• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioneri i vettingut kërkon më shumë kohë për shqyrtimin e raportit të ONM, shtyhet seanca

by Java News
05/03/2018 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Disiplinor i Kolegjit të Apelimit shtyn për në 7 mars seancën për shqyrtimin e procedimit displinor kundër Komisionerit Publik Heral Saraçi. Seanca do të mbahet në orën 10:00. Komisioni disiplinor përbehet nga gjyqtarët Sokol Çomo, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari, ndërsa i pranishëm në seancë është dhe Saraçi.

Në seancën e sotme, komisioneri Saraçi i cili u paraqit pa avokat mbrojtës, parashtroi tre kërkesa proceduriale, duke kërkuar më shumë kohë për të verifikuar 600 faqe dokumentacion të ONM-së.

Saraçi: Një nga kërkesat ka të bëjë me zgjatjen e afatit që më është caktuar deri sot me 5 mars. Këtë e argumentoj duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për të më dhënë mundësinë të mbroj të drejtat e mia në një proces të rregullt ligjor dhe brenda afateve të arsyeshme. Procedimi ka nisur nga data 14 shkurt dhe nga data 14 deri më sot janë rreth 20 ditë.

Kohë e pamjaftueshme për mua që të verifikoj të gjithë dokumentacionin që më është vënë në dispozicion si nga ONM ashtu dhe nga Komisioni i Disiplinës në momentin u depozitua raporti. Për këtë arsye ndodhem në një pamundësi për të shfletuar një material prej 600 faqesh, pa llogaritur provat dhe faktet e mia që i kam këtu dhe nuk i kam depozituar akoma.

Kërkesa e dytë ka të bëjë për vetë natyrën e procesit i cili zhvillohet ndaj komisionerit publik dhe parashikon një sërë elementësh të supozuara për shkelje disiplinore që në të vërtetë janë veprimtaria e institucionit të komisionerëve publik. Deri më sot në procedurën e zhvilluar organi nuk është shprehur në lidhje me juridiksionin dhe kompetencën. Për këtë arsye do të doja të shpreheshit në lidhje me juridiksionin dhe kompetencën për të shqyrtuar të gjithë ato çështje që janë parashtruar në kërkesën e ONM.

Kam kërkuar gjithashtu që duke qenë se institucionet e vettingut janë institucione publike kushtetuese  dhe janë të zgjedhura nga Kuvendi si palë e interesuar dhe me një interes legjitim në këtë proces duhet të jetë dhe Kuvendi i Shqipërisë.

Komisioneri Publik është një institucion i ngritur si pjesë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili ka për detyrë përfaqësimin e interesit publik gjatë kryerjes së vetingut.

Nuk dihen se cilat janë shkeljet e pretenduara por në rast se Saraçi shkarkohet nga detyra, ai do të zëvendësohet nga një prej komisionerëve zevendësues Aldona Sylaj dhe Dariel Sina, të cilët kanë marrë secili nga 6 vota në komisionin parlamentar ad hoc.

Next Post
KOSOVE/ Ambasadori Delawie: Është koha për veprim, votoni Demarkacionin

Demarkacioni, ambasadori amerikan: Ratifikimi i marrëveshjes më afër se kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In