• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni Hetimor për Koncesionet, nisin të hënën dëgjesat me ish-ministrat e Shëndetësisë dhe Ekonomisë

by A M
20/10/2024 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në sfidë me kohën për shkak të përfundimit të afatit, Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, hyn në fazën më të rëndësishme të tij: dëgjesat me ish ministrat e Shëndetësisë dhe Ekonomisë që kanë qenë të përfshirë direkt në procedurat e dhënies së koncesioneve të sterilizimit dhe check-up.

Në vetëm 2 ditë, ministra e ish ministra, përfshirë edhe Ilir Beqajn, nën akuzë për koncesionin e sterilizimit por që ndodhet në burg për çështjen e SASPAC, do të dëshmojnë para komisionit.

Nënkryetari i PS në këtë komision, Plarent Ndreca njoftoi disa ditë më parë se dëgjesat do të nisin prej mëngjesit dhe do të jenë maratonë për të përfunduar brenda afatit.

Ajo që nuk dihet, është pjesëmarrja e opozitës. Ndonëse iniciatore e ngritjes së këtij komisioni, pasi akuzon se përmes këtyre dy koncesioneve jo vetëm janë vjedhur para nga buxheti i shtetit, por edhe nuk i janë dhënë shërbimet e duhura qytetarëve, opozita prej disa javësh ka pamundësuar zhvillimin normal të mbledhjeve në këtë komision, për shkak të kaosit brenda parlamentit, por edhe ka bojkotuar mbledhjet e thirrura nga Plarent Ndreca me argumentin se janë të paligjshme.

Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi pritet të mbyllë punën me këto 2 ditë dëgjesa maratonë. Afati i përfundimit të tij është 22 tetori, por kryetarja e Albana Vokshi ka deklaruar se do të kërkohet shtyrja e afatit për të dytën here, kërkesë që nga socialistët është paralajmëruar se nuk do të pranohet.

Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi u ngrit pas paktit PD-PS në mars të këtij viti, 6 muaj pasi Partia Demokratike futi në kaos jetën parlamentare. Pakti zgjati pak, pasi në thuajse 8 muaj punë, shpesh puna e komisionit është futur në ngërç për shkak të mos gjetjes së gjuhës së përbashkët mes PD e PS.

Next Post
Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

Meloni dekret emergjent për azilkërkuesit, në krah i del edhe Elon Musk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In