Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi, ka komentuar në Twitter suksesin e Konferencës së Donatorëve.
Pasi dha i pari shifrën e 1.15 miliardë eurosh për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit, ai shprehet se ky është një mesazh i fortë për popullin shqiptar.
“Përfundon Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtarë për Shqipërinë: Krenar të njoftojmë një zotim kolektiv prej 1,15 miliardë eurosh. Përpjekja jonë e përbashkët për rindërtimin e vendit. Një mesazh i fortë për popullin e Shqipërisë: Ne kujdesemi! Tani të hidhemi në lëvizje” – shkruan Varhelyi.