Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur në një takim paraditen e sotme Komisionerin e Bashkimit Europian, Dimitris Avramopoulos.
Takimi mes tyre ka nisur rreth orës 09:30 në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Komisioneri Avramopoulos shoqërohet nga ambasadorja e delegacionit të BE në Tiranë, Romama Vlahutin.
Në orën 10:30, pritet një konferencë e përbashkët për shtyp Xhafaj-Avramopoulos për dy marrëveshjet që do të firmosin.
Pas takimit me ministrin e Brendshëm, komisioneri i BE do të takohet edhe me Kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.