të ulet në 30%, sot është 50%. Por qeveria na tha që do ta tërheqim këtë propozim në seancë…

Fatmir Xhafaj: Kjo zgjidh hallin e bankës, në njëfarë mënyre, mund të procedohet më shpejt, mund të marrë një pjesë të kolateralit, por kreditë e këqija mbeten problem. Unë si ligjvënës dhe shoqëria është e interesuar jo të zgjidhë hallin e një aktori në treg, por të zgjidhë problemin që ka tregu. Ajo që nuk na bind ne me këto masa është: A zgjidhet problemi i tregut? Argumentet që dhatë ju nuk janë bindëse. Ju mund të bëni 1, 2, 3 ankande, mund ta ulni kolateralin në 30 %, mund ta ulni në 20%, por problemi i kredive të këqija nuk zgjidhet.

Panorama/d.i.

 

Next Post
Universitetet amerikane e ato britanike më të mirat në botë

Universitetet amerikane e ato britanike më të mirat në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Sikur të na drejtonin thjesht, aq sa meritonim?!

August 5, 2026
Nga Tirana te zonat e thella, harta e ndërtimeve pa leje që presin legalizimin

Nga Tirana te zonat e thella, harta e ndërtimeve pa leje që presin legalizimin

August 5, 2026
LDK kërkon postin e presidentit! Kurti insistoi se Kosovës i duhet një president konsensual

LDK kërkon postin e presidentit! Kurti insistoi se Kosovës i duhet një president konsensual

August 5, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Non grata”-at shqiptare në rajon duhet të jenë edhe politike

August 5, 2026
“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

August 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika po lëviz, por jo në një drejtim të vetëm

August 5, 2026
Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

August 5, 2026
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar, policia në alarm, blindohet edhe kufiri

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar abuzoi me vajzën 9-vjeçare të partneres, e detyronte të flinte në krevat me të

August 5, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

Rregullorja e GJKKO-së si paradhoma e një diktature

August 5, 2026
Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

Video/ Tragjedi në Tajlandë: Futbollisti 24-vjeçar humb jetën pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com