• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Teknologji

Komisioni Evropian aprovon marrëveshjen. Vodafon, tashmë lider dixhital i Europës

by A R
19/07/2019 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vodafone Group mori zyrtarisht aprovimin e Komisionit Europian për të finalizuar blerjen e aksioneve të kompanisë “Liberty Global” në Gjermani, Çeki, Hungari dhe Rumani, duke e shndërruar Vodafone në operatorin lider në Europë për shërbimet e konvergjuara të komunikimit, me 116.3 milionë konsumatorë të telefonisë së lëvizshme, 24.2 milionë konsumatorë të telefonisë fikse dhe 22.1 milionë konsumatorë të shërbimit TV në 13 shtete të Europës.

Pas përfundimit të transaksionit me vlerë 18.4 miliardë euro, Vodafone do të zotërojë rrjetin më të madh të gjeneratës së re në Evropë, një nga platformat televizive më të mëdha të kontinentit, teksa rreth gjysma e të ardhurave do të vijnë nga shërbimet fikse dhe të konvergjuara. Në këto pozita, Vodafone do t’u ofrojë shërbimet e shoqërisë Gigabit mbi 100 milionë njerëzve në Europë.

Në një deklaratë për mediat, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë, Nick Read, tha: “Pas aprovimit të marrëveshjes Liberty Global nga Komisioni Europian, Vodafone bëhet operatori më i madh në Europë për ofrimin e shërbimeve të konvergjuara të komunikimit. Ky është një hap i suksesshëm drejt realizimit të shoqërisë dixhitale për klientët tanë.”

Ky transaksion do të ndikojë në rritjen e shërbimeve të konvergjuara të komunikimit në Europën Qendrore dhe Lindore, duke qenë se do të rrisë konkurrencën dhe do të shtojë zgjedhjet për klientët, duke shërbyer si nxitës për inovacionin, deri në realizimin e plotë të shoqërisë dixhitale.

Transaksioni pritet të finalizohet brenda 31 korrikut 2019.

Next Post
Pandeli Majko: Zgjedhjet më 30 Qershor, Gjykata Kushtetuese do vendosë nëse do ribëhen

Reagon Majko: Haradinaj, burrë shteti! Dorëheqja i bën nder Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes një nga të plagosurit në atentatin ndaj Trumpit gjatë fushatës në Pensilvani

Vdes një nga të plagosurit në atentatin ndaj Trumpit gjatë fushatës në Pensilvani

September 25, 2026
Rama në Asamblenë e OKB-së: Shqipëria bën thirrje për marrëveshje ndërkombëtare për një AI sovrane dhe demokratike

Rama në Asamblenë e OKB-së: Shqipëria bën thirrje për marrëveshje ndërkombëtare për një AI sovrane dhe demokratike

September 25, 2026
Megaskandali me fondet e investimeve në Turqi, autoritetet marrin nën hetim 76 persona, arrestohen 45 prej tyre

Megaskandali me fondet e investimeve në Turqi, autoritetet marrin nën hetim 76 persona, arrestohen 45 prej tyre

September 25, 2026
Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

September 25, 2026
EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

September 25, 2026
“Me Ramën Shqipëria në majën më të lartë të historisë”- Fjalimi në OKB, Balla: Vlerësime nga BE dhe SHBA! Propaganda e baltës politike s’e ndal rrugën evropiane

“Me Ramën Shqipëria në majën më të lartë të historisë”- Fjalimi në OKB, Balla: Vlerësime nga BE dhe SHBA! Propaganda e baltës politike s’e ndal rrugën evropiane

September 25, 2026
Bellingham shpallet ‘Lojtari i Vitit’ në Angli: Është një nder

Bellingham shpallet ‘Lojtari i Vitit’ në Angli: Është një nder

September 25, 2026
Zelensky paralajmëron: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës!

Zelensky paralajmëron: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës!

September 25, 2026
Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët: Mijëra njerëz janë zhvendosur për shkak të konfliktit në Jemen

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët: Mijëra njerëz janë zhvendosur për shkak të konfliktit në Jemen

September 25, 2026
“Trump ka të drejtë, zhvillimi i AI nuk duhet të ndalet”- Rama në OKB: Por na nevojitet Inteligjencë Artificiale e verifikueshme dhe transparente

“Trump ka të drejtë, zhvillimi i AI nuk duhet të ndalet”- Rama në OKB: Por na nevojitet Inteligjencë Artificiale e verifikueshme dhe transparente

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com