• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Komisioni bipartizan nuk ka prodhuar asnjë rezultat”/ BIRN: Reforma zgjedhore në ‘pikën zero’, opozita kërkon konsensus të ri

by Java News
21/07/2023 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni bipartizan për reformën zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat për një vit e gjysmë, ndërsa një kërkesë për shtyrjen e mandatit nuk u hodh në votim në seancën e fundit parlamentare pas kundërshtimit të opozitës.

Mazhoranca dhe opozita nuk ranë dakord të premten që të shtyjnë sërish afatin e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, pasi opozita kërkoi që të gjendej një konsensus i ri për funksionimin e tij, një vit e gjysmë pasi grupi bipartizan i punës nuk ka prodhuar asnjë rezultat.

Një kërkesë për shtyrje të afatit, e firmosur nga Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj nuk u hodh në votim në seancën e fundit plenare të këtij sesioni që përfundoi të premten në mëngjes, pasi kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi tha se tre grupet parlamentare të opozitës nuk ishin dakord.

“Të tre grupet e opozitës kërkojnë modus veprimi se si ta çojmë përpara reformën zgjedhore,” tha Bardhi në sallën e Kuvendit, duke shtuar se: “nuk ka asnjë shkak të arsyeshëm për të shtyrë e shtyrë pa punë këtë komision”.

Komisioni i Posaçëm u ngrit në shkurt 2022, por ka bërë vetëm dy mbledhje deri më tani. Pavarësisht mungesës së produktit, Kuvendi i ka dhënë atij mandat të ri çdo 6 muaj.

Bardhi deklaroi komisioni “ka dështuar të përmbushë detyrën që i ka caktuar Kuvendi”, ndërsa shtoi se në 6 muajt e fundit nuk është mbledhur asnjë ditë. Ai i propozoi mazhorancës që në shtator të gjendet një mënyrë si të çohet përpara reforma, duke propozuar rikonceptim të punës së komisionit.

Kërkesa e tij u kundërshtua fillimisht nga deputeti socialist, Toni Gogu, sipas të cilit nuk mund të lihej Kuvendi pa këtë komision dhe kërkoi që të votohej zgjatja e mandatit në mënyrë të njëanshme.

Por Bardhi kundërshtoi duke i kujtuar se reforma është një proces që kërkonte konsensus politik.

“Për turpin tuaj dhe tonin, Parlamenti ka qenë pa këtë komision dhe ka bërë vetëm 2 mbledhje duke bllokuar reformën zgjedhore,” tha ai.

Bashkëkryetari socialist i komisionit, Damian Gjiknuri pretendoi se komisioni ishte funksional dhe kërkoi zgjatjen e mandatit për të mos u kthyer siç tha ai “në pikën zero në shtator”.

“Komisioni nuk mund të rrijë peng i mosmarrëveshjeve mes opozitës,” shtoi Gjiknuri, duke aluduar se opozita kërkonte të ndryshonte kryetarin e saj në komision.

I pyetur nga BIRN nëse PD do të kërkonte ndryshimin e përfaqësuesve të saj në këtë komision apo do të kërkonte një mekanizëm të ri për reformën, Bardhi tha “të gjitha opsionet janë të hapura”.

Komisioni për reformën zgjedhore u ngrit me vendim të Kuvendit me datë 10 shkurt 2022, por nuk arriti të ketë asnjë produkt real pune në tre mandate 6-mujore.  Dy bashkëkryetarët, Damian Gjknuri nga PS dhe Enkelejd Alibeaj nga PD, nuk kanë dhënë arsye objektive për mosfunksionimin e tij.

Komisioni ka si objektiv realizimin e ndryshimeve të nevojshme në Kodin Zgjedhor duke u bazuar në rekomandimet e fundit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Raporti përfundimtar i monitoruesve të zgjedhjeve të 25 prillit 2021 kritikoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama për abuzime me pushtetin  gjatë fushatës, ndërsa Partia Demokratike u kritikua për ngritjen e “strukturave paralele” të mbrojtjes së votës./birn

 

Next Post
Horoskopi javor nga Paolo Fox: Shenja që do të mbetet “trokë”

Horoskopi për muajin gusht, datat me fat për të gjitha shenjat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debati i Trashëgimisë me Sunak/ Mitsotakis zbutet me Britaninë: Nuk ndikon në marrëdhëniet tona!

Më imunitet dhe “vende pune përjetë”, Mitsotakis kërkon të rifitojë besimin pas skandalit të korrupsionit

February 2, 2026
Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

February 2, 2026
Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

February 2, 2026
Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

February 2, 2026
Zëvendësimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në ngërç

Pagat e magjistratëve / GJK zbardh seancën, gjyqtarët: Kërkesa në mars. Qeveria në fushatë zgjedhore…

February 2, 2026
Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Opozita mungoi përsëri, Mazniku: Nesër në Kuvend kalojmë ndryshimin e Komisionit për Territorialen, të jetë vetëm 1 kryetar

February 2, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta, mbaje mend!

Berisha ‘paralajmëron’ Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta, mbaje mend!

February 2, 2026
GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

February 2, 2026
Reagon Jahjaga: Nuk kam asnjë lidhje me dosjen “Epstein”, raportimet janë mashtrime

Reagon Jahjaga: Nuk kam asnjë lidhje me dosjen “Epstein”, raportimet janë mashtrime

February 2, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In