• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Komisioni i Ekonomisë rrëzon 3 amendamentet e LSI, Jaka: Profesionet e lira jo në skemën e TVSH!

by Java News
20/11/2017 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqatat e biznesit kundërshtojnë vendimin e qeverisë për të ndryshuar pragun e përfshirjes në skemën e TVSH-së, nga një vit në tjetrin përmes paketës fiskale.

Në Komisionin e Ekonomisë, Nikolin Jaka, drejtues i Dhomës së Tregësië dhe Industrisë, tha se pragu i TVSH-së duhet hequr fare, si e vetmja mënyrë për të shmangur informalitetin.

“Deformimi që i është bërë ligjit mbi TVSH dhe aplikimin e saj realisht ka lënë shtigje të mëdha për informalitet. Ne propozojmë që të përjashtohet nga TVSH dhe të mos aplikohet Tvsh për të gjitha profesionet e lira si zejtaritë, artizantatet, tregjet e bashkive, fermat familjare si dhe turizmi familjar. Duhet të heqim pragun për qarkullim tregtar. Apartamentit të parë të jetë zero kur ai përdoret më shumë se tri vjet nga Blerësi dhe të gjithë banesat  e tjera të jenë jo më shume se 5% nga shitja”-tha ai.

Dhoma Amerikane e Tregëtisë, e cila i përcolli komisionit disa propozime me shkrim, kundërshton faktin që fasha e TVSH-së i lihet në dorë qeverisë.

“Disa elementë shumë të rëndësishëm të taksimit duhet të jenë në ligj dhe nuk duhet lënë  të jenë  dhe të përcaktohen  me vendim të Këshillit të Ministrave. Kufiri i regjistrimit të TVSH të mos jetë një vendim që merret vit për vit, apo të ndryshojë nga njëra qeveri në tjetërën, por të jetë një vendim i marrë në bazë të një studimi të thelluar”-theksoi Bezhani.

Në përfundim të mbledhjes, nënkryetari i dhomës amerikane të tregëtisë, ju drejtoi një lutje socialistëve, të cilën tha se e sillte në emër të disa investitorëve të rëndësishëm.

“Lutem të mbani premtimin elektoral, premtuat shumë pastër dhe qartë në të shkruar. Ata kërkuan që të mbani premtimin për 18% të taksës maksimale të tatimit mbi pagën dhe 6% tatimin mbi dividendin. Eshtë lutje, ju lutemi!” u shpreh Daci.

Pas dëgjesës me shoqatat, Komisioni i Ekonomisë miratoi nen për nën të gjitha ligjet e paketës fiskale, duke rrëzuar tre propozimet e LSI-së.

Next Post
Rama në Paris: E nis çdo ditë duke i bërë vetes dy pyetje

Për një çerek shekulli kanabisi shkatërroi jetën e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

October 20, 2026
“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com