• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komisioneri paralajmëron bashkitë e djathta: Punonjësit që shkelin ligjin do përballen me pasojat!

by A R
19/06/2019 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfshirja në sulme të dhunshme kundër procesit zgjedhor, siç është mësyrja në KZAZ-të e disa qyteteve që drejtohen nga bashki të PD-së dhe LSI-së, ka bërë që Komisioneri për Mbikëqyrjen e Nëpunësit Civil t’i drejtohet bashkive me një kërkesë. Ky institucion kërkon informacion lidhur me zbatimit e ligjit të nëpunësit civil, ku i kërkon bashkive të evidentojë nëpunësit që janë përfshirë në akte të ndryshme gjatë periudhës zgjedhore. Në shkelje të këtij ligji, atëherë Komisioneri për Mbikëqyrjen e Nëpunësit Civi paralajmëron lirimin nga puna.

Në mbledhjen e fundit të Taks-Forcës ku komisioneri mori pjesë si i ftuar janë konstatuar disa raste ku punonjës pranë bashkive kanë marrë pjesë në akte të dhunshme të cilat janë zhvilluar në disa KZAZ në vend. Në rast se këto shkelje konfirmohen, komisioneri paralajmëron se do të merren masa të parashikuara nga ligji.

“Në kuadër të mbikëqyrjes së ligjshmërisë në administrimin e shërbimit civil gjatëprocesit zgjedhor, Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ka ndjekur në vijimësi zhvillimet në lidhje me emërimet e reja, largimet/lirimet nga shërbimi civil dhe sjelljen e nëpunësve civilë gjatë fushatës zgjedhore, si nëpërmjet raportimit të grupeve të monitorimit të ngritura pranë institucioneve që përfshihen në fushën e veprimit të ligjitnr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, ashtu dhe nga ngjarjet e reflektuara në media apo nga informacione të ndryshme të ardhura pranë Komisionerit.

Në mbledhjen e fundit të Task Forcës, ku Komisioneri merr pjesë si i ftuar, nga anëtarët e këtij grupi janë ngritur shqetësime për përfshirjen e disa punonjësve të njësive tëqeverisjes vendore, në veprime që vijnë nëkundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, si pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme pranë vendeve ku janë kryer veprime të dhunshme, ndaj zyrave të KZAZ-ve, duke i dëmtuarato apo duke shpërdoruar materialet zgjedhore që ruhen në ambientet e tyre.

Nisur nga këto rrethana, sjellim edhe njëherë në vëmendjen tuaj rekomandimet që ka dhënë Komisioneri në fillim të fushatës zgjedhore, të cilat kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit nr.152/2013,“Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, e në veçanti me respektimin/kufizimin e të drejtave me karakter politik të nëpunësit civil, gjatë procesit zgjedhor (neni 37 i ligjit),të cilat garantojnë parimet e përgjithshme të shërbimit civil, të tilla si: neutraliteti, paanshmëria dhe integriteti i tyre gjatë kryerjes së detyrës.

Qëllimi i kësaj dispozite, e cila rregullon në mënyrë të hollësishme sjelljen e nëpunësve civilë gjatë periudhës zgjedhore, është të disiplinojë nëpunësit civilë që të ushtrojnë vetëkontroll për sa i përket manifestimit në publik të pikëpamjeve politike dhe besnikërisë në një forcë politike në jetën private, çka do të thotë që, ata nuk mund të manifestojnë me pankarta në duar, apo të jenë protagonistë në foltoret e subjekteve politike që zhvillojnë fushatën zgjedhore.

Mosrespektimi i dispozitës së mësipërme konsiderohet shkelje e disiplinës në punë dhe në kuptim e zbatim të ligjit, ndaj rasteve të tilla duhet të mbahet qëndrim sipas parashikimeve të ligjit për procedimin disiplinor.

Komisioneri kërkon nga grupet e monitorimit që të ndjekin situatën në kohë reale dhe të verifikojnë nëse personat e përfshirë në veprime të dhunshme janë nëpunës civil; nëse konstatohen të tillë, të fillojnëmenjëherëprocedurat disipilinore sipas parashikimeve të ligjit.

Në kuadër të bashkëpunimit për realizimin e procesit të mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit për nëpunësin civil, gjatë fushatës zgjedhore, si dhe në bazë të pikës 3, të nenit 14, të ligjit nr.152/2013, brenda datës 24.06.2019, të dërgohet pranë Komisionerit informacion në lidhje me sa më sipër. Për çdo veprim që do të ndërmerret nga grupet e monitorimit, Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Komisionet Disiplinore, si dhe nga cdo subjekt i ngarkuar nga ligji për administrimin e shërbimit civil të dërgohet në vijimësi informacion pranë Komisionerit.

