• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Komisioni Becchetti” në GJK, zbardhen dy kërkesat e PD: Të pranohet vendimi për…

by A R
25/10/2021 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka dorëzuar dy kërkesa në Gjykatë Kushtetuese për çështjen Becchetti.

BalkanWeb mëson se kërkesa për Gjykatën Kushtetuese është zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa kërkesa tjetër është deklarimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit të Kuvendit për mosmiratimin e ngritjes së Komisionit Hetimor Becchetti.

Gjithashtu bëhet me dije se Partia Demokratike kërkon të hetoje veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë që çuan në një dëm prej 120 milionë euro.

Kërkesa e plotë:

PD ka 2 kërkesa për Gjykatën Kushtetuese:

  1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
  2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit të Kuvendit për mosmiratimin e ngritjes së Komisionit Hetimor Becchetti.

PD kerkon të hetoje veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore dhe funksionarëve publikë që çuan në një dëm prej 120 milionë euro.

Ky shpërblim iu është akorduar palëve paditëse Becchetti dhe të tjerë, pasi nga faktet dhe provat e vëna në dispozicion, arbitrazhi ka konstatuar se si rezultat i veprimeve dhe mosveprimeve të paligjshme të zyrtarëve të lartë shtetërorë, ku përfshihen shtetasi Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë, shtetasi Erion Veliaj, me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë dhe shtetasi Ëngjëll Agaci, me detyrë sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të një rangu më të ulët si shtetasi Enkelejd Joti, me detyrë drejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ish-drejtor i përgjithshëm i Top Channel, shtetasi Skerdi Drenova, me detyrë administrator i Operator të Sistemit të Transmetimit, ish-zëvëndësdrejtor i përgjithshëm i Top Channel dhe shtetasi Gentian Sala, kryetar i Autoritetit të Mediave Audiovizive, ish-drejtor i Top Channel dhe Digitalb, sipërmarrjet e biznesmenit italian Becchetti janë shkatërruar plotësisht.

Gjithashtu, Gjykata ka vlerësuar se neni 77, pika 2, i Kushtetutës i njeh pakicës parlamentare kompetencë hetimi, pengimi i së cilës përbën konflikt kushtetues kompetencash. Vendimi i Kuvendit për mosmiratimin e kërkesës së një të katërtës së deputetëve për ngritjen e Komisionit Hetimor parlament cënon këtë të drejtë kushtetuese të pakicës parlamentare.

E drejta e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor nuk mund të mohohet apo të kufizohet nëpërmjet vendimmarrjes së shumicës parlamentare. Ajo është një e drejtë kushtetuese që çon detyrimisht në ngritjen e komisionit. Duke mos e realizuar këtë detyrim kushtetues, Kuvendi në mënyrë arrogante dhe paargumente, pengoi pakicën parlamentare në ushtrimin e një kompetence kushtetuese. Duke ia nënshtruar votimit parlamentar ngritjen ose jo të Komisionit, si dhe duke vendosur mosmiratimin e kërkesës së 1/4 së deputetëve, praktikisht Kuvendi ka mohuar kompetencën kushtetuese të pakicës parlamentare, duke krijuar këtë mosmarrëveshje kompetence, e cila duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese, duke shfuqizuar si antikushtetues edhe vendimin nr. 80/2021 të Kuvendit.

kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së ka pretenduar se kjo kërkesë cënon parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve, pasi për të njëjtën cështje ekzistojnë procese civile dhe penale. Në lidhje me këtë pretendim, dëshirojmë të theksojmë se ne jemi plotësisht të vetdijshëm se natyra e hetimit parlamentar nuk është e njëllojtë dhe nuk mund të barazohet me hetimin që realizojnë në bazë të Kushtetutës organet e tjera të pavarura apo të specializuara për kryerjen e një funksioni të tillë. Duke e krahasuar objektin e hetimit parlamentar me objektin e punës së organit të prokurorisë, konstatohet lehtësisht një dallim cilësor ndërmjet veprimtarisë së komisonit hetimor parlamentar dhe veprimtarisë së organit të prokurorisë. Në këtë mënyrë, objekti i hetimit, sipas projektvendimit të propozuar nga ana jonë, ndalon shprehimisht dublimin/mbivendosjen dhe shmangien e një institucioni të pavarur kushtetues, sic është prokuroria, në ushtrimin e kompetencave kushtetuese/ligjore të tij nga një instrument i një pushteti tjetër.

Po të shikoni me vëmendje kërkesën, ajo synon vetëm të përmbushë tre qëllimet kryesore që ka një komision hetimor: (i) kontrolli i zbatimit të ligjeve nga organet e pushtetit publik; (ii) nxjerrjen e përgjegjësive institucionale; dhe c) vlerësimin e nevojës për miratimin, plotësimin apo korrigjimin e ligjeve të vecanta (shih vendimet nr.18, datë 14.05.2003; nr. 20, datë 04.05.2007; nr.22, datë 05.05.2010; nr.30, datë 16.05.2014 të Gjykatës Kushtetuese), duke përjashtuar shprehimisht mundësinë e ngritjes së akuzave penale apo marrjen e personave si të pandehur. Kjo ndarje e qartë e veprimtarisë së komisionit hetimor dhe organeve gjyqësore është në respekt të plotë të parimit të ndarjes së pushteteve, garantuar nga neni 7 i Kushtetutës. Qartazi, argumenti i ngritur nga Grupi Parlamentar i PS-së, mazhoranca, është i pabazuar.

