• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni i hetimit të koncesioneve në shëndetësi, PS vizitë në Qendrën e Sterilizimit, opozita mblidhet e vetme

by Java News
13/05/2024 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngërçi i krijuar në Komisionin hetimor për dy koncesionet në shëndetësi, atë të check-up dhe të sterilizimit, solli këtë të hënë dështimin e radhës, duke e çuar në 7 numrin e mbledhjeve të thirrura e të parealizuara.

Socialistët dhe demokratët këtë herë ishin me axhenda të ndara, duke treguar se nuk kanë asnjë pikë të përbashkët sa i përket hetimit parlamentar. Plarent Ndreca i shoqëruar me 4 kolegë të shumicës shkuan për vizitë në qendrën e sterilizimit në QSUT, por u kujdesën të mbajnë larg median.

“Ka protokoll nuk mund të jeni prezent”, tha Ndreca.

Teksa deputetët socialistë vijonin vizitën në qendrën e sterilizimit, demokratët zhvilluan takimin e radhës në Kuvend të vetëm, duke komentuar në distancë veprimet e ligjvënësve të shumicës.

“Ishte një tur turistik, në shkelje të ligjit. Nuk ka pasur asnjë vendim për të shkuar, janë në shkelje të ligjit do përgjigjen para ligjit”, u shpreh Albana Vokshi.

Pavarësisht se komisioni u ngrit me konsensus më shumë se një muaj e gjysmë më parë, hetimi parlamentar për koncesionet në shëndetësi është në pikën zero dhe asnjë nga palët nuk tërhiqet.

“Ne po zbatojmë planin e hetimit”, deklaroi Ndreca.

“Jam kryetare, do vazhdoj të zbatoj ligjin”, tha Albana Vokshi.

Ndryshe është situata në komisionin hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, ku mazhoranca dhe opozita gjetën gjuhën e përbashkët duke miratuar një pjesë të listës së dëshmitarëve.

Të mërkurën para deputetëve do të thirret për të dëshmuar ministri i brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku, si dhe ish-drejtori i IT-së në polici, Ervin Muça./m.j

Next Post
Salianji takim me mbështetësit e Rithemelimit në Durrës: Shfrytëzuan përçarjen tonë, në Athinë ishte…!

Salianji takim me mbështetësit e Rithemelimit në Durrës: Shfrytëzuan përçarjen tonë, në Athinë ishte…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In