• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Horoskopi për muajin gusht, datat me fat për të gjitha shenjat

by Java News
21/07/2023 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astrologu Jorgo Pulla tregoi në një intervistë për Euronews Albania parashikimin e horoskopit për të gjitha shenjat gjatë muajit gusht.

Dashi: Personat e kësaj shenje do të marrin vendime të rëndësishme gjatë këtij muaji në fushën e karrierës. Në 15-ditëshin e para do të ketë ndryshime në fushën e biznesit, ndaj duhet të jenë shumë të vëmendshëm. Lidhjet e reja serioze do të jenë me ndikim shumë pozitiv gjithashtu. 15, 17, 19, 21 gusht janë datat që duhen mbajtur shënim nga personat e kësaj shenje. Kujdes kur të bëni udhëtime!

Demi: Personat në këtë shenjë do të kenë mundësi të reja pune në 10-ditëshin e parë dhe fundin e 10-ditëshit të tretë. Për ata që janë jashtë, do të zgjidhin çështjet me dokumentacionin. Merrni vendime në datat 3, 5, 9, 11 dhe 29, ka ndikime pozitive! Nga ana romantike duhet të jeni të vëmendshëm për të mos krijuar situata aty ku nuk ka.

Binjakët: Personat në këtë shenjë do të stabilizohen me punën e tyre dhe do të kenë mundësi për punë të dyta. Në datat 4, 11, 13, 17 dhe 25 do të ketë një ndikim pozitiv dhe mund të fitojnë në llotari. Në një udhëtim që mund të bëni mund të ngelni atje për punë!

Gaforrja: Personat në këtë shenjë do të kenë sukses në çështjet e punës, sidomos në fund të gushtit deri në fillim të shtatorit. Kujdes me paratë! Duhet të keni kujdes me kreditë sepse mund të mos ju duhet. 10-ditëshi i dytë i gushtit do të jetë fatsjellës për ju. 1, 3, 7, 9, 12 dhe 13 janë datat që duhet të keni parasysh për të marrë vendime. Sa i takon pjesës romantike kujdesuni që lidhjen tuaj ta ktheni në serioze sepse ky është muaji me ndikimin më të mirë.

Luani: Personat në këtë shenjë do të stabilizohen ekonomikisht dhe mund të mbyllin projekte të mëdha që lidhen me shitjet, sidoqoftë duhet pasur kujdes me shpenzimet. Eci avash sepse nxitoj, kjo është motoja e kësaj shenje që këtë muaj do të fokusohet te disa iniciativa që nuk dihet nëse do të realizohen plotësisht. Nga data 15 deri në 30 do të jetë ndikimi më pozitiv. Kujdes! Nëse do të shkoni në një punë të re mbyllini ujditë që më parë.

Virgjëresha: Personat në këtë shenjë do të kenë shumë mundësi të mira, por jo të gjitha mund t’i kapin. Në punë do të keni lëvizje drastike. Kujdes duhet treguar në çështjet e pasurive të paluajtshme. Datat 9, 11, 16, 22 dhe 27 janë ato me ndikimin më pozitiv këtë muaj. Nuk duhet të lëvizni aty ku nuk ndiheni të sigurt! Demi, Shigjetari dhe Bricjapi janë shenjat me të cilat mund të përputheni nga ana romantike këtë muaj.

Peshorja: Personat në këtë shenjë do të marrin zgjidhje në çështjet ligjore. Edhe pse kjo shenjë gjen gjithnjë zgjidhje, në këtë muaj do të kenë mundësi të zgjidhin edhe ato çështje që deri tani mund të kenë pasur problematike. Në këtë muaj do të keni dhe përfitime të mëdha ekonomike. Peshore-Dem, Peshore-Ujor janë kombinimet më të mira nga ana romantike.

Akrepi: Është periudha më e mirë për të stabilizuar lidhjet me Binjakë, Bricjap, Peshk dhe Virgjëreshë. Nuk përjashtohet mundësia e marrjes së një lajmi shumë të mirë. Datat me ndikimin më pozitiv janë 11, 12, 17, 21 dhe 23.

Shigjetari: Personat në këtë shenjë kanë mundësi të rregullojnë problemet financiare. Nga ana shpirtërore do të kenë marrëdhënie shumë të mira me shenjën e Luanit dhe Demit, por martesat do të finalizohen me Peshk të 10-ditëshit të parë. 15, 16, 18, 22 dhe 27 do të jenë datat me ndikimin më pozitiv.

Bricjapi: Personat në këtë shenjë nuk do të kenë mundësi të pushojnë pasi janë shumë të ngarkuar me punë. Në këtë muaj do të mbyllin shumë çështje profesionale të lëna pezull dhe gjithashtu iu jepet mundësia për të rritur të ardhurat.

Ujori: Personat në këtë shenjë do të bëjnë ndryshime të mëdha në këtë muaj. 1 me 9 dhe 18 me 22 janë dy periudhat kohore që do të jenë favorite për Ujorët. Me Virgjëreshën, Gaforren dhe Dashin do të kenë lidhje favorite.

 Peshqit: Personat në këtë shenjë në këtë periudhë do të zgjidhin një problem prone që e kanë pasur që në shkurt të vitit 2021. Në çështjet shpirtërore, favorite janë marrëdhëniet me personat në shenjën e Virgjëreshës, Binjakëve dhe Peshores. 7 me 14 dhe 27 me 30 janë datat më favorite për Peshqit.

Next Post
Ish-ambasadori Tarifa shpjegon librin e tij dhe jep detaje: “Erdhi me vonesë sepse kishte qenë tërë natën në kazino” (Fatos Nano në SHBA)

Askush nuk mund të jetë “pronar i shtetit”! Edhe njëherë, për Kryeministrin dhe dy ligjet e miratuara dje në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In