• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Komentet e Sekretares britanike për shqiptarët, Rama për BBC: Nxit ksenofobinë, jam i neveritur

by A R
03/11/2022 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka folur për BBC pas deklaratave të Sekretares së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar kundër shqiptarëve.

“Kryeministri shqiptar ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar se po bën kokë turku qytetarët e saj për të justifikuar politikat e dështuara tek kufijtë dhe emigracioni”, shkruan BBC.

Rama ka thënë për median prestigjioze se komentet e sekretares Suella Braverman këtë javë se Britania po pushtohet, do të nxisin ksenofobi.

“Kjo lloj gjuhe nuk është politikë, nuk është program, nuk është vizion”, është shprehur Rama.

Gjatë intervistës për BBC Newsnight, Rama tha se komentet e Braverman për “pushtim” ishin të “çmendura” dhe ai e kishte “të pamundur që të mos reagonte”.

“Nuk është për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe që kërkohen koka turku apo të fajësohen të tjerët. Nuk ka të bëjë me shqiptarët, të huajt, apo gangsterët, por është për politikat e dështuara për kufijtë dhe kriminalitetin. Kjo lloj gjuhe nuk është politikë, nuk është program, nuk është vizion. Është vetëm nxitje e ksenofobisë dhe shënjestrim, duke veçuar një komunitet. Unë admiroj çdo gjë që përfaqëson Britaninë. Por me të vërtetë jam i neveritur rreth kësaj politikë që në fund është i destinuar të dështojë”, është shprehur Rama.

Kujtojmë që më herët Rama përmes një postimi në Twitter tha se Britania po diskriminonte kundër shqiptarëve për të shpërqendruar vëmendjen nga “dështimi i politikave”.

Siç shkruan BBC, shqiptarët tashmë janë grupi më i madh që e kalojnë kanalin anglez me anije të vogla. Sekretarja Braverman, tha të hënën se Anglia jugore po përballej me një “pushtim” emigrantësh. Ajo akuzoi gjithashtu shqiptarët për abuzimin e ligjeve moderne mbi skllavërinë.

“Asnjë shqiptar i vetëm nuk duhet të pranohet si refugjat. Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta. Është shumë e vështirë të argumentohet se kërkesat për azil janë legjitime. Meshkujt shqiptarë kalojnë kanalin ilegalisht ose për të gjetur punë provizore ose për të punuar me kriminelë që kërkohen ndërkombëtarisht”, u shpreh ajo.

Ky nuk është rasti i parë që ministre me prejardhje nga familje emigrantësh përdor gjuhë raciste ndaj azilkërkuesve.

Laburistët e quajtën gjuhën e përdor nga Braverman absolutisht të papranueshme. Gjithashtu ligjvënës nga i gjithë spektri politik kanë paralajmëruar rrezikun e përdorimit të gjuhës nxitëse.

Braverman rrezikon të ketë një karrierë të shkurtër politike. Ajo u riemërua ministre e Brendshme nga kryeministri i ri Rishi Sunak javën e kaluar, gjashtë ditë pasi dha dorëheqjen nga i njëjti rol në kabinetin ish-kryeministres Liz Truss.

/a.r

Next Post
Aksidenti me katër të vdekurit në Itali / Shoferi Orjol Lame, rezultoi i dehur dhe i droguar

Aksidenti me katër të vdekurit në Itali / Shoferi Orjol Lame, rezultoi i dehur dhe i droguar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In