  1. Sa i përket pretendimeve se kërkesa shkel të drejtën ndërkombëtare, megjithëse në asnjë moment nuk u tha se cilin traktat, konventë, marrëveshje apo normë të drejtës ndërkombëtare, por vetëm u përmend sipërfaqësisht parimi i konfidencialitetit, vlerësojmë të ndalemi, edhe pse këto pretendime mund të mos merren aspak në konsideratë përsa kohë stricto sensu nuk lidhen me parime të natyrë kushtetuese. Në lidhje me pretendimin se ngritja e këtij Komisioni Hetimor cënon parimin e konfidencialitetit, i cili është një detyrim i marrë përsipër nga Shqipëria, dëshirojmë të sjellim në vëmendje tre fakte publike: (i) Përmbajtja e vendimit është publikuar thuajse në cdo media vizive, të shkruar dhe online në Shqipëri.

Pra, kërkohet ruajtja e konfidencialitetit për një vendim, për të cilin kushdo që është i interesuar mund ta aksesojë lehtësisht në motorët e kërkimit online. Mëse e kuptueshme që ky nuk është vecse një pretendim i pabazuar, për të justifikuar rrëzimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor. Megjithatë, me qëllim arritjen e konsensusit edhe për këtë pretendim absurd, deputetët kërkues kanë ofruar gatishmërinë e tyre që në cdo rast kur komisioni do të administrojë informacione, të dhëna apo dokumente, të konsideruara konfidenciale, rezervojnë të dreëjtën që në përputhje me nenin 12, pika 3 të ligjit nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, mbledhjet të zhvillohen me dyer të mbyllura. Por, edhe kjo garanci nuk ka mjaftuar që nga ana e mazhorancës të vlerësohet mundësia e gjetjes së një konsensusi, duke rrëzuar në shkelje të Kushtetutës dhe jurisprudencës kushtetuese, kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor.

/a.r

Next Post
S’është “Air Albania” por “Velodrome”/ Neymar mbrohet nga policët me mburoja në Marsejë. 9 policë të lënduar dhe 21 tifozë të arrestuar

S'është “Air Albania” por “Velodrome”/ Neymar mbrohet nga policët me mburoja në Marsejë. 9 policë të lënduar dhe 21 tifozë të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Bllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë

EMRAT/ Bllokuan rrugën te “Zogu i Zi” ditën e parë të shkollës, Policia arreston 12 protestues, disa prej tyre organizatorë! Procedohen 15 të tjerë

September 15, 2026
FOTO/ I vuri zjarrin Himarës, arrestohet në flagrancë piromani 52-vjeçar! Nga flakët u rrezikua edhe banesa, Policia jep detajet

FOTO/ I vuri zjarrin Himarës, arrestohet në flagrancë piromani 52-vjeçar! Nga flakët u rrezikua edhe banesa, Policia jep detajet

September 15, 2026
Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur biblik të mrekullive të Jezu Krishtit!

Arkeologët zbulojnë qytetin e humbur biblik të mrekullive të Jezu Krishtit!

September 15, 2026
Kriza politike në Kosovë, PDK çon në Kushtetuese edhe formimin e Qeverisë “Kurti 4”!

Kriza politike në Kosovë, PDK çon në Kushtetuese edhe formimin e Qeverisë “Kurti 4”!

September 15, 2026
“Përralla e regjimit nuk bind më as ata që e tregojnë”- Rama: Thirrja për rrjetin MIA u mbyll me sukses absolut, 245 aplikime nga ekselentë të sapodiplomuar

“Përralla e regjimit nuk bind më as ata që e tregojnë”- Rama: Thirrja për rrjetin MIA u mbyll me sukses absolut, 245 aplikime nga ekselentë të sapodiplomuar

September 15, 2026
“Brenda ditës të ndryshon jeta plotësisht”- Moderatori shqiptar tregon betejën e vështirë pas 12 ditësh në spital: E kam jetë të dytë, do filloj…

“Brenda ditës të ndryshon jeta plotësisht”- Moderatori shqiptar tregon betejën e vështirë pas 12 ditësh në spital: E kam jetë të dytë, do filloj…

September 15, 2026
“100 bashki dhe 6 rajone”, PD prezanton draftin për ndarjen e re territoriale

SHKRESA/ Ngërçi me pagat e magjistratëve, PD kërkon seancë dëgjimore me 8 institucione: Analizë e thelluar pasojave dhe qëllimit!

September 15, 2026
Dasma e Trump Jr., oligarku rus i lidhur me Putinin pagoi qindra mijëra dollarë për festimet

Dasma e Trump Jr., oligarku rus i lidhur me Putinin pagoi qindra mijëra dollarë për festimet

September 15, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Me dyer të mbyllura dhe pa përfaqësim palësh! Seanca për Erion Veliajn, trupa e Gjykatës së Lartë futet në Dhomën e Këshillimit, ja procedura

September 15, 2026
Deklarata e fortë e Manjanit: Në dosjet belge ka dëshmi të personave…

Darka e Lucës

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com