• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioni disiplinës ultimatum Flamurtarit, publikohen gjobat për klubet

by Java News
15/10/2016 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Disiplinës i FSHF-së ka bërë të qartë se nuk do të tolerojë më vonesat në shlyerjen e detyrimeve të Flamurtarit, duke i vendosur një afat prej 30 ditësh klubit për t’i shlyer. Në vendimin e dalë sot nga ky organ disiplinor, i kërkohej klubit të bënte pagesën e prapambetur ndaj ish-trajnerit Ernest Gjoka, në të kundërt, pas përfundimit të këtij afati, do të fillonte zbritja e pikëve në klasifikim.

Ndërkaq, Gjoka nuk ka dalë plotësisht i kënaqur nga mbledhja e sotme e Disiplinës, pasi ai është gjobitur me 100 mijë lekë dhe është pezulluar për dy ndeshje, për shkak se ka protestuar kundër vendimeve të gjyqtarëve në takimin e Kukësit ndaj vlonjatëve në mesjavë.

Gjithashtu, siç është bërë e zakonshme tashmë, Disiplina ka shpërndarë gjoba për klubet e Skënderbeut, Tiranës dhe Flamurtarit, për sjelljen e gabuar të spektatorëve, duke i paralajmëruar për përshkallëzim të masave në rast përsëritje.

Vendimet e Komsionit të Disiplinës

1.KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë te Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

2.KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë te Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek si dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat e dënimit.

3.Zyrtari i KF “Kukësi”, Ernest Gjoka, për proteste ndaj vendimeve te arbitrit, ne baze te Nenit 56/1/a, dënohet me gjobe ne masën 100.000(njëqindmijë) lek dhe pezullohet nga aktiviteti për 2(dy) ndeshje.

4.KF “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve dhe dështim ne përmbushjen e përgjegjësive , në bazë te Nenit 66/1 dhe 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek si dhe paralajmërohet se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat e dënimit.

5.Lojtari i KF “Iliria”, Niku Vocaj, për sjellje të keqe ndaj zyrtareve te ndeshjes, ne baze te Nenit 49/1/a, dënohet me 4(katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6.Zyrtari i KF “Besa”, Ndricim Kashami, për proteste ndaj vendimeve te arbitrit, ne baze te Nenit 56/1/a, dënohet me gjobe ne masën 100.000(njëqindmijë) lek dhe pezullohet nga aktiviteti për 2(dy) ndeshje. Ne aplikim te Nenit 136/1/a, masa e gjobës reduktohet me 50%.

7.Lojtari i KF “Erzeni”, Sulejman Hoxha, për sjellje te keqe ndaj kundërshtarit me loje te rende, ne baze te nenit 48/1/b, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.Zyrtari KF “Beslidhja”, Gledis Lani, për proteste ndaj vendimeve te arbitrit, ne baze te Nenit 56/1/a, dënohet me gjobe ne masën 100.000(njëqindmijë) lek dhe pezullohet nga aktiviteti për 2(dy) ndeshje. Ne aplikim te Nenit 136/1/a, masa e gjobës reduktohet me 50%.

9.KF “Sopoti”, për dështim ne përmbushjen e përgjegjësive, ne baze te Nenit 65/1 te KDS , dënohet me gjobe ne masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Ne aplikim te Nenit 136/1/a, masa e gjobës reduktohet me 50%.

10.Zyrtari i KF “Olimpik” U-17 , Albert Bozhani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, ne baze te Nenit 49/1/a, dënohet me 4(katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11.Pranimin e kërkesës se ish zyrtarit Ernest Gjoka. Detyrohet FK “Flamurtari” te ekzekutoje vendimet përkatëse te DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes se vendimit. Paralajmërohet FK “Flamurtari”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do te merren masat përkatëse ne baze te Kodit te Disiplinës Sportive: Zbritje e pikëve nga klasifikimi. /panoramasport/

Next Post
Serbisë i kërkohet të mos pengojë linjën energjetike Kosovë – Shqipëri

Serbisë i kërkohet të mos pengojë linjën energjetike Kosovë - Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In