• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni i Disiplinës, dënime të ashpra për javën e kaluar

by Aalison Pearse Stevens
26/02/2016 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontestime të ashpra, akuza për gjyqtarët, madje edhe dhunë. Fundjava e kaluar e futbollit shqiptar u shoqërua me episode të shumta problematike, që krijuan volum të madh pune edhe për Komisionin e Disiplinës në Federatën e Futbollit. Aq sa vendimet për problemet disiplinore u shtynë me 24 orë, duke u publikuar vetëm pas mesditës së të enjtes. Masa ndëshkimore që nisin me dënimin e ashpër, për zyrtarin e klubit Tirana, Saimir Shehri. Pështyrja ndaj zyrtarit të ndeshjes në Kupë me Flamurtarin i kushtoi 24 muaj pezullim nga aktiviteti.

Në kampionat, për ndeshjen Skënderbeu-Tirana, dy klubet u gjobitën me 100 mijë lekë të reja secila për sjelljen e tifozëve. Disiplinori pezulloi me dy ndeshje trajnerin e Tërbunit, Viktor Gjoni dhe lojtarin Abaz Karakashi për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes në humbjen në shtesë me Teutën. Me dy ndeshje u pezullua edhe zv.trajneri i durrsakëve, Klodian Dervishi, për ofendim ndaj zyrtarëve të takimit.

Disiplinori dha masa të ashpra edhe për dhunën në Kategorinë e Dytë. Gramozi humbi në tavolinë përballjen me Domosdovën dhe do ti zhvillojë të gjitha ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit në fushë neutrale. Ekipit nga Erseka iu dënuan katër lojtarë, ku dy prej tyre deri në fund të sezonit. Mes të dënuarve për ngjarjen është edhe Josel Shtrepi i Domosdovës, pavarësisht se portieri ishte mes të dhunuarve në fushë.

Ndeshjen në tavolinë e humbi edhe Memaliaj përballë Tepelenës për dhunën ndaj gjyqtarit Shoshaj, ndërsa ekipi detyrohet të luajë katër takime pa spektatorë. Lojtari i Memaliajt, Denis Memo që cilësohet përgjegjës për goditjen e gjyqtarit u pezullua për dy vjet nga aktiviteti. Vendim i pazakontë ai rreth ekipit të femrave të Skënderbeut, që për mos paraqitje në ndeshjen me Vllazninë përjashtohet për dy vjet nga edicionet e ardhshme të Kupës së Shqipërisë për femra.

Supersport

Next Post

Presidenti i ri Hashim Thaçi: Do punoj fort për normalizimin e dialogut politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

Kërkohet tërheqja e agjentëve federalë nga Minesota, mijëra qytetarë kundër Trump për emigracionin

February 1, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Tiranë, 62-vjeçari humb jetën teksa ndodhej në një lokal. Dyshimet e para të policisë

February 1, 2026
Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

Edon Zhegrova gati të largohet nga Juventus, sulmuesi shqiptar mund të shkëmbehet me Beton e Everton

February 1, 2026
Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

Masivi i gurëve bllokoi aksin Librazhd-Qafë Thanë, të sëmurët transportohen nga mali me barelë

February 1, 2026
Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në përrua në aksin Mat-Shkopet, shpëton mrekullisht drejtuesi

February 1, 2026
Dyshohet të ketë braktisur dy fëmijët e mitur, nis hetimi për 26-vjeçaren

Iu gjetën në kamion 360 shishe verë dhe pjesë këmbimi për makina, arrestohet shoferi 37-vjeçar në Durrës

February 1, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Opozita nuk është e shtypur, por e konsumuar!

February 1, 2026
Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

February 1, 2026
Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

Engjëll apo kryeministre? Afresku me fytyrën e Giorgia Melonit në Romë ndez debate dhe polemika

February 1, 2026
Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

Protesta e kamionistëve bllokon eksportet nga Divjaka, fermerët: Të paktën të nxjerrim shpenzimet

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In