Veç kësaj, Komisioneri kërkon nga Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore pranë institucioneve tërikujtojnë edhe njëherëçdo nëpunës civil për të drejtat dhe kufizimet që i njeh ligji gjatë fushatës zgjedhore,si dhe tëkujdesen që të mos lejojnë shkelje të ligjit nga ana e tyre.

Duke vlerësuar ecurinë e mirë të këtij procesi, të cilin po e realizojmë së bashku, Komisioneriështë gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar institucionin tuaj dhe ju inkurajon që të informoni në kohë reale për çdo shkelje të ligjit që ju konstatoni gjatë kësaj periudhe zgjedhore”, mbyllet kërkesa e Komisionerit.

Next Post
Shtatë të helmuar me mish pule në Laprakë

Korçë, gjendet pa shenja jete një 80-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Uzuni kualifikon skuadrën në çerekfinalet e turneut prestigjioz, trajneri i Austin e vlerëson: Luan me zjarr dhe pasion!

Uzuni kualifikon skuadrën në çerekfinalet e turneut prestigjioz, trajneri i Austin e vlerëson: Luan me zjarr dhe pasion!

August 14, 2026
Zjarri në Lurë bëhet i rrezikshëm, flakët po përhapen në thellësi të parkut! Digjen mbi 300 hektarë, 4 mjete fluturuese në aksion

Zjarri në Lurë bëhet i rrezikshëm, flakët po përhapen në thellësi të parkut! Digjen mbi 300 hektarë, 4 mjete fluturuese në aksion

August 14, 2026
Prokuroria rihap dosjen e vrasjes së Kozeta Hysenit në “Qytetin Studenti” më 1999! I kërkohet Policisë të pyeten 28 persona, mes tyre edhe…

Prokuroria rihap dosjen e vrasjes së Kozeta Hysenit në “Qytetin Studenti” më 1999! I kërkohet Policisë të pyeten 28 persona, mes tyre edhe…

August 14, 2026
VIDEO/ Një tjetër tren del nga shinat në Angli, aksidenti i dytë hekurudhor brenda 24 orëve, alarmohen autoritetet!

VIDEO/ Një tjetër tren del nga shinat në Angli, aksidenti i dytë hekurudhor brenda 24 orëve, alarmohen autoritetet!

August 14, 2026
Elon Musk e ‘blen’ paqen me Trump duke paguar 100 mln dollarë! Ua dhuron Republikanëve për zgjedhjet e mesmandatit!

Elon Musk e ‘blen’ paqen me Trump duke paguar 100 mln dollarë! Ua dhuron Republikanëve për zgjedhjet e mesmandatit!

August 14, 2026
“Disa u nxituan dhe i prenë fjalën”- Kryebashkiaku i Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen e Kuçit: Kryeministri e la bisedën e hapur për Territorialen

“Disa u nxituan dhe i prenë fjalën”- Kryebashkiaku i Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen e Kuçit: Kryeministri e la bisedën e hapur për Territorialen

August 14, 2026
“Çmenduritë” e motit, pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut!

“Çmenduritë” e motit, pas të nxehtit ekstrem Saranda dhe Delvina pushtohen nga stuhitë e shiut!

August 14, 2026
EMRI/ Kili në alarm, transferon nga burgu 9 të fortët e organizatave kriminale, mes tyre edhe një shqiptar! Detajet e operacionit

EMRI/ Kili në alarm, transferon nga burgu 9 të fortët e organizatave kriminale, mes tyre edhe një shqiptar! Detajet e operacionit

August 14, 2026
“Do i nënshtrohen edhe poligrafit”- SPAK hap aplikimet për 40 vende agjentësh në BKH! Ja kriteret, dokumentet dhe afatet (LISTA)

“Do i nënshtrohen edhe poligrafit”- SPAK hap aplikimet për 40 vende agjentësh në BKH! Ja kriteret, dokumentet dhe afatet (LISTA)

August 14, 2026
“Vëmendja në zonën e Dajtit”- Haki Çako: Në 90 % të rasteve zjarret janë të vëna nga dora e njeriut! Të gjitha strukturat të angazhuara në terren

“Vëmendja në zonën e Dajtit”- Haki Çako: Në 90 % të rasteve zjarret janë të vëna nga dora e njeriut! Të gjitha strukturat të angazhuara në terren

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com