• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisionet parlamentare, ose fushata e Rithemelimit

by Artur Ajazi
25/03/2024 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

E ndërsa Edi Rama, ka zgjedhur një prej mënyrave më spaktakolare për parafushatën elektorale të 2025, Rithemelimi ka paramanduar se e vetmja formë se si mund të marrë vëmëndje, janë komisionet parlamentare. Duke menduar se, me ngritjen e 3-4 komisioneve parlamentare, dhe duke shfaqur e lexuar “raporte qindra faqeshe me konstatime dhe akuza”, Rithemelimi ka menduar se, mund ta nisin edhe ata fushatën prej muajit në vazhdim.

Argumentet e lexuara me gjoja “abuzime me sterilizimin, dhe abuzimi me check-up falas” apo dhe lista e gjatë me emrat e personave që do të thirren në komisionin “Vokshi” ku binte në sy emri i kryeministrit Rama i pari, janë thjesht parafushata e tyre. Nuk mund të bëhet parafushatë apo dhe fushatë elektorale, duke munguar argumentet, programet, platformat konkurruese, dhe duke u bazuar dhe shfrytëzuar komisionet “hetimore”.

Duke shpresuar tek “produkti fundor i këtyre komisioneve”, dhe tek lista me emra të personave që do të jenë të akuzuar nga Rithemelimi si “shkaktarë të megakorrupsionit në Shëndetësi”, opozita e sakatosur, mendon se në 2025 mund të përmbysë qeverisjen Rama. Ndoshta nuk u ka mbetur gjë tjetër si “armë e fortë për të fituar ca vota më shumë në 2025”, pasi për të fituar pushtetin, ka beteja të tjera mes tyre dhe Partisë Socialiste.

Ndryshimi i situatës së brëndshme politike dhe i asaj të jashtme, Rajonale dhe Europiane, e kanë forcuar pozitën e Edi Ramës si kryeministër i vendit, dhe si faktori kryesor i ruajtjes së balancave politike në Ballkanin Perëndimor. Ndaj të mendosh se, me komisione hetimore parlamentare, mund ti “lëkundësh themelet” qeverisjes Rama, ky është thjesht naivitet politik. E gjithë vëmëndja e mediave të Rithemelimit dhe i analistëve “parashikues” të ardhmërisë politike, është drejtuar tek komisioni “Vokshi” dhe komisionet e tjera që do të pasojnë atë.

Madje sipas tyre “komisionet hetimore do t’ja çjerrin maskën kësaj qeverie, dhe do ta detyrojnë Ramën të largohet duke krijuar qeveri teknike”.Natyrisht, ky është plani i miratuar nga “rrugica e protestave”, dhe nuk ka vlerë tjetër as juridike dhe as politike. Shqiptarët duke nisur nga e hëna e kësaj jave, do të shohin dhe dëgjojnë çdo ditë, “zbulime, akuza, denoncime, dhe shifra marramandëse korruptive”, nga komisionerët demokratë, deri në momentin kur Berisha nga ballkoni, të shpallë “fitoren e opozitës”. Duke u “shtërnguar fort” pas komisioneve parlamentare (që zakonisht kanë rezultuar punë boshe) Rithemelimi de facto, ka hapur fushatën e vet, e cila pritet të sjellë sërish mërzitje, braktisje, dhe mosbesim nga mbështetësit e saj në bazë.

Next Post
Spartak Ngjela tregon kush do e fitojë BBVIP sipas tij: Rike Roçi po të mbajë këtë shkëlqim…

Spartak Ngjela tregon kush do e fitojë BBVIP sipas tij: Rike Roçi po të mbajë këtë shkëlqim...

Comments 1

  1. Leka says:
    2 years ago

    Ramen e keni ne pushtet deri 2029 ! Kur je i papaster nuk bejne fajde komisionet hetimore aq ma teper qe rregjizori i tyre eshte non grata dhe se perfill njeri

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

Paketa e Maleve, Demo: Ditët e ardhshme miratohen aplikimet e para, do ketë efekt “ortek”

April 10, 2026
Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

Qeveria miraton projektin “Porta e Alpeve”, Karakaçi: Korridor i integruar mes alpeve dhe detit

April 10, 2026

“U shkelën rëndë të drejtat themelore”, Veliaj i drejtohet sërish Kushtetueses: Të shfuqizohet vendimi i 9 shkurtit

April 10, 2026
Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

Dronë dhe mjete lundruese të ndërtuara në Shqipëri, miratohet autorizimi për KAYO

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In