• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni Hetimor për shkarkim/ Meta i përgjigjet ‘Ligjeve’: Kuvendi pa opozitë s’ka legjitimitet. Megjithatë takohemi me 10 maj

by Java News
05/05/2021 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas njoftimit për paraqitjen e Ilir Metës në Komisionin Hetimor ku do të shqyrtohet kërkesa e 50 deputetëve për fillimin e procedures së shkarkimit të kreut të shtetit, ka ardhur edhe përgjigjja e presidentit që e konsideron Kuvendin si ilegjitim.

Duke e mbyllur letrën e tij duke thënë se është gati të vijë në datë 10 maj, e cila përkon dhe me ‘Ditën Kombëtare të Drejtësisë’.

Në një shkresë dërguar Kuvendit Presidenti argumenton se në asnjë prej njoftimeve “nuk jepet asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë”.

Kreu i shtetit e konsideron Kuvendin si ilegjitim dhe të përfshirë në procese fiktive të pambështetura në Kushtetutë e ligje, por të orientuara verbërisht politikisht.

Presidenti argumenton se kjo përpjekje  bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale.

“Është ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që në këto kushte, kohë e rrethana, nuk gëzon legjitimitet për të kryer veprimtari hetimore, pasi veç të tjerave, si në asnjë vend tjetër demokratik, ky Kuvend nuk ka opozitë brenda tij!”, thekson Meta.

Ai mbyll mesazhin për organin legjislativ duke i thënë se nëse ka ndonjë grimcë legjitimiteti të zbardhë krimet zgjedhore dhe të mbledhë faktet ulëritëse.

Përgjigjja ndaj Kuvendit

Pavarësisht mungesës së objektit në e-mailin tuaj thjesht njoftues, dhe aspak sqarues apo parashtrues të ndonjë kërkese, duke respektuar të njëjtën rrugë komunikimi, atë elektronike, përfitojmë nga rasti t`ju risjellim në vëmendje se:

E gjithë veprimtaria parlamentare e Kuvendit, prej më shumë se dy vitesh tashmë, përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës, që për një kohë të gjatë ka qënë dhe mbetet i vetmi institucion kushtetues legjitim dhe i pa kapur nga partia në pushtet.

Në këto përpjekje të dëshpëruara të këtij Kuvendi ilegjitim, ky i fundit ka vijuar të përfshihet nëpër procese fiktive, të pambështetura në Kushtetutë dhe ligje, por vetëm të orientuara verbërisht politikisht.

Kjo përpjekje e rradhës, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor, të shoqëruara me konsumimin ekzemplar masiv të krimeve zgjedhore, të frymëzuara, dirigjuara dhe ekzekutuara nga partia në pushtet, për interesat e saj.

Kjo nismë e Kuvendit njëpartiak, është keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse, si një vegël e rradhës e partisë shtet, për të zbehur vëmendjen nga kërkesat e Presidentit të Republikës, opozitës, dhe organizatave ndërkombëtare me integritet, për zbardhjen e veprimeve kriminale të kryera nga partia shtet për manipulimin e procesit zgjedhor të zhvilluar në 25 prill.

Eshtë momenti, që para së gjithash, t`i risillet në kujtesë Kuvendit edhe një herë, përmes Komisionit të Ligjeve se:

  • Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që prishi marrëveshjen e 5 qershorit 2020, dhe realizoi ndryshime të njëanshme në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor, pa konsensus dhe me një procedurë të përshpejtuar, me qëllim krijimin e epërsive elektorale në një garë politike siç ishin zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe dëmtimin e opozitës së bashkuar në garën elektorale;
  • Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që përgjatë këtyre 2 viteve ka miratuar 62 ligje antikushtetuese, duke minuar parimin e shtetit të së drejtës, kontrollit dhe balancës mes institucioneve, barazisë përpara ligjit, në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
  • Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që përmes ligjeve klienteliste, ka dhënë me koncesion pasurinë publike të shtetasve shqiptarë, në përdhunim të interesave të tyre;
  • Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që nuk ka kryer asnjë proces hetimor parlamentar, për të gjithë veprimtarinë e korrupsionit legjislativ që ka shoqëruar procesin e miratimit të ligjeve klienteliste, të posaçme, të bëra me porosi;
  • Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që së bashku me anëtarët e tij në KQZ, realizoi votimet një partiake në 30 qershor 2019 për pushtetin vendor, pa garë, për të emëruar përfaqësuesit e tyre;
  • Është pikërisht ky Kuvend dhe kjo mazhorancë që në bashkëpunim me përfaqësuesit e tij të emëruar në pushtetin vendor, prishi Teatrin Kombëtar në 17 maj 2020 gjatë periudhës së pandemisë
  • Eshtë ky Kuvend dhe kjo mazhorancë, që në këto kushte, kohë e rrethana, nuk gëzon legjitimitet për të kryer veprimtari hetimore, pasi veç të tjerave, si në asnjë vend tjetër demokratik, ky Kuvend nuk ka opozitë brenda tij!

Por gjithsesi, nëse ju mendoni se jeni të aftë, jeni në kohë dhe keni ndonjë grimcë legjitimiteti, dhe dëshironi të zbardhni vërtet krimet zgjedhore, që disa prej jush aty brenda në Kuvend kanë konsumuar, apo për të hetuar se përse autorët e krimeve zgjedhore nuk u dërguan përpara drejtësisë, atëherë i bëjmë me dije Kuvendit se, mund ta filloni këtë proces me mbledhjen dhe vlerësimin e disa fakteve ulëritëse.

g.kosovari

Next Post
Sot iu refuzua rekursi nga Gjykata e Lartë, lidhjet e Kastriot Ismailajt me Ilir Metën

Sot iu refuzua rekursi nga Gjykata e Lartë, lidhjet e Kastriot Ismailajt me Ilir Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidentoi për vdekje dy fëmijë, Nikoll Radaçi mbërrin në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

Aksidentoi për vdekje dy fëmijë, Nikoll Radaçi mbërrin në gjykatë nën masa të rrepta sigurie

May 5, 2026
Homazhe për “5 Majin” në Lushnje, Balluku: 28 mijë dëshmorët janë udhërrëfyes për vendin!

Homazhe për “5 Majin” në Lushnje, Balluku: 28 mijë dëshmorët janë udhërrëfyes për vendin!

May 5, 2026
Një regjim në këmbë për një kriminel lufte

Një regjim në këmbë për një kriminel lufte

May 5, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Demografia e votuesit të PS, PD dhe partive të tjera

May 5, 2026
Plani europian për të shpëtuar NATO-n: Ne i zëvendësojmë ushtarët amerikanë!

Plani europian për të shpëtuar NATO-n: Ne i zëvendësojmë ushtarët amerikanë!

May 5, 2026
Ambasadorja zvicerane në Tiranë: Asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm me krizën klimatike

Ambasadorja zvicerane në Tiranë: Asnjë vend nuk mund të përballet i vetëm me krizën klimatike

May 5, 2026
Zelensky: Agresioni rus na ka shkaktuar 800 mld dollarë dëme. SHBA dhe BE të na ndihmojnë

Zelensky propozon armëpushim pa afat me Rusinë: Ka ardhur koha për hapa realë!

May 5, 2026
Nga Fatmira Hajdari te Lazër Sallaku/ Lista me 120 gjyqtarët që do t’u hapen çështjet që kanë gjykuar

Avokat: Arrest me burg do të ketë, por tani gjykata do të kërkojë më shumë verifikim

May 5, 2026
VIDEO / Sot 5 Maji, Rama dhe Begaj vendosin kurora me lule te “Nënë Shqipëri”: Dëshmorët a Atdheut, të paharrueshëm

VIDEO / Sot 5 Maji, Rama dhe Begaj vendosin kurora me lule te “Nënë Shqipëri”: Dëshmorët a Atdheut, të paharrueshëm

May 5, 2026
Tentoi të trafikonte mbi 3 mijë fara kanabisi, arrestohet 24-vjeçari në Portin e Durrësit

Tentoi të trafikonte mbi 3 mijë fara kanabisi, arrestohet 24-vjeçari në Portin e Durrësit

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In