• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni Europian hap dritën jeshile: Në maj rekomandojmë hapjen e negociatave me Shqipërinë

by Java News
02/04/2019 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në muajin maj, Komisioni Europian do të rekomadojë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Deklarata u bë ditën e sotme, nga Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, gjatë punimeve të Komitetit Parlamentar të PE për Punët e Jashtme.

Takimi i sotëm ishte i një rëndësie të veçantë, pasi është i fundit përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian dhe si i tillë shërbeu për t’u dakordësuar mbi disa pika kyçe të politikës së jashtme të BE-së, përfshi zgjerimin, marrëdhënien me Kinën e Rusinë, krizën e refugjatëve nga Lindja e Mesme, etj.

Në pjesën e zgjerimin, i ftuar ishte Komisioneri Hahn, i cili në minutën 11:48:02 të videos së bashkangjitur http://www.europarl.europa.eu/ep-live/en/committees/video?event=20190402-0900-COMMITTEE-AFET&ms=1554195300 shprehet:

“Bashkimi Europian duhet të fokusohet në perspektivën afatgjatë të vendeve kandidate. Në Komision, në fund të majit do të prezantojmë progresraportet për vendet e rajonit (Ballkani Perëndimor), plus Turqinë. Pres, që mbi bazat e asaj që kemi parë, të bëjmë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë”.

Pavarësisht situatës politike në Shqipëri, Komisioni Europian vlerëson se progresi i realizuar nga vendi ynë është i qëndrueshëm. “Në Ballkanin Perëndimor është bërë një progres shumë i rëndësishëm. Në afatgjatë, kur shohim arritjet, është e vërtetë që ka edhe hapa pas, por në afatgjatë vërejmë progres shumë të rëndësishëm në ekonomi, në sundimin e ligjit apo në procesin e ripajtimit”.

Duke folur për rëndësinë strategjike të rajonit tonë, Hahn pranoi se: “Në Ballkan, eksportojmë apo importojmë destabilitet. Arsyeja përse kjo ndodh është sepse niveli ekonomik i rajonit është ndjeshëm më i ulët se ai i Bashkimit Europian. Rritja e nivelit ekonomik, për të reduktuar këto disbalanca, është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Unionit. Shembujt pozitiv në fushën e ligjzbatimit duhet të na inkurajojnë, që të nxisim sa më shumë biznesmenë që të investojnë në këto vende, të kemi më shumë tregëti me ta, më shumë kompani apo filiale në Ballkan”.

Më tej, Hahn theksoi shembullin pozitiv të bashkëpunimit Ukrainë-Poloni, si bazë për vijimin e marrëdhënieve me Ballkanin. Sot, Polonia është shndërruar në një tutor të rëndësishëm, që udhëheq Ukrainën drejt sferën perëndimore, duke u shndërruar në kundërpeshë të ndikimit rus në vend.

Megjithatë, “pas rënies së komunizmit, Polonia dhe Ukraina kishin një nivel të ngjashëm ekonomik, por sot Polonia është një vend 5-6 herë më i pasur se Ukraina dhe ky gabim nuk duhet të ndodhë në rajon”.

Hahn u ndal edhe tek dialogu Prishtinë-Beograd, “I cili së fundmi ka pasur disa ngërçe”, por pavarësisht kësaj, Komisioneri theksoi se “më në fund është krijuar një kulturë për zgjidhjen e problemeve përmes dialogut. Sa herë ka një ngërç, homologët përkatës bisedojnë mes tyre, diçka që ishte plotësisht e pamendueshme deri disa vite më parë”.

Përmes pyetjeve nga publiku, Komisioni për Punët e Jashtme në PE theksoi se në mënyrë që vendet e Ballkanit të mos distancohen nga perspektiva e tyre europiane, Bashkimi Europian duhet të përmbushë angazhimet e tij dhe të dalë përtej ndasive të brendshme, duke shpërblyer përpjekjet e vendeve përkatëse.

Në këtë takim, një rol të rëndësishëm iu kushtuan edhe marrëdhënieve të Bashkimit Europian me Turqinë, Rusinë apo Kinën.

Përsa i përket influencës së padëshiruar të forcave të treta në Ballkan, Komisioni u dakordësua në pikëpamjen se avancimi i rrugës europiane është mekanizmi më i mirë për të kundështuar këto influenca.

Komisioni për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian drejtohet nga David McAllister, deputet i CDU në Gjermani dhe nga anëtarët Dubravka Suica (EPP), Andi Kristea (S&D), Anders Vistisen (ECR) dhe Javier Permuy (GUE/NGL)./LEXO.AL

Next Post
Korçë, makina del nga rruga, plagoset shoferi

Korçë, makina del nga rruga, plagoset shoferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In