• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Komisioni Europian paraqet sot strategjinë e re, si do të jetë perspektiva e mëtejshme e zgjerimit të BE

by Java News
05/02/2020 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Franca në tetor të vitit vitit 2019 ka bllokuar hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe në këtë mënyrë ka frenuar proceset për zgjerimin e BE. Presidenti, Emmanuel Macron është përgjigjur ndaj kritikave, se po bën një “gabim historik” ndaj Ballkanit Perëndimor me pohimet se ai “ka marrë rolin negativ” por nuk është i vetëm në qëndrimet për ridefinimin e procesit të zgjerimit të BE.

Ky pozicion i Francës e ka kthyer vëmendjen tek politika e zgjerimit të BE, që nënkupton edhe domosdoshmërinë e ridefinimit të procesit, i cili paraqitet si tepër burokratik, konfuz dhe i komplikuar.

”Politika e zgjerimit të BE është trajtuar shpesh. Por ndryshimi i fundit serioz ka ndodhur në vitin 2003. Ndërkohë kemi mësuar shumë leksione të rëndësishme dhe ka ardhur koha të eliminojmë pengesat në këtë rrugë. Ka ardhur koha për pëmirësime dhe rritjen e kredibilitetit të BE”, pohon Tonino Picula, raportuesi i Parlamentit Evropian për Ballkanin.

Në fund të vitit 2019 dhe në fillim të vitit 2020 janë paraqitur disa ide për rishikimin e procesit të zgjerimit. Jo vetëm Franca por edhe disa vende të tjera kanë paraqitur propozimet e tyre. Por esenca është fokusimi tek mbështetja e këtyre vendeve, efikasiteti dhe dinamizimi i procesit. Komisioni i ri Evropian ka marrë përsipër të hartojë edhe një propozim të ri dhe metodologji të re për zgjerimin.

Metologjia e re

Komisioni Evropian dhe komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi do të paraqesin propozimin e tyre më 5 shkurt. Në Komision thuhet se propozimi ka marrë parasysh qëndrimet e shteteve anëtare dhe “interesat gjeostrategjike të BE”, por edhe interesat e vendeve që duan të futen në BE. Komisioneri Varhelyi thotë, se metodologjia e re do të bazohet në katër parime: kredibiliteti, parashikueshmëria, dinamika dhe forcimi i udhëheqjes politike. Ai kërkon një proces më dinamik dhe më me kredibilitet për zgjerimin. “Nuk duan të ndalim procesin e zgjerimit, por të përparojmë procesin”, thonë në KE.

Fokusi i metodologjisë së re do të vendoset tek forcimi i shtetit juridik, forcimi i institucioneve demokratike dhe zhvillimi ekonomik. “Këto janë çështjet, të cilat prekin vet thelbin e transformimit të shoqërive në Ballkanin Perëndimor”, mendon Varhelyi.

Komisioneri mendon, se këtë metodologji nuk duhet ta aplikojnë Serbia dhe Mali i Zi, të cilatjanë futur në negociata me rregullat aktuale. Por pritet që edhe në negociatat me këto dy vende të kenë modifikime dhe përshtatje sipas metodologjisë së re dhe të vjetër. Të gjithë në Bruksel insistojnë që synimi i fundit i negociatave të jetë anëtarësimi i plotfuqishëm në BE.

Në Bruksel mendohet se strategjia e re do të definojë çështjen e kapitujve të negociatave, çështjen e financimit, ndërlidhjet më të mira mes respekimit të shtetit juridik dhe financave, procesin e transformimit të Ballkanit Perëndimor. KE parashikon hapjen e një debati të gjerë për këtë strategji, menjëherë pas prezantimit të saj. Në Bruksel shpresohet, se në samitin e majit në Zagreb do të hapen negociatat edhe me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe se kjo do të rezultojë me një hov të ri për zgjerimin e BE. /DW/

Next Post
Ekstradohet nga Gjermania 37-vjeçari i dënuar me 9 vite burg. Krimi që bëri 8 vite më parë

Kërcënoi vëllanë me kallashnikov, policia parandalon në kohë ngjarjen e rëndë në Tiranë (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në Finiq rrezikoi banesat. Banorët u evakuuan, ndihmuan 3 helikopterë

Zjarri në Finiq rrezikoi banesat. Banorët u evakuuan, ndihmuan 3 helikopterë

August 4, 2026
E mërkura me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Ditë e kthjellët dhe e nxehtë, e marta me mot të qëndrueshëm

August 4, 2026
Kriza e emigrantëve në Ceuta, von der Leyen: Të veprojmë bashkë për mbrojtjen e kufijve!

Kriza e emigrantëve në Ceuta, von der Leyen: Të veprojmë bashkë për mbrojtjen e kufijve!

August 4, 2026
Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

Aksident në Lezhë-Milot, humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës

August 4, 2026
Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com