Komisioni i Etikës pritet që të mblidhet që të diskutojë kërkesën e 13 deputetëve të PS-së për përjashtimin e 7 deputetëve të Rithemelimit, pasi krijuan kaos dje në Kuvend.
Në kryesinë e Kuvendit kanë mbërritur deputetët e Rithemelimit me në krye Sali Berishën, Albana Vokshi e Edmond Spahon, të cilët duan të marrin pjesë në mbledhje. Ata nuk janë lejuar që të futen nga garda. Deputetët e opozitës kërkojnë mbledhje të hapur.
Bushka: Unë dua të bëj detyrën ju doni të bëni shou politik!
Vokshi: Pse e ke thirrur Gardën në një mbledhje Komisionin! E ke thirrur për të provokuar!/m.j