• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioneri Publik: Jo ankim për profesionalizmin e Gentian Medjas

by Mero Baze
09/09/2019 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri Publik kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të miratohej metodologjia e vlerësimit e propozuar si draft në proces, ndërsa tha se sipas saj gjyqtari Gentian Medja rezultonte i aftë profesionalisht.

Nga Vladimir Karaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të hënën përfundimet e palëve në çështjen ndaj gjyqtarit të Gjykatës Administrative në Tiranë Gentian Medja.

Komisioneri Publik, i cili ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e Medjas në detyrë, u duk se u tërhoq nga ankimi ndërsa u shpreh se pas vlerësimit të bërë prej tyre bazuar në draft-metodologjinë e propozuar nga KPA, Medja rezultonte i aftë profesionalisht. Komisionieri Florian Ballhysa këmbënguli që metodologjia e propozuar  të miratohej duke thënë se ajo do shërbente për një vlerësim më të detajuar dhe të drejtë  të profesionalizmit në KPK.

Nga ana e tij Medja në përfundimet e tij i qëndroi verisoneve të dhëna më herët. Ai kundërshtoi ankimin e Komisionerit Publik dhe dha versionin e tij për problemet e konstatuara në ankim. Ndërkohë ai mbajti të njëjtin qëndrim edhe ndaj metodologjisë së propozuar duke e kundërshtuar atë si antikushtetuese dhe cënim të parimit të sigurisë juridike.

Tërheqja e Komisionerit

Komisioneri, në fjalën e tij këmbënguli në miratimin e metodologjisë, për të vlerësuar rastet e tjera. Ndërkohë tha se pavarësisht faktit që një kërkesë për vlerësim paraprak ishte rrëzuar nga Kolegji, vetë Komisioneri Publik kishte bërë një vlerësim konkret të situatës së Medjas, duke u bazuar pikërisht në draftin e KPA.

Ai tha se gjatë vlerësimit sipas kritereve të caktuara në draft ishte përdorur shenjimi me minus dhe plus.

Ballhysa tha se në rivlerësimin e Medjas mbi këtë metodologji kishte pasur disa minuse kryesisht sa i përket vonesave, menaxhimit të dosjeve dhe provlemeve të tjera të procedurës. “Shenja minus mbizotëroi në 13 raste”, tha Ballhysa.

Megjithatë sipas Komisionerit duke marrë në konsideratë provat e paraqitura, përfshi qëndrimin e kryetarit të Gjykatës Administrative mbi ngarkesën dhe etikën në punë, atë të Këshillit të Lartë Gjyqësorë dhe atë të Shkollës së Magjistraturës, rezultonte se gjyqtari ishte i aftë profesionalisht.

Qëndrimi i Medjas

Medja bëri një mbrojtje të gjatë të vetes pavarësisht nga qëndrimi i ri i Komisionerit Publik. Ai iu referua parashtrimeve të bëra nga Komisioneri dhe i kundërshtoi ato si të pasakta dhe të pavërteta.

Medja vuri në dukje ngarkesën në punë dhe po ashtu argumentoi se pretendimet e ngritura për referencat ligjore nuk qëndronin. Ai tha se referencat ligjore në vendimet e tij ishin të bazuara në vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë.

Medja po ashtu kundërshtoi në themel kërkimin e Komisionerit, duke thënë se cënonte parimin e sigurisë juridike dhe mbajti të njëjtin qëndrim si në seancat e mëparshme ndaj metodologjisë së propozuar si mënyrë për vlerësimin profesional.

Next Post
“CDU/CSU”, Rama: S’e kemi në dorë datën e zgjedhjeve; Basha: Presim angazhimin tuaj

CDU/CSU ende e pavendosur, por deputeti gjerman i prerë: Të hapen negociatat e BE me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In